GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U kap në përgjimet e Habilajve/ Lirohet nga burgu ish-drejtori i Policisë së Vlorës që u emërua nga Tahiri

18:54 - 25/03/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
U kap në përgjimet e Habilajve/ Lirohet nga burgu ish-drejtori i Policisë së Vlorës që u emërua nga Tahiri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, është liruar ditën e sotme nga qelitë e burgut të Fierit dhe është kthyer pranë familjes se tij. Gjykata e rrethit gjyqësor Fier, ka miratuar kerkesën e Çelës, për të përfituar lirimin me kusht nga burgu, pasi kishte vuajtur më shumë se 2/3 e dënimit. Gjykata e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e dënoi Çelën, me vendim të formës së prerë më datë 4 shkurt 2022 sëbashku me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Kolegji i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi, lënien në fuqi të Vendimin nr. 60, datë 19.09.2019 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ku Jaeld Çela u dënua me 3 vite e 4 muaj burg, për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Kujtojmë se Prokuroria e Krimeve të Renda lëshoi një urdhër-arresti për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës më datë 22 nëntor 2017. Policia nuk mundi ta arrestonte Çelen, pasi ai nuk u gjet në banesë, ndërsa u tha se ishte larguar jashtë vendit. Çela, iu shmang drejtësisë për më shumë se dy vite e gjysmë. Gjatë kësaj kohe, çdo përpjekje për arrestimin e tij, dështoi.

Ish-drejtuesi i policisë së Vlorës vendosi të dorëzohej vullnetarisht në drejtorinë e Policisë së Tiranës më 16 maj 2020. Nga ajo dite, Çela ka qëndruar në burg, deri mesditën e sotme, kur u lirua me kusht pas një vendimi të gjykatës së Fierit. Drejtuesi i lartë i policisë, ishte duke vuajtur dënimin në burgun e Fierit, sëbashku me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Për këtë shkak, lirimi i tij u gjykua nga gjykata e Fierit, nën juridiksionin e secilës është burgu i këtij qyteti. Gjykata speciale e kishte dënuar Çelën me 40 muaj burg.

Por duke përfituar nga masa e sigurisë me burg, ku gjatë paraburgimit një ditë qëndrimi në izolim, llogaritet si një ditë e gjysmë burg, rezultoi se ai i kishte kryer tashme 2/3 e dënimit dhe mund të përfitonte liri me kusht. Aktualisht Çela kishte kryer 30 muaj burg dhe i kishin mbetur ende 10 muaj të tjerë izolim. Por për shkak të sjelljës korrekte në burg dhe vuajtjes të më shumë se 2/3 e dënimit, gjykata vlerësoi se Jaeld Çela duhet të kthehet pranë familjes, ndërkohë që do të mbikqyret nga drejtoria e Shërbimit të Provës.

Jaeld Çela ka drejtuar Policinë e Vlorës nga shtatori 2014, deri në prill të 2017-s. Ndërsa më parë ka drejtuar Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës, si dhe ka shërbyer për më shumë se 17 vite në radhët e Policisë së Shtetit. Jaeld Çela u emërua në krye të Policisë se Vlorës, kur ministër i Brendshëm ishte Saimir Tahiri.
Ndërkohë, ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri, vazhdon te vuaj dënimin me 40 muaj burg, në Institucionin e Vuajtjes së Dënimit Fier. Si Tahiri ashtu dhe Çela, kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë dhe kërkojnë pafajësi për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Çështja e tyre ende nuk është marrë në shqyrtim nga Gjykata e Lartë.

 

 

Etiketa: burgudrejtoriHABILAJTKryesore1pergjimetpolicia e VloresSaimir Tahiri

Lajme të lidhura

Goditet grupi i trafikimit të drogës në Greqi, mes të arrestuarve edhe këngëtari nga Tepelena
Aktualitet

Goditet grupi i trafikimit të drogës në Greqi, mes të arrestuarve edhe këngëtari nga Tepelena

19:37 - 18/12/25
Skandali i AKSHI-t/ Pas 6 orësh, GJKKO lë në fuqi masat për Linda Karçanajn dhe “grupin e strukturuar kriminal”
Aktualitet

Skandali i AKSHI-t/ Pas 6 orësh, GJKKO lë në fuqi masat për Linda Karçanajn dhe “grupin e strukturuar kriminal”

18:39 - 18/12/25
SHBA miraton shitjen e armëve me vlerë 11 mld dollarë për Tajvanin, zemërohet Pekini
Aktualitet

SHBA miraton shitjen e armëve me vlerë 11 mld dollarë për Tajvanin, zemërohet Pekini

17:59 - 18/12/25
Para
Tiranë, me biçikletë hedh shishen me lëndë djegëse poshtë makinës së drejtorit të UKT

Tiranë, me biçikletë hedh shishen me lëndë djegëse poshtë makinës së drejtorit të UKT

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme
Breaking Views

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme

23:07 - 18/12/25

Disa persona "janë shoqëruar për intervistim" pas një aksioni policor, tha Policia e Kosovës më 18 dhjetor. Por, për dallim...

Lexo më shumë
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25
Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

22:40 - 18/12/25
“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

22:29 - 18/12/25
Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com