GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Ka vështirësi për një takim të tretë Kurti-Vuçiç, Brukseli kërkon angazhim konstruktiv për të ecur para

12:27 - 01/04/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Kurti tregon se cili ishte propozimi i QUINT-it për votimin e serbëve në territorin e Kosovës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Joseph Borrel, shefi i Politikës së Jashtme të Be-së kishte shprehur pëlqimin e tij në nëntorin e kaluar për të takuar kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç në një takim të nivelit të lartë. Për realizimin e këtij takimi u angazhua i dërguari Special i Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajcak por përpjekjet rezultuan të pasuksesshme edhe pse nga deklaratat e palëve ka gatishmëri për takim. Për takimin ende nuk ka asnjë sinjal pozitiv megjithëse kanë kaluar 5 muaj. Mesa duket Brukseli do rifillojë përpjekjes pas zgjedhjeve të 4 prillit në Serbi.

Lidhur me këtë çështje në një përgjigje për Gazetën Express, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se puna për dialogun është duke vazhduar, duke argumentuar një gjë të tillë me takimin që Miroslav Lajcak ka zhvilluar më 25 mars në Bruksel më shefin e ekipit negociator të Kosovës, Besnik Bislimin.
“Puna për Dialogun është duke vazhduar. Përfaqësuesi Special i BE-së është në kontakt me të dy palët; javën e fundit për shembull, ai e ka takuar shefin e ekipit negociator të Kosovës, zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi në Bruksel”, ka thënë Stano për Express.

Në pyetjen se kur pritet të organizohet një takim i nivelit të lartë, Stano ka thënë nëse do të ketë një takim të tillë do të njoftojnë kur është momenti i duhur, derisa ka bërë thirrje që palët të veprojnë me përgjegjësi dhe konstruktivitet në proces në mënyrë që procesi të ecë përpara.
“BE pret që të dyja palët të veprojnë me përgjegjësi dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në vazhdimin e negociatave në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, në mënyrë që procesi të mund të ecë përpara për të mirën e njerëzve si në Kosovë ashtu edhe në Serbi”, ka përfunduar Stano për Express.

I dërguari Special i BE-së, Miroslav Lajcak, në një intervistë që kishte dhënë më herët për gazetën Express kishte bërë me dije se ka një pajtim që nuk të ketë një takim të nivelit të lartë Kurti-Vuçiç nëse paraprakisht palët s’do të ketë pajtim për diçka konkrete. Lajçak në këtë intervistë kishte thënë se një gjë e tillë nuk është kusht, por kishte theksuar se një takim sa për t’u takuar është një ambicie shumë e ulët.

“Ata të dy e kanë shprehur gatishmërinë për të ardhur, kurdo që ftohen. Ne kemi thënë që ata do t’i ftojmë kur të kemi substancë dhe po punojmë për këtë. Po punojmë në dokumente të ndryshme, që mund të diskutohen apo finalizohen përgjatë atij takimi. Kjo vizitë do të jetë shumë e rëndësishme për mua, që të dëgjoj nga z. Kurti, z. Bislimi dhe z. Vuçiq se çfarë progresi është bërë dhe se cilat çështje duhet të diskutohen. Mendoj se pas një jave do të jemi më të qartë se kur mund ta kemi takimin e radhës, sepse një takim sa për t’u takuar është nivel shumë i ulët i ambicies. Kjo është ajo për të cilën jemi pajtuar dhe duam që takimi i radhës të prodhojë një substancë konkrete dhe jemi duke punuar për këtë”, kishte thënë Lajcak për gazetën Express më 30 janar 2022 i pyetur për një takim Kurti-Vuçiç.
“Është e mundshme, por nuk është kusht. Por, sigurisht, ata duhet të pajtohen për diçka. Mund të kemi mënyra të ndryshme të marrëveshjes, duke nënshkruar, duke deklaruar, por duhet të jetë diçka për të cilën pajtohen”, kishte shtuar Lajçak i pyetur nëse Kurti dhe Vuçiç do të duhet të nënshkruajnë diçka në një takim të tretë të mundshëm. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç deri më tani janë takuar vetëm dy herë në Bruksel.

Etiketa: Albin KurtiAleksandar Vuçiç

Lajme të lidhura

Pas gati një shekulli, ujërat e Radikës u bekuan sërish në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut
Kosovë & Rajon

Pas gati një shekulli, ujërat e Radikës u bekuan sërish në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut

13:21 - 20/01/26
Kosovë/ Kërkohet rinumërimi i plotë i votave pas ndryshimeve për kandidatët
Aktualitet

Kosovë/ Kërkohet rinumërimi i plotë i votave pas ndryshimeve për kandidatët

14:15 - 19/01/26
Dorëzohen sot dosjet përfundimtare në ‘Speciale’ për ish-krerët e UÇK-së
Aktualitet

Dorëzohen sot dosjet përfundimtare në ‘Speciale’ për ish-krerët e UÇK-së

09:59 - 19/01/26
Para
Mesazhi i SHBA para nisjes së Kuvendit të Berishës: Korrupsioni minon demokracinë

Ambasada jep lajmin: Nga sot mund të përfitoni vizë 10-vjeçare drejt SHBA

Discussion about this post

TË FUNDIT

Champions League/ Interi tre humbje radhazi, Arsenali fiton 1-3 në ‘San Siro’, dështojnë PSG dhe Napoli
Breaking Views

Champions League/ Interi tre humbje radhazi, Arsenali fiton 1-3 në ‘San Siro’, dështojnë PSG dhe Napoli

23:19 - 20/01/26

Këtë të martë u zhvilluan nëntë ndeshjet e para të vlefshme për raundin e shtatë në fazën e ligës së...

Lexo më shumë
Vinicius shkëlqen në ndeshjen me 7 gola, Reali u kthehet fitoreve në Champions

Vinicius shkëlqen në ndeshjen me 7 gola, Reali u kthehet fitoreve në Champions

23:03 - 20/01/26
ANSA: 52 udhëheqës të botës të ftuar në Bordin e Paqes, vetëm 7 prej tyre kanë pranuar ftesën

ANSA: 52 udhëheqës të botës të ftuar në Bordin e Paqes, vetëm 7 prej tyre kanë pranuar ftesën

22:48 - 20/01/26
Bodo/Glimt befason Manchester City-n e Pep Guardiolës, Rodri turpërohet me karton të kuq

Bodo/Glimt befason Manchester City-n e Pep Guardiolës, Rodri turpërohet me karton të kuq

22:01 - 20/01/26
E rëndë në Përmet, 31-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i varur në shkallët e banesës

E rëndë në Përmet, 31-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i varur në shkallët e banesës

21:50 - 20/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com