GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Edhe Ramush Haradinaj i ‘bën dalje’ Berishës, takohet në Kuvend me Alibeajn

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Edhe Ramush Haradinaj i ‘bën dalje’ Berishës, takohet në Kuvend me Alibeajn
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas takimit që pati me kryeministrin Rama, grupit parlamentar të Partisë për Ardhmërinë e Kosovës, kryesuar nga kryetari Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim edhe me Enkelejd Alibeajn. Këtë e ka bërë të ditur Alibeaj me anë të një postimi në Facebook, ku shkruan se në bisedën e përfaqësuesve të dy grupeve u vlerësua bashkëpunimi miqësor mes dy parlamenteve dhe marrëdhëniet e ngushta mes grupit të PD dhe AAK. Sipas Alibeajt, në takim u vu theksi tek nevoja e përbashkët për të ruajtur qartësisht rrugën e integrimit euroatlantik të Shqipërisë dhe Kosovës. Takimi mes tyre, nga fotot e publikuara është zhvilluar në Kuvend, në sallën e Komisionit për Politikën e Jashtme dhe jo në selinë blu. Të pranishëm janë edhe deputetë të tjerë të PD-së, si Dhurata Çupi, Kreshnik Çollaku e Ervin Salianji.

“Kënaqësi të mirëprisnim në një takim vëllazëror kolegët e grupit parlamentar të Partisë për Ardhmërinë e Kosovës, kryesuar nga kryetari Ramush Haradinaj. Në bisedën e përfaqësuesve të dy grupeve tona u vlerësua bashkëpunimi miqësor mes dy parlamenteve dhe veçanërisht marrëdhëniet e ngushta mes grupit të PD dhe AAK. Ndamë së bashku nevojën e forcimit të këtyre marrëdhënieve si dhe fokusimin e gjithë agjendës së përbashkët për të çuar në njohjen finale të pavarësisë së Kosovës nga të gjitha vendet. Gjithashtu në bisedë u vu theksi tek nevoja e përbashkët për të ruajtur qartësisht rrugën e integrimit euroatlantik të Shqipërisë dhe Kosovës” – shkruan Alibeaj.

Përpos të tjerash, ky takim i radhës tregon se pas Yuri Kim, edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka bërë ‘dalje’ ish-kryeministrit Sali Berisha, duke njohur kështu si përfaqësues së PD-së Enkelejd Alibeaj.

 

 

Etiketa: daljeRamush HaradinajSali Berishatakohet

Lajme të lidhura

Sot protestë kombëtare për dorëheqjen e tij, Rama vazhdon provokimet me ftesat për dialog
Aktualitet

Sot protestë kombëtare për dorëheqjen e tij, Rama vazhdon provokimet me ftesat për dialog

08:52 - 24/10/26
Sot tubim kombëtar! Në Tiranë bashkohen pedagogë, mjekë, artistë dhe studentë nga i gjithë vendi
Aktualitet

Sot tubim kombëtar! Në Tiranë bashkohen pedagogë, mjekë, artistë dhe studentë nga i gjithë vendi

07:46 - 24/10/26
Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente
Breaking Views

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente

23:12 - 23/10/26
Para
U aksidentua në Astir, reagon për herë të parë Armina Mevlani

U aksidentua në Astir, reagon për herë të parë Armina Mevlani

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sot protestë kombëtare për dorëheqjen e tij, Rama vazhdon provokimet me ftesat për dialog
Aktualitet

Sot protestë kombëtare për dorëheqjen e tij, Rama vazhdon provokimet me ftesat për dialog

08:52 - 24/10/26

Teksa sot do të mbahet protestë kombëtare, nga studentë, pedagogë dhe bizneset, kryeministri Edi Rama vazhdon tëb provokojë protestuesit me...

Lexo më shumë
Nis cikli i ri te klubi i Elbasanit, prezantohet trajneri i ri Glen Daja

“Shkojmë në Durrës vetëm për fitore kundër Teutës”, Glen Daja e nis me sulm te Elbasani

08:29 - 24/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 24 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:17 - 24/10/26
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!

Ra partia e punës, por komunizmi mbeti: Enveri la vrasësin, piktor tradhtarin!

08:10 - 24/10/26
Sot tubim kombëtar! Në Tiranë bashkohen pedagogë, mjekë, artistë dhe studentë nga i gjithë vendi

Sot tubim kombëtar! Në Tiranë bashkohen pedagogë, mjekë, artistë dhe studentë nga i gjithë vendi

07:46 - 24/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com