GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Në Kongres reflektojmë se pse jemi fitues”, Gjiknuri: Nuk kemi pasur negociata për Presidentin

20:18 - 07/04/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vendimi i GJK për “30 qershorin”, Gjiknuri: Nuk merret peng demokracia se dikush lajthiti
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri në një intervistë për mediat, është shprehur se Partia Socialiste nuk ka zhvilluar asnjë negociatë me grupet parlamentare sa i përket çështjes së zgjedhjes së presidentit të ri. Gjiknuri tha se ka zhvilluar vetëm mbledhje të brendshme me Kryetarin e grupit parlamentar të PS, Taulant Ballën dhe përfaqësuesen e qeverisë Elisa Spiropali, si grupi i mandatuar për negociatat për presidentin e ri. Ai gjithashtu tha se pa u përcaktuar kalendari i votimit është ende herët për negociata.

“Dua të sqaroj se nuk ka pasur asnjë negociatë me asnjë grupim, kemi zhvilluat takime mes vetes sonë sa i përket procesit që do organizohet brenda PS, grupi i ngarkuar për të negociuar me palët. Ka zhvilluar mbledhje brenda vetes, ne të tre, Balla dhe Spiropali, nuk ka pas negociata, gjithçka tjetër është spekulim. Pa u paracaktuar kalendari i votimit nuk është koha për të nisur negociata. Madje nuk kemi diskutuar as me grupe interesi’ –  tha Gjiknuri.

Gjiknuri nënvizon se Partia Socialiste është e qartë në qëndrimin e saj, se Presidenti i ri do të jetë shumë më ndryshe nga Ilir Meta. Ai thekson se presidenti i ri duhet të di të qëndrojë mbi palët dhe të mos përfshijë në detyrë interesat e tij personalë politikë.

“Nuk mund të konfirmoj nëse do të jetë burrë apo grua, e rëndësishme është të jetë personalitet i mirë, i provuar që di ta bëjë detyrën, të qëndrojë mbi palët, të mos fusë interesat politike në detyrën e tij. Po të fokusohemi në këtë karakteristika do të ketë një president të mirë ndryshe nga ç’ka kemi parë këto pesë vitet e fundit” – tha Gjiknuri.

Sekretari i Përgjithshëm i PS është ndalur edhe në Kongresin që do zhvillohet më 9 prill duke shpjeguar se ky Kongres do të sjellë një risi, pasi nuk do të fokusohet vetëm në problemet organizative të partisë, por do trajtohen edhe çështje të tjera. Ai thekson se rreth Pallatit të Kongreseve do të mbahen diskutime të hapura me qytetarët.

“Ky Kongres kulmon me fillimin e mandatit të tretë. Ka ardhur moment që PS, përtej adresimit të problemeve organizative të partisë, miratimi i statutit, ndryshimet për riorganizimin më të mirë të partisë, do trajtojmë edhe çështje të tjera tematike që lidhet me situatën që po kalon Shqipëria. Por ne do zhvillojmë disa sesione aktivitet përreth Pallatit të Kongreseve që janë të hapura për publikun, për palët e interesuara ku do diskutohen ide zhvillimore, politika që ka ndërmarrë qeveria për të adresuar shqetësimet e krizës, por është edhe një forum për të testuar shumë nga idetë që ne kemi, apo për të marrë opinione” – vijoi Gjiknuri.

Ndonëse PS ka fituar mandatin e tretë, Sekretari i Përgjithshëm shprehet se kjo nuk do të thotë që partia s’ka nevojë për ripërtëritje.

“Fakti që jemi fitues nuk do të thotë që s’kemi nevojë për reflektim. Qenia e gjatë në pushtet sjell edhe konsum edhe nevojë për ripërtëritje dhe një parti që mjaftohet me faktin që është e pathyeshme nuk mund të mendojnë për një perspektivë të gjatë nëse nuk gjen forca për t’u rigjeneruar” – tha Gjiknuri.

 

Etiketa: Damian GjiknurifituesKongresNegociataPresidentinreflektojme

Lajme të lidhura

Takimi Rama–Papa Leoni XIV, Vatikani: Në fokus tema kishtare dhe civile
Breaking Views

Takimi Rama–Papa Leoni XIV, Vatikani: Në fokus tema kishtare dhe civile

16:41 - 05/02/26
Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nuk jam i pandehur
Breaking Views

Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nuk jam i pandehur

15:57 - 05/02/26
Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit/ Ina Zhupa: Situata e lirisë së medias është kritike
Aktualitet

Rrëzohet propozimi për pagat e mësuesve, Zhupa: Socialistët votuan kundër vetëm se ishte nismë e PD-së

15:16 - 05/02/26
Para
Basha për President? Ja si mendon Ervin Salianji

Legalizimi i kanabisit, Salianji: Rama do të kanabizojë vendin e t’ia faturojë padrejtësinë shqiptarëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dalin pamjet e atentatit në Lezhë, dy persona qëllojnë me automatikë drejt berberhanes (VIDEO)
Aktualitet

Dalin pamjet e atentatit në Lezhë, dy persona qëllojnë me automatikë drejt berberhanes (VIDEO)

18:13 - 05/02/26

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e 2 shkurtit në fshatin Rrilë, Njësia Administrative Shënkoll, në Lezhë, ku një person...

Lexo më shumë
Aksident me vdekje në Bathore, makina përplas këmbësoren

Aksident me vdekje në Bathore, makina përplas këmbësoren

18:04 - 05/02/26
Merrte 7500 euro për ndërhyrje tek gjyqtarët, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-shefin e Krimeve në Tiranë

Merrte 7500 euro për ndërhyrje tek gjyqtarët, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-shefin e Krimeve në Tiranë

17:38 - 05/02/26
“Kandidate e Trump”, Vjosa Osmani ngre padi në Gjermani ndaj gazetarit të FAZ

“Kandidate e Trump”, Vjosa Osmani ngre padi në Gjermani ndaj gazetarit të FAZ

17:14 - 05/02/26
Dosja e vrasjes së babë e bir, vendim përfundimtar: Çapjanët në burg përjetë

Dosja e vrasjes së babë e bir, vendim përfundimtar: Çapjanët në burg përjetë

17:06 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com