GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ekzekutoi dy vëllezërit Hasho/ Lirohet autori, familjarët e viktimave: Po na vrisni sërish

08:31 - 05/04/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ekzekutoi dy vëllezërit Hasho/ Lirohet autori, familjarët e viktimave: Po na vrisni sërish
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Vetëm disa ditë pasi u ekstradua nga Italia pasi kërkohej për vrasjen e dy vëllezërve Hasho në Vlorë, Gjykata ka vendosur të lërë të lirë Gerti Selimaj, duke i caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Vendimi është marrë nga gjyqtarja Vjola Canaj e cila ka caktuar për 47-vjeçarin masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, duke e ndryshuar nga “arrest me burg”.

Familjarët e vëllezërve Beqir dhe Elmaz Hasho kanë kundërshtuar vendimin e gjyqtares për të lënë në arrest shtëpi autorin, duke e ankimuar atë, ndërsa bëjnë thirrje që dënimin ta kryejë në burg.

“Si mund të lihet i lirë një vrasës që ka kryer vrasje të dyfishtë. Kemi 20 vjet që po presim këtë drejtësi dhe gjykata e lë në arrest shtëpia. Duhet ta kthej shteti në burg, – tha djali i Elmaz Hashos, Xhuliano.

“Unë jam gruaja e Beqir Hashos. Besoja te drejtësia dhe drejtësisë shqiptare i kërkova që të zbardhet çështja. Mos na vrisni për herë të dytë”,  tha gruaja e Beqir Hashos, Mimoza Hasho.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 22 nëntor të vitit 1998 në lagjen “Pavarësia”, në Vlorë. Një i afërm i Gerti Selimajt mbeti i plagosur në vitin 1998. Të dy vëllezërit e dërguan në spital të plagosurin, por akoma nuk dihet se si nisi ngjarja. Në spital ka shkuar edhe i afërmi i të plagosurit, Gerti Selimaj, i cili u ka kërkuar llogari vëllezërve për një armë që ishte zhdukur nga vendngjarja. Ata u përplasen në ambientet e spitalit dhe më pas Selimaj ka vrarë me armë zjarri dy vëllezërit Hasho.

Por, nuk përfundon me keq, pasi ai është dënuar në Itali së bashku me vëllain e tij, Altin Selimaj pasi kanë therur me thikë një shqiptar, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2015. Pas arrestimit dy vëllezërit Selimaj u dërguan në Burgun e Tarantos në pritje të gjyqit.

Etiketa: Kryesore1VloreVrasje

Lajme të lidhura

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro
Aktualitet

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro

21:46 - 07/04/26
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara
Aktualitet

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Para
Media e Luksemburgut: Mafia shqiptare po “pushton” Europën

Media e Luksemburgut: Mafia shqiptare po "pushton" Europën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26

Është anuluar zyrtarisht tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi kompania e vetme që kishte...

Lexo më shumë
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

23:14 - 07/04/26
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

23:03 - 07/04/26
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

22:00 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com