Nga Artan Fuga
(Në mos si në Kosovë, Maqedoninë e veriut a Mal të Zi!)
Debat me z/ Bardhi Sejdarasi!
Bardhi Sejdarasi
Nëse mundesh prof! Shkruaj diçka për produktivitetin! Njësoj si më sipër për pagat! Do isha i interesuar të njihja opinionin tuaj! Po nuk do ti bëja thirrje askujt për opinionin Tuaj!
Artan Fuga
Produktiviteti i mineraleve, i naftës, i fitimeve marramendëse te qendrave tregtare, i ppp, i shitjes te energjisë elektrike, i shpenzimeve marramendëse i radiotelevizionit, i vjedhjeve ne agjencie publike, i shkatërrimit te bujqësisë, i vjedhjeve te tokave, i produktiviteti te resorteve turistike, a do me i nderuar Bardhi Sejdarasi. Atë hall ke ti qe kundërshton ironikisht kërkesën time për rritje pagash? Nuk me paske lexuar deri tani?
Bardhi Sejdarasi
Prof. Fuga! Unë nuk dua t’iu them se e keni gabim për te gjitha sa shkruani, se ju jeni akademik! Unë jam punonjës shtypi dhe nuk kam interes te mos rritet paga, edhe pse shpenzimet e televizionit qe përmendi Ju, nuk i njihni! Ato sa thoni me sipër nuk e kane rritur produktivitetin dhe shënojnë regres ne krahasim me Evropën. Si akademik qe jeni, lexoni akademiket e prof e tjerë si Civici, Xhepa etj. për te qene ne një emërues te përbashkët sa i përket tematikes. Unë nuk kam asnjë interes te bej komentin e komenteve qe Ju bëni sa i përket “fitimeve marramendëse”. Kam qene dhe juridikisht jam ende drejtor i përgjithshëm i BusinessAlbania dhe e di sa është fitimi i kompanive. Edhe ju mund ta gjeni lehtësisht nëse klikoni ne QKB! Po kjo nuk është çështja Juaj, e kuptoj! Unë nuk kundërshtoj, aq me tepër ironikisht! Unë te lexoj dhe nuk them qe “nuk me paske lexuar deri tani”. Unë nuk kam asnjë mllef kur shkruaj! Unë qëmtoj fakte dhe i bej ato publike, sikundër kam bere 42 vitet e fundit, aq sa kam si punonjës i medias! Një njeri i formatit Tuaj nuk duhet te fyeje! Ju mund te mos i përgjigjeni komenteve te mia ose te hiqni emrin tim nga “muri” Juaj! Kaq e thjeshte është! Ajo qe unë nuk pëlqej nga “raca” juaj është mungesa e dukshme e informacionit dhe komentet e cunguara qe vijnë prej kësaj mungese! Lexoni, pastaj shkruani, profesor! Nuk kam e s’kam pasur asgjë personale me Ju! Kurse Ju u merkeni me hallin tim?! Nuk kam asnjë hall! Paguhem sipas punës qe bej ne respekt te vendimit te te gjithë qeverive te 30 viteve te fundit qe kane miratuar një tabele pagash dhe qe nuk e kundërshton asnjë kur vjen apo kur ikën nga pushteti. E thjeshte! Po as mire paguhem edhe nga privati njëkohësisht, sipas ligjit dhe Kodit te Punës! Edhe sipas produktivitetit! Pse te kem hall unë dhe te kundërshtoj ironikisht kërkesën tuaj “për rritje pagash”!? Qofsh i nderuar, Prof!
Artan Fuga
Bardhi Sejdarasi : Qenke edhe racist kur ne injorantëve na drejtohesh me termin “raca juaj”, ne që nuk lexokemi defterët e fishkur të INSTAT-i apo rrenat që dorëzohen në Qendër Kombëtare të Bizneseve nga jo pak nga ata që paguajnë edhe punonjës shtypi!
Të them të më kishe lexuar sepse më thua me ironi shkruaj për produktivitetin! A thua se ti di gjithçka çfarë kam shkruar! Kaq! Pa nuk je nga ata që ke nevojë të mësosh mendoj unë! Pa nuk pretendoj të më lexosh! Nuk je nga ata që mendoj se mendon që ke ende gjëra për të mësuar!
Lëre të të heq emrin a komentet nga muri! Më bëre të qesh! Unë zbavitem kur të lexoj! Kënaqem, mësoj!
Mendon se nuk di se sa janë fitimet e kompanive? Se çfarë janë ato shpenzime të Radiotelevizionit dhe ku shkojnë? Mendon se nuk di sa është produktiviteti financiar në aeroporte, hidrocentrale, resorte, miniera?
Apo mendon se vetëm ti lexon defterët e QKR dhe të INSTAT-i duke u besuar atyre me sy hapur në gjumë!
Mendon se nuk e di sa është produktiviteti i munguar për shkak të braktisjes të pasurive natyrore të vendit? Mendon se nuk di nga vjen produktiviteti i ulët në bujqësi? Mendon se nuk e di sa është produktiviteti në ndërtimin e karabinave që bombardojnë kryeqytetin tim? Mendon se nuk e di sa ka qenë produktiviteti i mbjelljes dhe shitjes të kanabisit? Apo mendon se nuk di si paguhen mijëra vetë në ndërmarrje që produktivitetin e kanë baltë? Paguhen si milionerë! Lexoji paga Tirana Papers që dolën me rrjedhjen e pagave! Të jem në një zë me Civicin, Xhepën a ku e di unë? E përse ? Çfarë pune kam! Sikur të kërkoj të jesh ti në një mendje ku e di unë me dikë që s’po më vjen ndërmend tani! Çmime si në Evropë, paga si në Evropë! Këtë, jam i sigurt! Të paktën si në Kosovë e Maqedoninë e Veriut a Mal të zi!
Interesa gjithkush mund të ketë të mos rriten rrogat. Edhe ndokush që fiton mirë. Për shembull dikush që e ka xhepin e ngrohtë pa pikë produktiviteti dhe mendon se përse të tjerët të rrojnë si ai! Le të rrojnë si qeni!
Por nuk mendoj kurrë se është rasti yt! Ti mendon gabim për shkak të mos thellimit në studime, besoj!
Them në parim, pa konkretisht nuk ve dorën në zjarr as për veten time! Ku e di unë se çfarë bëj natën ndërkohë që jam në ëndërr! – do të pretendonte Dekarti!
Discussion about this post