GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Shifra të çmendura, Kuvendi shpenzon 200 mijë USD për lule dhe dhurata

14:53 - 17/03/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Tepsia 2022”, çfarë do të diskutohet në seancën maratonë të Kuvendit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Kuvendi i Shqipërisë ka parashikuar për këtë vit një shumë afro 450 mijë dollarë për të instaluar në sallën e seancave plenare një sistem ngrohjeje dhe kondicionimi. Ligjvënësit janë të pakënaqur me kushtet aktuale të sallës ku zhvillohen seancat plenare. Gazeta “Panorama” ka siguruar planin e detajuar të shpenzimeve për vitin 2022. Në këtë dokument thuhet se aktualisht salla ku mbajnë fjalimet deputetët ka vetëm kondicionerë dhe nuk bëjnë ventilimin e ajrit. Sipas relacionit të planit të shpenzimeve, ajri në sallë është i kontaminuar ndaj duhet një investim i ri.

“Salla e seancave plenare, me një sipërfaqe 1200 m2 , me ambiente zyra për pritje, zyra për mbledhje, ambiente gazetarësh etj., me pjesëmarrje prej 180-200 vetë në çdo seancë, nuk ka sistem ngrohjeje, ftohjeje dhe ventilim ajri. Aktualisht, janë instaluar vetëm kondicionerë, të cilët mund të krijojnë deri diku kushte normale, por nuk arrijnë parametrat higjienike teknike dhe shëndetësore në trajtimin e ajrit, biles ka prezencë të kontaminimit të ajrit. Në bashkëpunim me Institutin e Monumenteve të Kulturës dhe Institutin e Ndërtimit janë përcaktuar fazat për projekt-idenë e deri në llogaritjen e një preventivi të vlerës së plotë të projektit”, thuhet në dokumentin përkatës.

SHPENZIMET PËR MOBILIMIN E ZYRAVE

Një tjetër zë i shpenzimeve të Kuvendit është edhe mobilimi dhe arredimi i zyrave. Për këtë pjesë, Kuvendi, për vitin 2022 parashikon të shpenzojë 27 milionë lekë të reja ose afërsisht 270 mijë dollarë.

“Nëpërmjet qendrës së vizitorëve, Kuvendi do të shtojë e diversifikojë shërbimet edukuese që i ofrohen publikut. Qendra e vizitorëve është planifikuar të ketë sallë kryesore dhe recepsion, bibliotekë, sallë për aktivitete me fëmijë e të rinj, sallë serveri etj. Të gjitha këto duhet të mobilohen me pajisjet e nevojshme”, sqarohet në planin e detajuar të shpenzimeve të buxhetit të Kuvendit. Për këtë vit është rritur edhe zëri i shpenzimeve për punonjësit e Kuvendit të Shqipërisë. Për vitin 2022, institucioni i Kuvendit ka parashikuar paga për 25 persona më shumë se vitin e kaluar. 7 prej tyre janë ekspertë këshillues në kabinetin e kryetares së Kuvendit.

“Për vitin 2022 është miratuar një numër prej 434 punonjës (deputetët, staf politik dhe staf administrativ). 25 më shumë se në vitin 2021. Krijimi i Institutit Parlamentar shoqërohet me një rritje në numër punonjësish prej 9 vetë. Shtesa tjetër konsiston në shtimin me 7 këshilltarë që përbëjnë grupin e ekspertëve të kabinetin e kryetarit të Kuvendit, nga 4 këshilltarë në dy grupet e mëdha parlamentare, 3 punonjës në Drejtorinë e Përgjithshme të Marrëdhënieve me Jashtë dhe 3 asistentë për zëvendëskryetarët e Kuvendit”, shkruhet në dokumentin e siguruar nga gazeta “Panorama”.

