GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Çfarë do të ndodhë me Lojërat Olimpike në Tokyo?

08:35 - 04/06/21
në Ekonomi & Sociale, Sport
Kohë leximi: 5 min
A A
Rreth 60% e japonezëve dëshirojnë që Lojërat Olimpike  të anulohen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lojërat Olimpike të Tokios pritet të nisin muajin e ardhshëm, pavarësisht rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus në Japoni. Presidentja e këtyre Lojërave në Tokio Seiko Hashimoto është “100 për qind” e sigurt se ky organizim do të zhvillohet, pavarësisht gjendjes së jashtëzakonshme në këtë qytet.

Ku dhe kur zhvillohen Lojërat Olimpike?

Lojërat Olimpike Verore pritet të zhvillohen në Tokio nga 23 korriku deri më 8 gusht. Lojërat Paralimpike do të mbahen në periudhën 24 gusht – 5 shtator. Ato janë shtyrë vitin e kaluar për shkak të pandemisë së koronavirusit. Këtë vit do të organizohen 33 gara dhe 339 ngjarje në 42 hapësira të ndryshme. Lojërat Paralimpike përfshijnë 539 ngjarje në 22 sporte, në 21 hapësira të ndryshme.

Shumica prej tyre mbahen në Tokio. Disa lojëra të futbollit dhe maratona do të organizohen në Sapporo të Hokkaidos, që po ashtu ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

Çfarë po ndodh me koronavirus në Japoni?

Japonia ka numër relativisht të vogël të rasteve me koronavirus. Deri më tani janë regjistruar rreth 750,000 raste dhe 13,200 të vdekur. Mirëpo vala e re e infektimeve ka nisur në prill dhe disa zona përballen me kufizime deri më 20 qershor. Japonia ka nisur të vaksinojë popullsinë e vet në muajin shkurt, më vonë se shumica e vendeve të zhvilluara. Deri më tani, vetëm 3.6 për qind, apo 3 për qind e popullsisë është vaksinuar plotësisht.

Në Tokio dhe Osaka, dy qytetet e goditura më së keqi nga kriza shëndetësore, autoritetet shpresojnë se personat mbi moshën 65-vjeçare do të vaksinohen deri në fund të korrikut.

Çfarë masa për koronavirus po zbatohen para Lojërave?

Kufijtë e Japonisë janë mbyllur për të huajt, andaj asnjë tifoz ndërkombëtar nuk mund të marrë pjesë në Lojërat Olimpike. Organizatorët do të presin derisa të përfundojë gjendja e jashtëzakonshme më 19 qershor, për të vendosur nëse tifozët lokalë mund të marrin pjesë. Atletët ndërkombëtarë dhe stafi mbështetës do të testohen para nisjes dhe pas të arrijnë në Japoni.

Ata nuk do të duhet t’i nënshtrohen karantinës, mirëpo duhet të shmangin kontaktin me banorët lokalë. Atletët nuk duhet të jenë domosdo të vaksinuar, ndonëse Komiteti Olimpik pret që rreth 80 për qind e tyre të jenë të imunizuar. Pjesëmarrësit do të testohen për koronavirus në baza ditore.

A duan njerëzit në Japoni që të mbahen Lojërat Olimpike?

Një anketë e realizuar së fundmi nga e përditshmja Asahi Shimbun ka sugjeruar që më shumë se 80 për qind e popullsisë dëshiron që këto Lojëra të anulohen apo të shtyhen. Shumë qyteza që fillimisht janë caktuar për mirëpritje të atletëve është raportuar të kenë hequr dorë nga frika e shpërndarjes së virusit dhe rritjes së presionit nëpër spitale.

Në muajin maj, sindikata e mjekëve i ka thënë Qeverisë japoneze se është e “pamundshme” që të mbahen Lojërat, duke marrë parasysh situatën me pandeminë.

Çfarë kanë thënë përfaqësuesit e atletëve?

Një numër i trupave dhe ekspertëve kanë shprehur shqetësim. Asociacioni Botëror i Lojtarëve – që përfaqëson më shumë se 85,000 atletë në më shumë se 60 shtete – ka thënë se Komiteti Olimpik duhet të bëjë më shumë për të garantuar sigurinë e atletëve me masa më të ashpra për distancë fizike dhe testime më të shpeshta.

Atletët japonezë nuk janë prononcuar shumë para mediave, mirëpo ylli më i madh i tenisit në këtë shtet, japonezja Naomi Osaka, ka thënë se duhet zhvilluar debat për këtë çështje.

Çfarë thonë shtetet tjera për këtë organizim?

Asnjë shtet i madh nuk ka folur kundër mbajtjes së Lojërave Olimpike. Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar paralajmërim për udhëtimet drejt Japonisë, mirëpo zyrtarët kanë thënë se besojnë që atletët e tyre do të marrin pjesë. Edhe ekipi i Britanisë së Madhe “mbetet plotësisht i përkushtuar që të dërgojë ekipin e plotë në Lojërat Olimpike të Tokios”. Presidenti kinez Xi Jinping po ashtu ka shprehur mbështetje. Kina pritet të organizojë Lojërat Olimpike Dimërore në shkurt të vitit 2022.

A mund të anulohen Lojërat Olimpike?

Po, mirëpo për të ndodhur një gjë e tillë duhet të ndodhë diçka e jashtëzakonshme sikurse luftërat apo rebelim shoqëror. Kontrata në mes të Komitetit Olimpik dhe qytetit të Tokios e bën të qartë se vetëm Komiteti mund të anulojë organizimin. Ky Komitet besohet se siguron 70 për qind të mjeteve financiare nga të drejtat për transmetim dhe 18 për qind nga sponsorët.

Nëse Lojërat nuk do të organizohen, gjendja financiare do të dëmtohej shumë, ashtu sikurse e ardhmja e Lojërave Olimpike. Marrë parasysh se Komiteti Olimpik ka thënë vazhdimisht se Lojërat Olimpike do të zhvillohen sigurt, edhe në gjendje të jashtëzakonshme, duket se ka pak mundësi që ato të anulohen.

Nëse Tokio do të thyente kontratën dhe do t’i anulonte Lojërat, atëherë rreziqet dhe humbjet do të binin mbi palën japoneze. Buxheti për Lojërat Tokio 2020 kishte shkuar në 12.6 miliardë dollarë, ndonëse është raportuar se shpenzimet aktuale mund të jenë dyfish më të mëdha. Pavarësisht pse Lojërat Olimpike mund të jenë tejet të siguruara, humbjet mund të jenë të mëdha. Organizatorët janë duke qëndruar të fortë. Hashimoto i ka thënë BBC-së se është e bindur se Lojërat do të zhvillohen.

“Ne jemi duke bërë gjithçka që mundemi”, ka deklaruar mes tjerash ajo./REL

Etiketa: japoniKoronavirusLojerat OlimpikesporteTOKYO

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”
Breaking Views

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Para
Personat me simptoma te lehta të Covid19, kanë më pak gjasa për pasoja kronike

Porositen 300 milionë doza të një vaksine të pamiratuar nga India

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com