GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Zelensky kritikon Berlinin gjatë një fjalimi në parlamentin gjerman

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zelensky kritikon Berlinin gjatë një fjalimi në parlamentin gjerman
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy iu drejtua sot parlamentit gjerman përmes një lidhje me video, ndërsa makineria ushtarake ruse po bombardon spitale, shkolla, shtëpi banimi e kisha. Presidenti Zelenskyy kujtoi rënien e Murit të Berlinit ndërsa i bëri thirrje Kancelarit Olaf Scholz të rrëzojë murin midis Evropës së lirë dhe asaj të robëruar.

Fjalimi i Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy përpara parlamentit gjerman vjen një ditë pasi ai iu drejtua ligjvënësve amerikanë përmes një lidhje me video. Zoti Zelenskyy e kritikoi Gjermaninë se kishte vënë ekonominë e saj përpara sigurisë së Ukrainës që gjendet nën sulmin rus.

“Mijëra ukrainas janë vrarë gjatë tre javëve. Pushtuesit vranë 108 fëmijë, në mes të Evropës, në Ukrainë, në vitin 2022”.

Ai kritikoi mbështetjen e mëparshme të qeverisë gjermane për gazsjellësin Nord Stream 2, që synon të sjellë gaz natyror nga Rusia. Presidenti tha se Moska e kishte “përdorur” Evropën për të financuar luftën dhe se sanksionet nuk ishin të mjaftueshme për ta ndaluar atë.

“Po ju flas pas takimeve dhe bisedimeve të ndryshme, deklaratave dhe kërkesave për mbështetje, që janë të vonuara. Dhe sanksioneve që nuk janë të mjaftueshme për të ndaluar këtë luftë. Pasi kemi parë se sa prej kompanive tuaja u larguan nga Rusia, vendi që ju ka përdor ju dhe shtete të tjera për të financuar luftën”.

Ukraina dhe vende të tjera e patën kundërshtuar gazsjellësin Nord Stream 2, aktualisht të pezulluar nga Berlini, duke paralajmëruar se rrezikonte sigurinë e ukrainasve dhe evropianëve.

“Ju jeni përsëri pas murit, jo ai i Berlinit, por në mes të Evropës, midis lirisë dhe robërisë, dhe ai (mur) po rritet me çdo bombë që godet Ukrainën, me çdo vendim të pamarrë për hir të paqes, po që mund të ndihmojë.”

Presidenti Zelenskyy gjithashtu vuri në dukje hezitimin e Gjermanisë kur ishte fjala për vendosjen e disa prej sanksioneve më të ashpra ndaj Rusisë nga frika se mund të dëmtonte ekonominë gjermane.

“Presidenti amerikan Ronald Reagan dikur pati thënë në Berlin ‘Rrëzoni këtë mur’. Dua t’ju them tani Kancelar Scholz, rrëzojeni këtë mur. Jepi Gjermanisë udhëheqjen që ju meritoni dhe që do t’i bëjë krenarë brezat e ardhshëm. Na ndihmoni, ndihmoni paqen, ndihmoni çdo ukrainas, ndaloni luftën, na ndihmoni ne ta ndalojmë.”

Presidenti ukrainas i bëri thirrje Gjermanisë që të mos lejojë që një mur i ri të ndajë Evropën, duke kërkuar mbështetje për anëtarësimin e vendit të tij në NATO dhe Bashkimin Evropian./VOA

 

Etiketa: fjalimeZelensky

Lajme të lidhura

Trafik droge përmes pakove postare, goditet banda kriminale: Arrestohen 5 persona
Botë

Trafik droge përmes pakove postare, goditet banda kriminale: Arrestohen 5 persona

17:25 - 12/09/26
Presidenti Trump zbarkon në Europë, fillon vizitën dy-ditore në Dublin
Botë

Presidenti Trump zbarkon në Europë, fillon vizitën dy-ditore në Dublin

13:58 - 12/09/26
Si në filma! I burgosuri shqiptar arratiset nga spitali në Greqi, persona të veshur si policë bllokojnë eskortën e burgut
Aktualitet

Si në filma! I burgosuri shqiptar arratiset nga spitali në Greqi, persona të veshur si policë bllokojnë eskortën e burgut

08:39 - 12/09/26
Para
EMRI/ Makina përplas keq motorin në Berat, plagoset rendë 57-vjeçari

EMRI/ Makina përplas keq motorin në Berat, plagoset rendë 57-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën!
Aktualitet

Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën!

22:54 - 12/09/26

Vazhdon për më shumë se tre orë protesta qytetare kundër qeverisë në bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë. Është rrethuar...

Lexo më shumë
Detaje nga shpërthimi në Shkodër: Tritoli iu vendos banesës së një mësuesi

Detaje nga shpërthimi në Shkodër: Tritoli iu vendos banesës së një mësuesi

22:39 - 12/09/26
Shpërthim i fuqishëm pranë Bashkisë Shkodër

Shpërthim i fuqishëm pranë Bashkisë Shkodër

22:11 - 12/09/26
Rinia shqiptare ia merr ‘këngës’ poshtë dritares së Ramës: Po luftojmë për trojet tona

Rinia shqiptare ia merr ‘këngës’ poshtë dritares së Ramës: Po luftojmë për trojet tona

22:05 - 12/09/26
Dita e 105-të e revoltës, protestuesit mbyllin fjalimet, nisin rrethimin e Kryeministrisë

Dita e 105-të e revoltës, protestuesit mbyllin fjalimet, nisin rrethimin e Kryeministrisë

21:40 - 12/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com