GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Bushi: E dimë kush është Anglia, me Brojën e Kumbullën shkonim në Eurupian

19:14 - 28/03/22
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Reja i merr Asllanin, Bushi: Na prish ekuilibrat, por kemi lojtarë cilësorë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Alban Bushi, trajneri i Shqipërisë U21, para ndeshjes me Anglinë për kualifikueset e Euro 2023, ka dalë para mediave dhe fillimisht ka deklaruar: “Dua të them që ndeshja me Çekinë ishte nga ato ndeshjet më të mira në drejtimin tim si trajner i Kombëtares U-21. Ishte një ndeshje për kornizë, ne e kemi parë të gjithë ndeshjen me stafin tonë me detaje.

Nuk kemi gabuar në asgjë përsa i përket taktikës kolektive, por kemi bërë vetëm dy gabime individuale dhe gjuajtja e parë në portë e Çekisë ka ardhur në minutën e 81-të. Pra, dominuam ndeshjen, krijuam volum loje, krijuam raste, por fati nuk ishte me ne. Thonë që fati është me më të fortin, por kësaj radhe ishte me ata që nuk dhanë aq për ta fituar ndeshjen”.

“Ndeshja kundër Anglisë? Patjetër që do të luajmë mirë. Kjo nuk diskutohet fare, ekipi tashmë e ka një fizionomi loje, megjithëse kemi edhe mungesa edhe këtë radhë. Na mungojnë tre lojtarë nga ndeshja me Çekinë, kishim edhe përpara asaj ndeshjeje, por u shtuan akoma edhe më shumë.

Muçi me tre kartonë të verdhë, Ismajlgeci i dëmtuar me Çekinë dhe Kraja gjithashtu i dëmtuar. Nuk kemi shumë alternativa, por gjithsesi, lojtarët që do të aktivizohen, e dinë shumë mirë se çfarë duhet të bëjnë. Ata e dinë se çfarë kundërshtari kemi përballë, e dinë se pse nuk duhet të shkojmë aty ku ata kanë armët e tyre më të forta.

Nuk duhet t’u lëmë shumë hapësira, nuk duhet të luftojmë 1 me 1 me ata sepse janë të fortë. Duhet të luajmë shpejt dhe me pasime të shkurtra, të shpejta dhe të shtyjmë sa më shumë 0-0 për t’ia bërë jetën sa më të vështirë anglezëve. Shqipëria ka një brez shumë të mirë. Nuk dua të aludoj, por nëse do të kishim Kumbullën, Brojën, Bajramin, Asllanin dhe këta lojtarë që na mungojnë, ne patjetër që do ta përballonim Anglinë dhe do të ishim aty-aty, kjo nuk diskutohet fare.

Nëse ne do të kishim ata lojtarë që unë i përmenda pak më parë, edhe në Slloveni, edhe në Kosovë dhe me Çekinë, nuk do të diskutohej fare që do të ishim në Europian. Ne na penalizon shumë ndeshja në Slloveni që u dëmtuam, kur Muçi nëse do ta shënonte atë penallti që në minutë të dytë, do të ishim ne në avantazh.

Na penalizoi shumë ndeshja në Kosovë, kur ishim 1-0 për ne, duhet ta mbyllnim pjesën e parë 3-0 ose 4-0. Dua të them që fati është shumë vendimtar në futboll, pra duhet të kesh shumë fat. Është ajo shprehja që thonë njerëzit e sportit, “shtyllë jashtë, shtyllë brenda” shtyllë jashtë – je i keq, shtyllë brenda – je i mirë. Ne kemi vajtur deri te shtylla, por gjëja që na ka penalizuar ne është lojtarët që kanë shkuar te Kombëtarja A”.

 

Etiketa: alban bushiShqiperia U21

Lajme të lidhura

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit
Sport

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

15:20 - 01/02/26
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin
Breaking Views

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit
Breaking Views

Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

11:28 - 01/02/26
Para
Admirimi i Putinit nga mentaliteti provincial i disa shqiptarëve

Spitalet në kohën e Enverit, për të gjithë ata që thonë se ishim mire atëherë

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh
Aktualitet

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26

Një çift bashkëshortësh, të cilët administrojnë një qendër trajnimi për qen, janë shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit, për...

Lexo më shumë
Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

15:20 - 01/02/26
Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

14:56 - 01/02/26
Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com