GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

KPP anulon tenderin 850 mln lekësh që u denoncua nga Gijotina.com 3 muaj më parë

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
KPP anulon tenderin 850 mln lekësh që u denoncua nga Gijotina.com 3 muaj më parë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni i Prokurimeve Publike ka anuluar tenderin “Albcontrol”, i cili u denoncua nga Gijotina.com para 3 muajsh. Bëhet fjalë për një tender marramendës i cili kapte shifrën e 850 milionë lekëve të reja, për pastrimin e zyrave të shoqërisë që menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore Shqiptare. Në datën 9 dhjetor, “Albcontrol” ka njoftuar Agjencinë e Prokurimit Publik për bërjen e një tenderi të ri. Ky tender mban numrin e REF-14628-12-09-2021, me objekt pastrimin e ambienteve të “Albcontrol”, me afat 36 muaj, pra për 3 vite. Ky tender, siç e thamë më sipër, ka fondin limit prej 84,175,068 lekë të reja, ose rreth 850 milionë lekë të vjetra.

Por përpos shumës që është vënë, e cila është e ekzagjeruar në proporcion me punën që kërkohet të bëhet, procedura e prokurimit nuk është bërë në mënyrë të drejtë. Këtë e vërtetoi edhe ankesa në KPP e dy kompanive të interesuara për këtë tender, të cilat janë skualifikuar në mënyrë të padrejtë nga gara. Në shqyrtimin që i ka bërë ankesës, Komisioni i Prokurimeve Publike u ka dhënë të drejtë dy kompanive, duke rrëzuar pretendimet e “Albcontrol”, i cili i kishte skualifikuar për mungesë licencash.

Metoda e skualifikimit të kompanive në shkelje të ligjit në procedura që kanë shumë të ekzagjeruara për punë që mund të bëhen me më pak lekë, është e njohur në prokurimet e institucioneve publike shqiptare. Kjo pasi fituesi mund të jetë paracaktuar dhe për ta nxjerrë fituese kompaninë e mikut, zbatohet metoda e përjashtimit në mënyrë të padrejt nga gara së operatorëve ekonomik.

Siç e thamë dhe më sipër, vlera e këtij tenderi është e ekzagjeruar, pas me një llogari të thjesht, për 1 vit i bie rreth 280 milionë lekë të vjetra, që drejtuesi Maksim Et’hemaj do t’i marrë nga taksat e shqiptarëve, vetëm për të pastruar godinën ku punon. Në fakt, kaq shpenzojnë qytete si Berati, Lushnja apo Peshkopia për pastrimin e qytetit. Pra, “Albcontrol” i duhen lekë sa për një qytet, me qëllim që punonjësit e saj që marrin një rrogë mesatare 3 mijë euro në muaj të qëndrojnë në ambiente të pastra.

Maksim Et’hemaj, i cili do të ndjek të njëjtën mënyrë si paraardhësja e tij Edlira Kraja, kur në nëntor 2021, hapi tender për pastrimin e zyrave me vlerë rreth 1.3 miliardë të vjetra. Me këto shifra, kompania në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, me gojën plotë mund të quhet një lavatriçe parash.

Gijotina.com

Etiketa: anulonDenoncimGijotina.comKPPkryesore2lekeshtenderi

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
Josa: “Ishte një fitore e ekzagjeruar, kishim përballë Dinamon”

Mirel Josa: Goli mban në lojë Teutën, fitorja mund të na japë vetëbesim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tensione para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve
Aktualitet

Tensione para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve

15:38 - 20/10/26

Tensionet janë përshkallëzuar pasditen e sotme pranë Ministrisë së Arsimit, ku policia ka ndërhyrë për shpërndarjen e studentëve dhe qytetarëve...

Lexo më shumë
Mediu në SPAK, Fuga: Druaj se drejtësia është selektive, nuk ka balancë…

Profesor Fuga: Studentët janë e ardhmja e vendit, kërkesat e tyre janë hedhur në kosh

15:31 - 20/10/26
Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave

Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave

15:15 - 20/10/26
Bllokimi i llogarive në rrjetet sociale/ Bardhi: Rama po ndjek metodat e Vuçiçit, censurë kundër zërave kritikë

Bardhi krahason Ramën me Lukashenkon: Kur diktatorët flasin për dialog, kërkojnë kohë por jo zgjidhje!

15:05 - 20/10/26
Karriget për studentët,  a është “gjetja” e fundit e Ramës  një kopje e keqe e marrë nga “vëllai” serb?

Karriget për studentët, a është “gjetja” e fundit e Ramës një kopje e keqe e marrë nga “vëllai” serb?

14:59 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com