GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Bora dhe Donaldi më afër se kurrë, shfaqen në plazh së bashku(Fotot)

në Show Biz
Kohë leximi: 3 min
A A
Bora dhe Donaldi më afër se kurrë, shfaqen në plazh së bashku(Fotot)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Emri i moderatores Bora Zemani ka qenë ndër më të lakuarit muajt e fundit në shoëbizin shqiptar, për romancën e saj me aktorin e humorit Donald Veshaj. U duk sikur historia e tyre u mbyll përfundimisht pasi ky i fundit e tradhtoi moderatoren me Beatrix Ramosajn, por detajet e fundit në rrjetet e tyre sociale lënë vend për dyshim.

Vetëm 24 orë më parë Donald Veshaj, trazoi rrjetin me postimin e tij në Instagram kur paraljmëroi se do të sjellë një projekt muzikor. Por teksti i këngës, dhe shkrimi me të cilin ka shoqëruar postimin, janë komentuar shumë nga ndjekësit.

“Ok, unë duhet të bëja diçka. Me shumë dashuri nesër ora 18:00 premierë në YouTube.”, shkruan aktori bashkëngjitur me videon.

Nga ana tjetër në fragmentin e këngës që ai ka postuar, Donaldi dëgjohet të thotë: “Unë e di që jam idiot, ama jam idioti jot” Ka mjaftuar ky fragment që ndjekësit të nisin të dyshojnë se kënga mund të jetë një dedikim për njërën nga ish të dashurat e tij.

Disa nga komentete e ndjekësve:

“Fraza që i the Semit që do ta përdorje në ndonje text tjetër”; “Po normal që për Borën, këtë frazën ia ka thënë Semit atë ditë që në shtëpi lëshohet kënga TL”;

“Ore këtë thënjen idioti jot e kam dëgjuar kur i the Semit se tek TL deshe ta përdorësh”.

Këto komente nga ndjekësit lidhen me bisedën mes aktorit dhe Semi Jaupajt ndërsa ishin ende në “Big Brother Vip”. Donaldi i thotë këngëtares se frazën ‘a jam idiot a jam idiot i joti’ dëshironte ta vendoste në tekstin e këngës “TL”.

Biseda:

Donaldi: Ka njerëz që shprehen ka njerëz që nuk shprehen. Unë jam njeri që nuk shprehem. Isha midis kësaj tjetrës dhe më thuaj ‘a jam idiot a jam idiot i joti’, dhe vendosëm këtë tjetrën: ‘dhe un thyhem sa herë shkon ti por nuk ta shpreh’”- duke iu referuar këngës “TL”.

Semi: Edhe ajo ishte e bukur, po pse s’e vure?

Donaldi: Po ta kemi për ndonjë gjë tjetër…

Pavarësisht të gjithë këtyre komenteve dhe ‘sinjaleve’ që po merr nga aktori i humorit, Bora Zemani nuk ka bërë ndonjë deklaratë konkrete, por Instagrami i saj ‘e nxjerr zbuluar’.

Nga një vështrim në profilin e moderatores, “Panorama Plus” ka zbuluar se në listën e saj të personave që ndjek është një fanpage e çifti quajtur “donaldbora”. Kujtojmë këtu që Bora i bëri “unfolloë” aktorit në ditën e parë të vitit 2022.

Po në Instagramin e Donaldit çfarë vëmë re?

Profili i fanpage-it të çiftit ndiqet edhe nga aktori i humorit, pavarësisht se ai nuk e ndjek Bora Zemanin.

Kjo nuk është hera e parë që është vënë re se moderatorja ruan ende disa kujtime nga Donald Veshaj.

Në profilin e Instagramit të moderatores, duket se ajo nuk i ka fshirë fotot me ish-të dashurin nga seksioni “higlights”(story-t më të rëndësishme). Opsioni “highlights” i rrjetit social lejon përdoruesin të krijojë një kolazh të fotove më të mira që ka postuar duke iu vendosur një titull.

Bora Zemani ruan ende në brendësi të kolazhit të fotove të titulluar “3shat”, foto më ish-të dashurin e saj dhe vëllain e tij.

Higlights i përket emisionit që dikur moderatorja bashkëprezantonte me vëllezërit Veshaj, ku 30-vjeçarja nuk i ka fshirë fotot me dyshen edhe pse nuk i ndjek më asnjërin në Instagram.

Çifti përjetuan një histori dashurie gati 2-vjeçare, por fundi i lidhjes së tyre nuk ishte i lumtur. Aktori i premtoi brenda shtëpisë së Big Brother Vip se do dilte i vetëm nga aty dhe dyshja shkëmbyen edhe një puthje në buzë.

Por pak kohë më pas, Donald Veshaj e “tradhtoi” dhe nisi një lidhje brenda BBV me këngëtaren, Beatrix Ramosaj. Lidhje kjo që pas përfundimi të formatit zgjati vetëm 24 orë.

Burimi: Panorama Plus

 

 

Etiketa: bashkBoraDonaldilidhjePlazhe

Lajme të lidhura

Vdekja e Giorgos Mazonakis/ Zbardhet dokumenti i Urgjencës: Mjekët refuzuan të jepnin informacion për pacientin
Botë

Vdekja e Giorgos Mazonakis/ Zbardhet dokumenti i Urgjencës: Mjekët refuzuan të jepnin informacion për pacientin

14:42 - 18/09/26
Kërcënoi me armë pronarin e studios muzikore, Gjesti dënohet me dy vite burg dhe 6 mijë euro gjobë
Aktualitet

Kërcënoi me armë pronarin e studios muzikore, Gjesti dënohet me dy vite burg dhe 6 mijë euro gjobë

17:22 - 07/09/26
Horoskopi për ditën e sotme, 6 shtator 2026/ Zbuloni shenjat më me fat
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 6 shtator 2026/ Zbuloni shenjat më me fat

07:42 - 06/09/26
Para
Berisha i prerë: Nuk jam unë organizatori i protestave kundër rritjes së çmimeve

Berisha i prerë: Nuk jam unë organizatori i protestave kundër rritjes së çmimeve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 30 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:13 - 30/09/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.7 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

I mori makinën babait pa leje dhe aksidentohet, humb jetën 16-vjeçari dhe plagoset shoku i tij

08:11 - 30/09/26
Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 30 Shtator 2026

07:32 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com