GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Plagosja e Nuredin Dumanit, shkon në 6 numri i të arrestuarve

08:54 - 31/03/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Atentati në Elbasan që ndau miqtë e ngushtë autorë të disa vrasjeve në vend
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Ka shkuar në 6 numri i të arrestuarve dhe në 12 i të shoqëruarve në polici pas ngjarjes kriminale që u regjistrua në orët e vona të pasdites së të martës në aksin e rrugës Elbasan-Cërrik në vendin e quajtur “Ura e Zezë” në Papër, ngjarje pas të cilës rezultoi i plagosur i shumë kërkuari Nuredin Dumani.

Në pranga gjithashtu kanë rënë dhe dy mjekë dhe një infermier që i kishin mjekuar plagët Dumanit në një ambient privat pasi akuzohen për moskallëzim krimi. Burime bëjnë me dije se ata kanë shkuar në banesën me qira të Dumanit për t’i mjekuar plagën dhe nuk e kanë denoncuar rastin në polici. Gjithashtu mësohet se në pranga ka rënë dhe një shtetase kosovare, që mendohet të jetë e dashura e Dumanit me të cilën kishte marrë shtëpinë në Fier.

Dumani kishte planifikuar vrasjen e një të afërmi të Talo Çelës, një prej personave më të kërkuar në Shqipëri, autor i grabitjes së mbi 13 milionë Eurove në Rinas, por kur iu afrua fshatit Papër në Elbasan, ai u qëllua me breshëri kallashnikovi dhe mbeti i plagosur.

Nuredin Dumani dhe Talo Çela janë dy nga personat më të kërkuar të drejtësisë. Ata dyshohet se qëndrojnë pas disa vrasjeve që kanë ndodhur nga pranvera e 2020-ës e në vijim, fillimisht si bashkëpunëtor e më pas si kundërshtarë. Dosja kryesore në të cilën Dumani akuzohet si bashkëpunëtor i Talo Çelës, është ajo e vrasjes së dy vëllezërve Haxhia në pranverën e 2020-ës e cila rezultoi të kishte motiv lekët e grabitura në Rinas.

Pas kësaj vrasje, dyshohet se marrëdhënia e tyre u prish, teksa Prokuroria e Elbasanit beson se Dumani është ekzekutor i Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës, ngjarje për të cilën ndodhej në kërkim. Që prej këtij momenti filloi dhe lufta e ashpër mes Dumanit dhe Talo Çelës të cilët dikur ishin miq të ngushtë, madje pjesë e një bande që grabitën dhe eurot në Rinas.

Etiketa: ÇelaDumaniKryesore1

Lajme të lidhura

Goditi me shkop berberin dhe i dëmtoi automjetin, arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Greqi
Aktualitet

Goditi me shkop berberin dhe i dëmtoi automjetin, arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Greqi

19:37 - 09/02/26
Ish-presidenti Moisiu del nga spitali, pas problemeve me zemrën, reagon QSUT
Aktualitet

Ish-presidenti Moisiu del nga spitali, pas problemeve me zemrën, reagon QSUT

17:30 - 09/02/26
Tragjedia e familjes Kola në Itali, mblidhen 75 mijë euro për kthimin e 4 trupave në Shqipëri
Aktualitet

Tragjedia e familjes Kola në Itali, mblidhen 75 mijë euro për kthimin e 4 trupave në Shqipëri

17:09 - 09/02/26
Para
Televizioni suedez: Aeroplanët rusë ishin të pajisur me …

Televizioni suedez: Aeroplanët rusë ishin të pajisur me ...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Serie A/ Gjimshitit i anulohet goli, Krstovic dhe Zappacosta i japin fitoren Atalantës
Sport

Serie A/ Gjimshitit i anulohet goli, Krstovic dhe Zappacosta i japin fitoren Atalantës

23:29 - 09/02/26

Ndeshja e parë e javës së 24-të të Serie A pa Atalantën të mposhtte Cremonesen 2-1 në New Balance Arena, ku Krstović e theu barazimin...

Lexo më shumë
SHBA po tërhiqet nga NATO, dorëzon dy komanda dhe mban drejtimin e forcave detare të Aleancës

SHBA po tërhiqet nga NATO, dorëzon dy komanda dhe mban drejtimin e forcave detare të Aleancës

23:05 - 09/02/26
Pas vendimit të Apelit, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

Pas vendimit të Apelit, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:38 - 09/02/26
“Specialja” e Hagës/ Albin Kurti: Republika e Kosovës, e palëkundur në bindjen se UÇK-ja bëri luftë të drejtë

“Specialja” e Hagës/ Albin Kurti: Republika e Kosovës, e palëkundur në bindjen se UÇK-ja bëri luftë të drejtë

22:31 - 09/02/26
Rama në Bruksel, takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

Rama në Bruksel, takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

22:12 - 09/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com