GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Udhëheqësit e NATO-s takohen në Bruksel, Ukraina kërkon më shumë ndihmë

13:41 - 24/03/22
në Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
Udhëheqësit e NATO-s takohen në Bruksel, Ukraina kërkon më shumë ndihmë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Udhëheqësit e NATO-s po takohen të enjten në Bruksel për të diskutuar rreth përgjigjes së tyre afatshkurtër dhe afatgjatë ndaj sulmit rus në Ukrainë. Ata pritet të dëgjojnë një thirrje të drejtpërdrejtë nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy për më shumë ndihmë për vendin e tij.

Përpara takimit, zoti Zelenskyy nëpërmjet një video-mesazhi u kërkoi anëtarëve të NATO-s mbështetje “efektive dhe të pakufizuar”, përfshirë armë për forcat ukrainase. Zoti Zelenskyy u bëri thirrje gjithashtu njerëzve në mbarë botën të mbajnë protesta publike kundër sulmit rus.

Përveç bisedimeve në kuadër të takimit të nivelit të lartë të NATO-s, Presidenti amerikan Joe Biden do të takohet të enjten me udhëheqësit e G-7 dhe Këshillin Evropian. Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare Jake Sullivan tha se qëllimi i përgjithshëm është të nënvizohet se vendosmëria dhe uniteti që është vënë re muajin e kaluar do të zgjasë për aq kohë sa do të jetë e nevojshme.

Zoti Biden pritet të shpallë një raund të ri sanksionesh që synojnë figura politike ruse, oligarkë dhe entitete të tjera.

Britania tha të enjten se paketa e saj e re e sanksioneve përfshin ngrirjen e pasurive të Gazprombank, një institucion financiar që shërben si kanal kryesor për pagesat e naftës dhe gazit, si dhe të Alfa Bank, një institucion kryesor privat në Rusi. Manjati i naftës Evgeny Shvidler, shefi ekzekutiv i Sberbank German Gref dhe Polina Kovaleva, vazja e ministrit të Jashtëm Sergei Lavrov janë në listën e personave ndaj të cilëve do të vendosen sanksione./VOA

Etiketa: NATOUkraine

Lajme të lidhura

Forcat speciale bastisin portin e Harderëijkut në Holandë, shqiptarët kapen me 500 kg kokainë
Aktualitet

Forcat speciale bastisin portin e Harderëijkut në Holandë, shqiptarët kapen me 500 kg kokainë

12:22 - 06/02/26
Dosja ‘Epstein’/ ‘Tirana ka vajza të jashtëzakonshme’, nisin hetimet për ish-kryeministrin norvegjez
Aktualitet

Dosja ‘Epstein’/ ‘Tirana ka vajza të jashtëzakonshme’, nisin hetimet për ish-kryeministrin norvegjez

10:56 - 06/02/26
Qëllohet disa herë me armë zjarri gjenerali rus në Moskë, autori e priste jashtë shtëpisë së tij
Botë

Qëllohet disa herë me armë zjarri gjenerali rus në Moskë, autori e priste jashtë shtëpisë së tij

09:46 - 06/02/26
Para
Gripi i shpendëve, Gjeci: S’ka rrezik nga mishi e vezët

Gripi i shpendëve, Gjeci: S’ka rrezik nga mishi e vezët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Itali, 100 policë për kapjen e 4 ‘skifterëve’ shqiptarë, tension me familjarët
Aktualitet

Itali, 100 policë për kapjen e 4 ‘skifterëve’ shqiptarë, tension me familjarët

16:20 - 06/02/26

Një operacion i Policisë së Shtetit italian kundër 4 shqiptarëve të dyshuar për vjedhje anesash u shoqërua me përleshje fizike...

Lexo më shumë
Superiore/Vllaznia ka njohur vetëm fitore, Edi Martini shpallet trajneri i muajit janar

Superiore/Vllaznia ka njohur vetëm fitore, Edi Martini shpallet trajneri i muajit janar

15:24 - 06/02/26
Grabitet banesa e këngëtares dhe opinionistes së “BBVK”, Leonora Jakupit

Grabitet banesa e këngëtares dhe opinionistes së “BBVK”, Leonora Jakupit

15:00 - 06/02/26
Kryemadhi: Divorcin nuk e mendova kurrë, më e re mund të kisha vrarë veten për Metën

Kryemadhi: E kam dashur dhe vazhdoj ta dua Metën, por bashkëjetesa me të është e pamundur

14:28 - 06/02/26
Supervizion fiktiv dhe korrupsion, infrastruktura publike si mekanizëm grabitje i “Rilindjes”

Supervizion fiktiv dhe korrupsion, infrastruktura publike si mekanizëm grabitje i “Rilindjes”

14:20 - 06/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com