GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Nuk mund të hesht, do të jem antikonformist”, prefekti rebelohet me dorëheqje

18:47 - 04/04/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Nuk mund të hesht, do të jem antikonformist”, prefekti rebelohet me dorëheqje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e sotme përmes një postimi në rrjetin e tij social Gjok Jaku, Prefektit i  Qarkut Lezhë ka dhënë dorëheqjen nga kjo detyrë punë të cilën e ka drejtuar për afër 3 vite me radhë.

“Miqtë e mi, bashkëpunëtorë, bashkëqytetarë!
Po ndaj me ju se sot kam dorëzuar dorëheqjen time nga funksioni i Prefektit të Qarkut Lezhë punë të cilën e bëj prej afro 3 vjetësh.”

Gjatë këtij postimi, Jaku ka shprehur falënderimet e tij kundrejt administratës për korrektësinë dhe përkushtimin e tyre që kanë treguar.
“Së pari, falenderime pafund për administratën që unë drejtova, për korrektësinë, profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre, u ndjeva kaq mirë me to.”

Gjithashtu një falënderim ka qenë edhe për të gjithë drejtuesit e pushtet vendor, Dr. Policisë si dhe gjithë kontributin që ata kanë dhënë në përballimin me kohë të zgjatur të situatës post termeti dhe të pandemisë.

“Së dyti falenderoj me mirënjohje të gjithë ata drejtues të pushtet vendor, Dr. Policisë, ushtrisë e të degëve territoriale të cilët respektuan një kod sjelljeje e bashkëpunimi miqësor. Falenderim pafund për gjithë kontributin e tyre në përballimin me kohë të zgjatur të situatës post tërmeti dhe të pandemisë kryesisht, shumë prej tyre meritojnë vlerësimin e gjithë opinionit. Së treti, falenderime për të gjithë ata qytetarë që zgjodhën t’më takonin me besim në zyrë, rrugë e kudo, më inkurajuan e mbështetën por dhe më mirëkuptuan për mundësitë e mia në zgjidhjen e problemeve të tyre. Miqtë e mi të rrjeteve sociale! Ka qenë po kaq i rëndësishëm për mua dhe komunikimi me ju, më keni ndjekur e ndjehem ngrohtë me ju, jam përpjekur t’ju ndjek sa kam mundur, sidoqoftë kjo në vartësi të kohës time.”

Së fundmi, Prefekti i Qarkut Lezhë e ka mbyllur fjalimin e tij duke thënë se ajo periudhë 3-vjeçare që ka kaluar në krye të këtij posti do të mbetët një eksperiencë e vlefshme duke e plotësuar figurën e tij si dhe ndihet krenar që ka lënë një gjurmë të tijën të mirë në këtë funksion të rëndësishëm.

Ka cilësuar edhe një shprehje me shumë domethënie nga ana e tij, “Jeta jonë fillon të mbarojë ditën kur heshtim përballë gjërave që kanë rëndësi” M. Luther King.”

“Kjo periudhë 3 vjeçare ka qenë një eksperiencë e vlefshme për mua e pas asaj të Q. Shkodër në vitet 1997-2000, më ka plotësuar CV time por jo vetëm. Jam përpjekur gjithnjë të jem i përulur por dhe kërkues për arritjen e objektivave të punës. Jam i lumtur të kem lënë një gjurmë timen të mirë në këtë funksion të rëndësishëm. Sigurisht që do vijoj të jem aktor modest në jetën publike lokale me të cilën u lidha prej më shumë 30 vjetësh, në të cilën u rrita e u formësova. Do jem banor i këtij qyteti përjetë, një mik juaji padyshim, i lirë në e i pandikuar në qëndrimet e mia, antikonformist për probleme që shqetësojnë mjedisin shoqëror, social etj sepse kështu dua të mbetem. “Jeta jonë fillon të mbarojë ditën kur heshtim përballë gjërave që kanë rëndësi” M. Luther King.”

Etiketa: Kryesore1LezhëPrefektit të Qarkut Lezhë

Lajme të lidhura

Zhvillimet në PD/ Berisha ka pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim
Aktualitet

Zhvillimet në PD/ Berisha ka pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën
Aktualitet

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Para
Vajza albine tregon historinë tronditëse: Kur isha 10 vjeçe, mësuesja tentoi të më hidhte nga…

Vajza albine tregon historinë tronditëse: Kur isha 10 vjeçe, mësuesja tentoi të më hidhte nga...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zhvillimet në PD/ Berisha ka pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim
Aktualitet

Zhvillimet në PD/ Berisha ka pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25

Sali Berisha ka komentuar foltoret e Ervin Salianjit dhe Ilir Alihmemetit me demokratët, duke u shprehur se nuk impresionohet nga...

Lexo më shumë
Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com