GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjithçka kthehet në pikën zero, gjykata pushon masën ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e Hekuran Billës

10:37 - 17/03/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjithçka kthehet në pikën zero, gjykata pushon masën ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e Hekuran Billës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata ka pushuar çështjen për dy të dyshuarit e vrasjes së Hekuran Billës, Viktor Markun dhe Sebastian Malin. Dajë dhe nip janë çliruar kështu nga akuzat.

Sipas dosjes hetimore lidhur me këtë ngjarje, nga verifikimet e kryera, më 19 janar, rezulton se i dyshuari V. Marku ka kaluar drejt Malit të Zi nëpërmjet pikës kufitare të Muriqanit, teksa dyshimet e prokurorisë janë përqendruar se ai ka hyrë në tokën shqiptare, nëpërmjet kufirit të gjelbër. Sakaq nga kamerat e sigurisë të bizneseve pranë vendit ku ndodhi vrasja, Marku është parë të zbresë nga një makinë tip “Smart”, të cilën e kishte marrë me qira, për të hipur në një tjetër tip “Benz”, e njëjta e cila u përdor nga autorët e atentatit dhe që rezulton e vjedhur. Hetimet kanë zbuluar se makina tip “Benz” ka ndjekur viktimën që nga zona e Kombinatit, për ta ekzekutuar më tej në zonën e “Komunës së Parisit”. Marku qëndronte në mënyrë të parregullt në Malin e Zi dhe falë shkëmbimit të informacioneve mes Policisë së Shtetit dhe policisë malazeze, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e tij në shtetin fqinj, për t’iu dorëzuar autoriteteve shqiptare në Pikën Kufitare të Hanit të Hotit. Krahas V. Markut, policia ka arrestuar si bashkëpunëtor në krim, 22-vjeçarin S. Mali. Ndalimi i Malit sipas policisë u bë pasi, në datën 11 qershor, rreth orës 21:50, në rrugën “Prokop Mima” Tiranë, ka bashkëpunuar në vrasjen me armë zjarri të shtetasit Hekuran Billa. Mali është nipi i P. Markut, i cili është vrarë në vitin 2006, në Angli, nga viktima Hekuran Billa, për të cilën ai ishte dënuar dhe kishte arritur që të lirohej.

Ekzekutimi

Hekuran Billa u ekzekutua në maj të vitit të kaluar vetëm pak kohë pasi ishte liruar me kusht nga Gjykata e Krunës. Ai ishte ekstraduar nga Britania e Madhe për vrasjen e P. Markut dhe po vuante dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Fushë-Krujë. Në atë kohë, Gjykata e Tiranës vendosi ta njohë vendimin penal të huaj dhe dënoi përjetësisht Billën. Por, favorizimi i tij u bë nga Gjykata e Apelit, e cila vendosi ta prishë vendimin e Shkallës së Parë dhe dënoi Billën, me vetëm 25 vite burgim. Me vendimin nuk ishte e kënaqur prokuroria, e cila bëri rekurs, por për shkak se Gjykata e Lartë hyri në kolaps, ajo dosje u mbulua nga pluhuri.

Etiketa: Hekuran BillaKryesore1

Lajme të lidhura

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
Para
U bombardua nga forcat ruse/ Në rrënojat e teatrit të Mariupolit dalin njerëz të gjallë

U bombardua nga forcat ruse/ Në rrënojat e teatrit të Mariupolit dalin njerëz të gjallë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?
Breaking Views

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26

Protesta pas heqjes së subvencionit të naftës është shoqëruar me tensione mes vetë fermerëve, ku ata që morën pjesë në...

Lexo më shumë
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com