GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Presidenti i ri/ PS “përjashton” Berishën, zhvillon negociata formale me Alibeajn

22:23 - 04/04/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Seanca në Kushtetuese, këshilltari i Metës njofton konferencë për media
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Teksa debati për Presidentin e ri ka ditë që janë temë kryesore në opinionin publik, mesa duket edhe politika nuk ka qëndruar pas. Për më shumë se 60 minuta në zyrën e kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, qëndruan Taulant Balla, Elisa Spiropali dhe Damian Gjiknuri, të mandatuarit e Ramës për të udhëhequr procesin e përzgjedhjes së kreut të ri të shtetit.  Burime nga ky takim pohuan se qëllimi takimit ishte përcaktimi dy kalendarëve të punës. Atë të hapave që do të ndërmarrë grupi parlamentar socialist dhe kuvendi. Gjithashtu mësohet se në këtë takim është dakordësuar dërgimi ftesës për t’u përfshirë në konsultime i tre kryetarëve të tre grupeve parlamentarë të opozitës.

Përballë Ballës, Spiropalit dhe Gjiknurit në takime do të ulen Enkelejd Alibeaj kryetar i grupit parlamentar të PD, Fatmir Mediu kryetar grupi  Aleanca për Ndryshim si dhe Mesila Doda e grupit parlamentar Demokraci dhe Integrim. Socialistët janë të gatshëm të mirëpresin sugjerimet se si e mendojnë identikitin e presidentit të ri, pse jo edhe propozime me emra konkretë. Ky hap i shumicës që nxjerr jashtë loje dhe nuk faktorizon Sali Berishën, ishte paralajmëruar pak ditë më parë, nga vetë kryeministri, por ne dreken e te hënës, u rikonfirmua nga ministrja për marrëdhëniet me parlamentin Elisa Spiropali në një intervistë për Top Channel.

“Sali Berisha po vetëpërjashtohet nga një proces që as është i ftuar, e as ka për të qenë i ftuar.”

Jo thjesht një dëshirë e Edi Ramës, qëndrimi për ta mbajtur larg këtij procesi Sali Berishën është një kërkesë e prerë nga SHBA përmes  Gabriel Eskobar në vizitën e fundit në Tiranë, kur tha se nëse Sali Berisha merr drejtimin e PD, SHBA ndërpret çdo marrëdhënie me PD.

Ndaj çdo manovër e Berishës për të marrë nën kontroll grupin parlamentar e vendosur kryetarin e tij të grupit, nuk do të kishte asnjë vlerë. Berisha, apo PD e kontrolluar prej tij, do marrin gjithmonë nje refuzim formal politik. Maxhoranca ka votat, për të zgjedhur presidentin raundin e tretë. Sigurisht frika e Berishës lidhet me dy raundet e para. Pasi një grup deputetesh demokrate, me në krye Alibeajn, nuk janë ne kontrollin e tij.

Kjo shpjegoi sulmin ndaj Enkelejd Alibeajt prej disa kolegeve demokrate te foltores, kur një lajm i pasaktë mediatik interpretonte ftesën formale te kuvendit, si një takim te kryer, mes tij dhe negociatorëve socialiste. Zhurma shqetësoi jo pak kampin e Sali Berishës prek nga më të zellshmit e më të shpejtët në kryqëzimin e Alibeajt  për këtë “gjynah” në mes të Ramazanit , ishin Enno Bozdo dhe Ervin Minarolli. Në muret e tyre në platformën Meta,  reagimet qëndruan pak dhe u hodhën në kosh. Por mjaftuan qe Alibeaj te nxitonte e ti sqaronte koleget e tij, se mëkati, nuk kishte ndodhur.

“Ju sqaroj se nuk ka ndodhur ndonjë takim imi, as imagjinar, as ne titull personal e jo me emër te grupit,  me ndokënd për çështje  negociatash  . Siç edhe është organizuar veprimtaria e grupit parlamentar tonit, për çdo çështje te agjendës parlamentare, apo organizative, gjithçka është e mbetet kompetence e mbledhjes se grupit parlamentar.

