Soba e drurit për pak sa nuk shkakton tragjedi në Gjirokastër. Burimet bëjnë me dije se oxhaku i një shtëpie në Gjirokastër ka marrë flakë, duke rrezikuar jetën e një të moshuare, që ndodhej në banesë. Fatmirësisht e moshuara që gjendej brenda ka shpëtuar mrekullisht.
Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në lagjen “Blloku i Furrave” ku soba e drurit ka alarmuar të moshuarën, Barie Lulo e cila jeton e vetme. Menjëherë ajo ka njoftuar zjarrfikëset, të cilat arritën të shmangin një tragjedi, duke bere te mundur shuarjen e flakëve, për të mos depërtuar rrezja e zjarrit në banesën 2 katëshe.
Discussion about this post