Kevin Vuthaj 23- vjeç është arrestuar sot në flagrancë nga policia e Lezhës. Burime policore bëjnë me dije se Vuthaj është ndaluar në makinën e tij të blinduar, ku është gjetur një armë zjarri.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz”, në sediljen e pasme, arma është gjetur brenda një çante dore ku fshihej edhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.
Nga hetimet e kryera rezulton se 23-vjeçari ishte me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit.
Arrestimi i tij është bërë në kuadër të operacioni të koduar “Blindi” dhe pritet të përballet me akuzën për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.
Discussion about this post