Një incident është regjistruar gjatë protestës kombëtare të 28 Nëntorit në Tiranë, ku autoboti i policisë ka hedhur ujë me presion në drejtim të zonës ku ndodheshin përfaqësues të medias. Siç shihet nga pamjet, për shkak të presionit të ujit, një gazetar dhe një operator janë rrëzuar në tokë.
Ngjarja ka ndodhur në një moment kur situata në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ishte e tensionuar dhe policia po përdorte autobotin me ujë për të shpërndarë protestuesit.











Discussion about this post