GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

KPP anulon tenderin e Ujësjellësit të Veliajt, 13 mln lekë në shkelje të ligjit

19:39 - 31/03/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 4 min
A A
KPP anulon tenderin e Ujësjellësit të Veliajt, 13 mln lekë në shkelje të ligjit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komision i Prokurimeve Publike ka kapur në shkelje Ujësjellës-Kanalizime Tiranë, pasi ka çuar dëm 13 milionë lekë. Në fakt nuk është hera e parë që institucionet vartëse të Veliaj shkelin ligjin dhe masa nuk merren, pasi dhe vetë kryebashkiaku kryen çdo herë afera të tilla korruptive. Në ketë rast, Ujësjellës-Kanalizime Tiranë ka dhënë një tender pa zhvilluar një garë të mirëfilltë, i cili ka si objekt “Blerje kancelari dhe shtypshkrime për nevoja të Shoqërisë” të ndarë në lote”. Në këtë rast janë dy lote, me vlerat 11.566.661,52 loti parë dhe 2.893.972,22 lekë loti dytë.

Përgjegjësi kryesor për këtë tender sigurisht është  drejtori i UKT Taulant Tusha, cili  ka firmosur dokumentet e tenderit, duke skualifikuar nga garë pa të drejtë operatorët e tjerë pasi dokumenti kishte mjaft probleme dhe krijonte hapësira për abuzime.  Për këtë arsye një nga operatorët që ka paraqitur ofertën e tij për të marrë pjesë në garë ka denoncuar tenderin pranë Komisionit të Prokurimeve Publike.

“Rama Graf” SHPK kërkoi përmes kësaj ankese që tenderi të pezullohet pasi ka shumë boshllëqe dhe burokraci. Ndërkohë edhe në analizën e bërë nga KPP duke marrë parasysh argumentet e ankimuesit dhe të dhënat e tenderit rezultoi se ka shkelje dhe kritere të panevojshme që kanë cenuar konkurrencën.

Shkleja e parë që ka bërë UKT ka të bëjë me fondin limit, çka ka sjellë dhe skualifkimin e “Rama Graf” SHPK. Në dokumentin e tenderit thuhet se kompania  “Rama Graf” SHPK ka paraqitur ofertë anomalisht të ulët, për të përballur shpenzimet që kërkon ky shërbim.

Ndërkohë ankimuesi ka dërguar shpjegimet me detaje dhe përllogaritjet matematikore pranë KPP, ku i tregon se oferta e parqitur nga ai, kalon kufirin e ulët dhe madje mund të përballojë shumë mirë shërbimin e kërkuar. Ndër të tjera aty theksohet se, oferta e “Rama Graf” SHPK është vetëm 3%më e ulët se fondi limit, pra 82% sa, ndërsa ligji thotë se vlera anomalisht e ulët nuk duhet të jetë më pak se 25% e fondit limit. Ndërkohë përllogaritjet e dërguara, të cilat janë renditur më poshtë tregojnë se oferta e “Rama Graf” SHPK mund t’i mbulojë nevojat e këtij shërbimi që do të marrë UKT.

“Lloji i letrës që është përcaktuar sipas specifikimeve teknike në tender është formati 61 x 86; 60 gr; që kushton4.8 lekë pa-TVSH. Ky format përmban 8 flete A4, pra çmimi i një flete A4 është 0.6 lekë, duke llogaritur artikujt e mëposhtëm rezulton, se për çdo punim është marrë për bazë formati A4 së bashku me lastrat, bojërat dhe shpenzimet që i kemi shkruar më sipër shkon 0.16 leke, pra 1- kostoja e lëndës së parë A 4 = 0. 6 + 0. 1 6 = 0.7 6 leke; 2- kostoja e punës 20 % = 0.2 leke; 3- shpenzime administrative 15 % = 0.2 leke; 4- marzhi i fitimit 13 % = 0.2 leke. Totali 1.36 leke për një A4 offseti.

Ndërsa për artikujt 1, 2, 11, 12, 15,17, 18 të cilat do të përdoren me letër kimike procedura e analizës është e njëjtë, por me ndryshimin e çmimit të A4 letër kimike e cila është = 7 leke dhe 1 A4 = 0.86 leke. Totali duke futur të gjitha shpenzimet e mësipërme (kostoja e lëndës, kostoja e punës, shpenzimet administrative, marzhi i fitimit) shkon 1.62 lekë”, argumenton ankimuesi.

 

Kritere burokratike

Një tjetër arsye që ka përdorur UKT për të skualifikuar kompanitë nga gara është fakti se ato nuk kanë paraqitur mjaftueshëm materiali me shkrim për specifikimet teknike të mallit. Ndërkohë, KPP shprehet se kjo nuk përbën shkak thelbësorë për të përjashtuar kompanitë nga gara, ndërsa thekson se vetë UKT duhet të kishte përcaktuar numrin e  faqeve, apo të dhënat që i duhen nga kompanitë për ofertat, ndryshe lënia pa përcaktim krijon kritere burokratike dhe vendos garuesit në kushte të pabarabarta.

“Komisioni Prokurimit Publik konstaton, se autoriteti kontraktor duhet të kishte përcaktuar specifikimet teknike në lidhje me numrin e faqeve për të gjithë mallrat objekt-prokurimi në përputhje me legjislacionin në fuqi, në mënyrë që të bëhej një vlerësim sa më i saktë dhe i detajuar i ofertës anomalish të ulët, pasi mospërcaktimi i saktë i specifikimeve teknike sikundër numri i faqeve në kontekstin (sasior), nuk krijon një panoramë të qartë në lidhje me përllogaritjen e kostos së shërbimit, por krijon konfuzion, si tek operatorët ekonomikë të interesuar për të marrë pjesë në këtë procedurë prokurimi.

Komisioni Prokurimit Publik thekson, se kriteret e kualifikimit, si dhe specifikimet teknike nga autoriteti kontraktor duhet të përcaktohen të qarta, të sakta dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi, volumin dhe objektin e kontratës objekt-prokurimi, me qëllim që të kryhet një vlerësim i drejtë dhe jodiskriminues, duke mos penguar pjesëmarrjen në një procedurë prokurimi, si dhe duke mos i dëmtuar pjesëmarrësit në këtë procedurë”, thuhet në vendimin e KPP.

Kështu, në bazë të kësaj analize KPP ka vendosur anulimin e tenderit si dhe kërkon që  Ngarkohet zyra e financës të bëjë kthimin e tarifës financiare të paguara nga operatori ekonomik “Rama Graf” SHPK.

 

 

 

 

Etiketa: abuziimeafera korruptiveanulohet tenderiErion VeliajhKPPkryesore2TiraneUjesjelles KanalziimeUKT

Lajme të lidhura

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit
Breaking Views

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit

15:21 - 18/12/25
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Para
“Do të ndaja shtratin me ty”, Samueli provokon Lauretën

“Do të ndaja shtratin me ty”, Samueli provokon Lauretën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandali Balluku/ Porosia e Ramës për Peleshin dhe Ballën: Prisni vendimin e Kushtetueses!
Breaking Views

Skandali Balluku/ Porosia e Ramës për Peleshin dhe Ballën: Prisni vendimin e Kushtetueses!

23:12 - 19/12/25

Mazhoranca do ta zvarrisë heqjen e mandatit për Belinda Ballukun deri pas marrjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin...

Lexo më shumë
Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë

Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë

22:44 - 19/12/25
(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës

(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës

22:29 - 19/12/25
Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

20:49 - 19/12/25
Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

20:40 - 19/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com