Por, duket se edhe institucioni i Kuvendit nuk i ka shpëtuar gjobave për pushime të padrejta nga puna. Në planin e shpenzimeve parashikohet se për vitin 2022 Kuvendi do të shpenzojë rreth 120 mijë dollarë për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës. Ndërkohë, dokumenti në fjalë paraqet edhe shpenzime të tjera të detajuara që gjenden në tabelën e mësipërme në këtë artikull si për shembull buxheti që është planifikuar për mbulimin e udhëtimeve jashtë shtetit të ligjvënësve shqiptar afro 550 mijë dollarë.

Rreth 200 mijë dollarë, për lule dhe dhurata

Veç shpenzimeve për investimet të ndryshme kryesisht në teknologji, për kondicionerët dhe mobilizimin e zyrave, Kuvendi ka menduar edhe për dhurata dhe për lule. Sipas dokumentit të planit të shpenzimit vjetor, parashikohet se do të harxhohen rreth 200 mijë dollarë për lule, flamurë e dhurata të ndryshme për delegacione dhe aktivitete.

“Shpenzime të tjera si dekore, flamurë, lule dhe materiale shtypshkronje: 5.400.000 lekë; Shpenzime për pritje, përcjellje, dhurata: 15.000.000 lekë; Shpenzime të shërbimit të IT-së për mirëmbajtje sisteme elektronike: 65.000.000 lekë; Nga ku vetëm për mirëmbajtjen e sistemit të votimit elektronik në sallën e Parlamentit shpenzohen 10.000.000 lekë të reja ose 100 mijë dollarë; Ndërsa për mirëmbajtjen e sistemit audiovideo, Kuvendi ka parashikuar një buxhet për vitin 2022 prej 15 milionë lekë të reja ose 150 mijë dollarë.”, shkruhet në faksimilen e Kuvendit./Panorama.al

Etiketa: Cmimekuvend

Lajme të lidhura

Vendimi 4 me 4 per Ballukun; Keshtu eshte kur politika prodhon ‘plehra’ e drejtësia bëhet…
Politikë

Vendimi 4 me 4 per Ballukun; Keshtu eshte kur politika prodhon ‘plehra’ e drejtësia bëhet…

18:04 - 07/02/26
Berisha në foltoren me demokratët e Kamzës: Vota juaj u shndërrua në treg të zi, procesi zgjedhor është farsë!
Politikë

Berisha në foltoren me demokratët e Kamzës: Vota juaj u shndërrua në treg të zi, procesi zgjedhor është farsë!

17:57 - 07/02/26
Klodiana Lala trondit me deklaraten pas pezullimit te Ballukut: SPAK tani mund te…
Aktualitet

Klodiana Lala trondit me deklaraten pas pezullimit te Ballukut: SPAK tani mund te…

17:21 - 07/02/26
Para
Ukraina/ Rusia po kryen gjenocid në Mariupol, 20 mijë civilë të vrarë

A mund të jetë në plan një takim midis Putinit dhe Zelenskyy?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Selina nuk e dinte se ishte live, zbulon një skandal të rëndë që ka ndodhur në Top Channel me Marina Vjollcën
Show Biz

Selina nuk e dinte se ishte live, zbulon një skandal të rëndë që ka ndodhur në Top Channel me Marina Vjollcën

23:42 - 07/02/26

Një moment i papritur gjatë një bisede live ka ndezur rrjetin dhe ka hapur debat të fortë në publik. Selina,...

Lexo më shumë
Diktatori korean mbështet hapur Putinin: Shpresoj që Rusia të fitojë luftën

Tragjedi/ Vriten disa nxënës dhe të rritur, arsyeja është shokuese

22:25 - 07/02/26
I dehur në timon, arrestohet polici në Elbasan

I dehur në timon, arrestohet polici në Elbasan

21:17 - 07/02/26
Makina përplas motorin në Lungomare, një i plagosur

Makina përplas motorin në Lungomare, një i plagosur

20:38 - 07/02/26
U shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkolla, kush është mësuesi ‘misterioz’

U shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkolla, kush është mësuesi ‘misterioz’

19:59 - 07/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com