GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Afera e inceneratorëve/LSI: Qeveria la peng pronat që koncesionari të merrte

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestimi i Kokës, LSI dorëzon në SPAK materiale shtesë për aferën e inceneratorëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

LSI ka publikuar sot denoncime të tjera për aferën e inceneratorëve. Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka thënë se institucionet lanë peng pronat shtetërore për të marrë kredi kompania e inceneratorit të Tiranës.

Në një deklaratë për mediat Vasili shprehet se shprehet se paratë publike janë shpërdoruar dhe plaçkitur, në rrethin e ngushtë të koncesionarit, kryetarit të bashkisë dhe kompani të zyrtarëve të tjerë shtetërore.

“Jemi sot për të denoncuar të tjera fakte të rënda që lidhen me aferën e inceneratorëve. Në mënyrë skandaloze institucionet shqiptare, qeveria e pushtetit lokal, Bashkia e Tiranës dhe MIE miratojnë marrjen e 8 milionë eurove kredi nga Klodian Zoto pikërisht në 4 nëntor të vitit 2021 ndërkohë që për çështjen kishte filluar hetimi dhe sekuestrimi i dokumentacioneve.

Në marrëveshjen e inceneratorëve, thuhej në mënyrën më skandaloze se koncesionari, pra Zoto dhe kompani kishin të drejtë të linin peng dhe kolateral pronat dhe asetet shtetërore, sheshet dhe servitutin e kalimit si dhe të ardhurat e përfituara, pra gjithçka”, tha ai.

Ndër të tjera ai shprehet se skandali dytë tjetër i madh që trajton qartë marrëdhëniet koncesionar-Bashki Tiranë është edhe kontrata për marrjen e 12 automjeteve me kontratë huapërdorje nga koncesionari i Inceneratorit të Tiranës për Policinë Bashkiake me sebepin e pandemisë. “Banka përkatëse, ku koncesionari kishte bërë kërkesën për kredi në mënyrë të përgjegjshme karshi likuiditeve të saja i kërkon koncesionarit të njoftojë autoritetin kontraktor(MIE) dhe të marrë konfirmim me shkrim nga Bashkia Tiranë për të vendosur si garanci pagesat dhe asetet shtetërore. Këto dy të fundit nuk bëjnë as më të voglin kundërshtim dhe lejojnë marrjen e kredisë e cila disbursohet rreth 6.9 milionë euro në tranzhin e parë.

Kaq e patolerueshme dhe e rëndë bëhet situata sa vetë banka detyrohet që pas marrjes së informacioneve mediatike të ndërpresë dhënien e tranzhit të fundit prej 1.1 milionë euro pasi kishte dyshime lidhur me koncesionarin dhe veprimatarinë e tij dhe për këtë gjë në datën 7 dhjetor i drejtohet zyrtarisht kompanise duke refuzuar disbursimin. Pra të nderuar qytetarë, në vend që detyrën e mbrojtjes së interesit publik ashtu siç e kanë për detyrë ta kryenin qeveria dhe Bashkia e Tiranës këtë e bën banka private”, deklaroi ai.

Kujtojmë se personi i fundit që u vu në pranga pasi dyshohet të ketë gisht në aferën e inceneratorëve është Alqi Bllako.

Etiketa: inceneratorëtLSIPetrit Vasili

Lajme të lidhura

Diella dhe kryedielli, çifti artificial i Shqipërisë natyrale
Aktualitet

Rama mburret se me Diellën do shkojmë shumë lart, e-Albania del tërësisht jashtë funksionit

14:04 - 12/05/26
PD: Drejtësia në kolaps, qytetarët presin deri në 12 vite për një vendim gjyqësor
Aktualitet

PD: Drejtësia në kolaps, qytetarët presin deri në 12 vite për një vendim gjyqësor

13:58 - 12/05/26
Media amerikane ngre alarmin: Shqipëria është narkoshteti më i ri në botë, Rama përfaqëson një gangrenë
Aktualitet

Media amerikane ngre alarmin: Shqipëria është narkoshteti më i ri në botë, Rama përfaqëson një gangrenë

13:38 - 12/05/26
Para

Shpërdoruan detyrën/ Pezullohen 9 zyrtarë në Korçë, Tiranë dhe Kolonjë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Grupi i Visit të Pojës përfundon në gjykatë, SPAK publikon emrat e 24 të akuzuarve
Aktualitet

Grupi i Visit të Pojës përfundon në gjykatë, SPAK publikon emrat e 24 të akuzuarve

16:45 - 12/05/26

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim grupin prej 24 personash, pjesë e të cilit ishte edhe Elvis...

Lexo më shumë
Mister në Mesdhe, fundoset anija ruse që dyshohet se transportonte reaktorë bërthamorë për Korenë e Veriut

Mister në Mesdhe, fundoset anija ruse që dyshohet se transportonte reaktorë bërthamorë për Korenë e Veriut

15:29 - 12/05/26
Ronaldinho rikthehet në skenë me rol special në Botërorin 2026

Ronaldinho rikthehet në skenë me rol special në Botërorin 2026

15:04 - 12/05/26
Përsëri Dembele, shpallet futbollisti më i mirë i Ligue 1 për të dytin vit radhazi

Përsëri Dembele, shpallet futbollisti më i mirë i Ligue 1 për të dytin vit radhazi

14:46 - 12/05/26
Endri Meksi: Jam i bindur se pas sulmeve të “Homeland Justice” qëndron Ermal Beqiri!

Endri Meksi: Jam i bindur se pas sulmeve të “Homeland Justice” qëndron Ermal Beqiri!

14:19 - 12/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com