GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Lojtarët e Kombëtares U-19 flasin pas grumbullimit 3 ditor: Kemi mësuar shumë

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Lojtarët e Kombëtares U-19 flasin pas grumbullimit 3 ditor: Kemi mësuar shumë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Shqipëria U-19 mbylli ditën e djeshme grumbullimin tre ditor me një ndeshje miqësore ndaj Dinamos U-21, ku kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Armando Cungu barazuan me rezultatin 0-0. Një grumbullim mjaft i vlefshëm ky për ekipin e Cungut, që më 26 dhe 28 mars do të luajnë dy sfida miqësore në vendin tonë ndaj bashkëmoshatarëve të Kosovës. Ky grumbullim tre ditor ishte një test mjaft i mirë për 23 futbollistët e grumbulluar nga stafi i Kombëtares U-19, pasi patën mundësinë të tregonin aftësitë dhe formën aktuale, ndërsa edhe trajneri Cungu në një prononcim për fshf.org ditën e djeshme u shpreh i kënaqur nga paraqitja e tyre.

Ndërkaq, në një prononcim për fshf.org, dy nga futbollistët e Kombëtares, të grumbulluar këto tre ditë, Mark Deda dhe Gjergji Kote treguan emocionet e tyre për këtë grumbullim tre ditor.

Deda, i cili luan si sulmues, aktivizohet në Gjermani në skuadrën e SV Ëehen, u shpreh i lumtur që pati mundësinë të tregonte veten në këtë grumbullim, teksa shpreson në një tjetër ftesë nga trajneri i Kombëtares. “Jam Mark Deda, luaj në Gjermani te skuadra e SV Ëehen. U ndjeva shumë mirë dhe jam shumë i kënaqur që m’u dha ky shans dhe të vij te skuadra Kombëtare U-19. Këto tre ditë jemi shfaqur shumë mirë, kemi bërë stërvitje. Në ndeshjen ndaj Dinamos që përfundoi 0-0, kisha edhe mundësinë të shënoja, por gjithsesi kemi luajtur shumë mirë dhe shpresoj që do të vij sërish tek U-19 dhe në ndeshjet e UEFA-s të bëjmë ndeshje të mira” – u shpreh Deda.

Sakaq, një tjetër emër që vjen rishtaz në Kombëtaren U-19, por që ka ardhur nga ekipet zinxhir  të moshave, U-15 dhe U-17 është Gjergji Kote, mesfushori i skuadrës së Internacionalit. Kote jep vlerësimet e tij për këtë grumbullim tre ditor, teksa shpreson të ketë rënë në sy te stafi kuqezi, pasi synimet e tij për të ardhmen janë që të jetë pjesë e ekipeve zinxhir dhe sigurisht, Kombëtares A. sakaq, nuk mungon as vlerësimi për trajnerin e Kombëtares dhe stafin e U-19.

Si ishte ky grumbullim? – Jam ndjerë shumë mirë, atmosfera ishte shumë pozitive. Ishte një grumbullim 3 ditor me lojtarë nga Shqipëria, dhe me pjesën më të madhe të tyre njiheshim, pasi kemi qenë edhe në grumbullimet e mëparshme dhe nga kampionati i huaj dhe u mbyll me një ndeshje ndaj Dinamos U-21. Shpresoj të kem dhënë një paraqitje sa më të mirë për trajnerët dhe pse jo të jem pjesë e grumbullimeve të ardhshme. Trajnerët na kanë ndihmuar shumë në eliminimin e mangësive që kishim në lojën tonë dhe na japin mbështetje.  Ky grumbullim ishte mjaft i veçantë dhe një vlerësim shumë i madh që m’u bë nga Kombëtarja shqiptare. Kam qenë prapë pjesë e Kombëtares edhe me moshat më të vogla, U-15 dhe U-17 dhe ky ishte grumbullimi i parë që pata me U-19. Shpresoj të jap maksimumin dhe të jem pjesë e grumbullimeve të ardhshme.

Synimet për të ardhmen? – Të jem pjesë e ekipeve zinxhir të Kombëtares, deri tek ekipi A./fshf.org

Etiketa: fshfSport

Lajme të lidhura

Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta, ja skenari ku Dinamo pretendon titullin
Sport

Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta, ja skenari ku Dinamo pretendon titullin

21:24 - 17/05/26
Barazim në fushë, spektakël në tribuna, festa vazhdoi në fushë dhe në rrugët e Milanos
Breaking Views

Barazim në fushë, spektakël në tribuna, festa vazhdoi në fushë dhe në rrugët e Milanos

19:02 - 17/05/26
Entuziazëm i jashtëzakonshëm, tifozët e Elbasanit nisen masivisht drejt Tiranës
Breaking Views

Entuziazëm i jashtëzakonshëm, tifozët e Elbasanit nisen masivisht drejt Tiranës

18:46 - 17/05/26
Para
E rëndë/ Ishte shurdh-memec, 23- vjeçari në Berat u mbyt në rezervuar (EMRI)

E rëndë/ Ishte shurdh-memec, 23- vjeçari në Berat u mbyt në rezervuar (EMRI)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një efektiv policie jashtë shërbimit (Emri)
Aktualitet

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një efektiv policie jashtë shërbimit (Emri)

07:40 - 18/05/26

Një efektiv policie jashtë shërbimit ka mbetur i plagosur me armë zjarri pak pas mesnatës në zonën e Shkozës, në...

Lexo më shumë
Veliaj nga burgu uron besimtarët mysliman: Më vjen keq që nuk do t’ju bashkohem në darkat e iftarit

Parashikimi i motit për sot, 18 Maj 2026

07:38 - 18/05/26
Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos të kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër

Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos të kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër

23:00 - 17/05/26
Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta, ja skenari ku Dinamo pretendon titullin

Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta, ja skenari ku Dinamo pretendon titullin

21:24 - 17/05/26
Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit

Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit

20:48 - 17/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com