Në fund rezultoi një zhurme e kotë. Demokratet vazhdojnë të ruajnë njeri tjetrin. Ndërkohe që shumica vazhdon të përzgjedhë emrat e saj, nga zarfet me tre emra, qe propozon çdo deputet socialist. Nga sot, këtë te drejte do e ketë edhe Pandeli Majko, i cili mori sot mandatin e lirë, të të burgosurit Alqi Bllako. Majko, një ish kryeministër, dhe figure popullore jo vetëm majtas, sigurisht nuk mund të vëre në zarfin presidencial, emrin e tij. Por tashme as të ish shokut te tij të armeve, Ilir Metës. Socialistët mund të kenë shumicën e votave presidenciale, por kane edhe ata vijat e kuqe. Ndonjë të vendosur nga Rama, dhe ndonjë tjetër, nga amerikanët” – është shprehur Alibeaj.

Etiketa: Enkelejd AlibeajformaleKryesore1NegociataperjashtonPresidentiPSSali Berisha

Lajme të lidhura

Rama në Vatikan/ Kryeministri lutet që t’i falen mëkatet: O Mari, na udhëhiq në rrugën e së mirës
Aktualitet

Rama në Vatikan/ Kryeministri lutet që t’i falen mëkatet: O Mari, na udhëhiq në rrugën e së mirës

09:43 - 05/02/26
“Zbulimi i kartës nga SPAK, ngjarja më shokuese e jetës”/ Meta autointervistë nga burgu: SPAK do të më mbajë lidhur me Kryemadhin
Aktualitet

Mbahet në GJKKO seanca paraprake për Ilir Metën, pritet nëse çështja do kalojë për gjykim ose jo

08:53 - 05/02/26
Pas deklaratave të Berishës, reagon Salianji: Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet
Breaking Views

Pas deklaratave të Berishës, reagon Salianji: Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet

20:32 - 04/02/26
Para
Fotoja nga avioni që ngatërroi mediat, avokati i Bllakos habit me deklaratën: Ishte 1 prilli

Fotoja nga avioni që ngatërroi mediat, avokati i Bllakos habit me deklaratën: Ishte 1 prilli

Discussion about this post

TË FUNDIT

Banorët protestojnë para Bashkisë së Beratit, nënkryetari: Bëni çfarë të doni, rruga nuk bëhet!
Aktualitet

Banorët protestojnë para Bashkisë së Beratit, nënkryetari: Bëni çfarë të doni, rruga nuk bëhet!

12:17 - 05/02/26

Banorët e tre fshatrave në qarkun e Beratit, Gjeroven, Mbolan dhe Veleshnje, organizuan sot, 5 shkurt, një protestë para Bashkisë...

Lexo më shumë
Dhunohet me sende të forta mjeku, përfundon në koma te Trauma

Përleshen dy persona në Vlorë, njëri prej tyre dërgohet në spitalin e Traumës me dëmtime të rënda

12:05 - 05/02/26
Dëmtohet edhe një tjetër rrugë, masivi i gurëve bllokon pjesërisht aksin Kukës-Bushtricë

Dëmtohet edhe një tjetër rrugë, masivi i gurëve bllokon pjesërisht aksin Kukës-Bushtricë

11:36 - 05/02/26
Hakeruan dokumentat e SPAK, ish-kreu i burgjeve Agim Ismaili paraqitet në GJKKO

Hakeruan dokumentat e SPAK, ish-kreu i burgjeve Agim Ismaili paraqitet në GJKKO

11:05 - 05/02/26
“Kërkojmë drejtësi!” Banorët e fshatit Rrjoll në Velipojë protestojnë para SPAK, kundër ndërtimit të resortit turistik

“Kërkojmë drejtësi!” Banorët e fshatit Rrjoll në Velipojë protestojnë para SPAK, kundër ndërtimit të resortit turistik

10:49 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com