GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pas sherrit hapën zjarr ndaj njeri-tjetrit, administratori i Kallmetit dhe Marku lihen në burg

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Pas sherrit hapën zjarr ndaj njeri-tjetrit, administratori i Kallmetit dhe Marku lihen në burg
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i njesisë administrative Kallmet Besnik Simoaj dhe 41- vjeçari Altin Marku janë lënë në masën e sigurisë “arrest me burg”.

Seanca u zhvillua në spitalin e Traumës në Tiranë ku po marrin mjekim, për shkak të plagëve të marra nga përplasja me armë ditën e premte në fshatin Kallmet. Pas hetimeve, rezulton se ka patur shkëmbim zjarri mes njëri-tjetrit dhe dy të plagosurve.

Ndaj dy të arrestuarve janë ngritur akuzat “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe materialet hetimore, janë referuar në prokurorinë e Lezhës.

Ngjarja

Në përfundim të hetimeve rezultoi se në ngjarje janë përdorur dy armë, ndërsa ai që e ka nisur konfliktin dyshohet të ketë qenë 41-vjeçari Altin Marku. Ky i fundit është përplasur verbalisht në zyrë me kreun e Njesisë Administrative Besnik Simoni, konflikt i cili pak orë më vonë degjeneroi në përdorimin e armëve të zjarrit nga të dy personat.

Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar një armë zjarri pistoletë me një krehër me 6 fishekë, e cila dyshohet se është përdorur nga shtetasi Altin Marku, 19 gëzhoja si dhe dy automjete.

Ndërsa arma tjetër e përdorur në këtë ngjarje, e cila dyshohet të jetë përdorur nga kreu i Njesisë Administrative të Kallmetit Besnik Simoni, nuk është arritur ende të gjendet. Nga veprimet e kryera rezulton se konflikti mes Besnik Simonit dhe Altin Markut e kishte zanafillën kohë më parë.

Sipas burimeve Altin Marku e kishte sharë Besnik Simonin, teksa punonte në një rrugë me disa punëtore dhe në ato momente janë përplasur verbalisht me njëri-tjetrin.

Megjithatë ky konflikt u rindez ditën e premte, i cili degjeneroi në përdorimin e armëve të zjarrit.

Etiketa: Altin MarkuBesnik SImonajKryesore1

Lajme të lidhura

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

22:17 - 01/08/26
Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni
Aktualitet

Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

22:11 - 01/08/26
Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t
Aktualitet

Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

21:58 - 01/08/26
Para
Osmani: Kosova do të aplikojë në Këshillin e Evropës këtë vit

Osmani: Kosova do të aplikojë në Këshillin e Evropës këtë vit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea
Sport

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea

23:16 - 01/08/26

Edhe pa nisur sezoni i ri në Angli, një deklaratë e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e tifozëve. Nana Kwaku Bonsam,...

Lexo më shumë
Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

22:17 - 01/08/26
Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

22:11 - 01/08/26
Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

21:58 - 01/08/26
Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

21:20 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com