GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Çmenden” çmimet, situata më e keqe që nga 1997

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Bordi merr vendimin, ja sa do kushtojë vaji, sheqeri, orizi dhe mielli
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Muaji i kaluar shënoi rritjen më të shpejtë të çmimeve në Shqipëri në së paku dy dekada, për shkak të rritjes së çmimeve në tregun ndërkombëtar si dhe krizës së gripit të shpendëve në tregun vendës. Të dhënat e publikuara  nga Instituti i Statistikave tregojnë se kostoja e përgjithshme e jetesës u rrit me 5.7%. Kjo është një rritje edhe më e lartë se sa kriza e inflacionit të vitit 2008.

Grupi kryesor i mallrave me rritje çmimesh janë mallrat e nevojës së përdishme, bukë, vaj, zarzavate dhe sheqer. Çmimi i vajit vegjetal është rritur me 22.4%, sipas INSTAT.

Shqiptarët konsumojnë kryesisht vaj luledielli ndërsa vajrat e tjerë si vaji i misrit apo i palmës nuk janë të preferuar Vaji i lulediellit i konsumuar nëpër botë vjen në një masë të konsiderueshme nga zona e Detit të Zi dhe eksportohet nga Rusia dhe Ukraina. Për shkak se Rusia ka vendosur bllokadë detare ndaj porteve të Ukrainës, kjo e fundit nuk është në gjendje të eksportojë rezervat e saj të mëdha në vaj dhe drithra për shkak se lidhjet e saj hekurudhore, të cilat mund të shërbejnë si alternativë ndaj porteve, nuk janë të mjaftueshme për të transportuar volumet e mëdha të transportuara më parë me det. Sipas Reuters, kjo ka ndihmuar indirekt Rusine te eksportoje vajin e saj të lulediellit me çmimin rekord prej 2150 dollarë për tonë.

Në Shqipëri, vaji i lulediellit kushton aktualisht rreth 320 lekë për litër nga 220-240 lekë që kushtonte para krizës.

Çmimi i bukës dhe i drithrave është rritur me 16% në mars të këtij viti në krahasim me marsin e vitit të kaluar, sipas INSTAT ndërsa mishi, qumështi dhe vezët janë shtrenjtuar me 10%. Në veçanti vezët u rritën nga 18 në 30 lekë për kokër pasi një grip pulash vrau rreth 10% të stokut të pulave në vend gjatë muajit mars.

Kostoja e transportit u rrit me 20% si pasojë e rritjes së çmimit të karburantit. Ndryshe nga çmimet e mallrave të përditshme, çmimet e mallrave të tjerë kanë pësuar inflacion minimal. Mobiljet dhe pajimet e tjera shtëpiake pësuan rritje në masën 1.4% ndërsa veshjet dhe këpucët u shtrenjtuan në masën 1.5%. /BIRN

Etiketa: Cmimeushqime

Lajme të lidhura

“Populli besoi te premtimet tuaja, por rezultuan boshe!” – E reja letër të hapur Ramës: Pas një dekade, çfarë keni realizuar?
Aktualitet

“Populli besoi te premtimet tuaja, por rezultuan boshe!” – E reja letër të hapur Ramës: Pas një dekade, çfarë keni realizuar?

21:15 - 21/08/26
Nga dorëheqja e panegociueshme e Ramës, te qeveria teknike/ Protestuesit para Kryeministrisë ripërsërisin kërkesat kryesore
Aktualitet

Nga dorëheqja e panegociueshme e Ramës, te qeveria teknike/ Protestuesit para Kryeministrisë ripërsërisin kërkesat kryesore

21:01 - 21/08/26
“Jemi në shesh deri në largimin e Ramës”/ Qytetarja: Patronazhistët luftojnë për thërrime, protestuesit duan të shpëtojnë vendin
Aktualitet

“Jemi në shesh deri në largimin e Ramës”/ Qytetarja: Patronazhistët luftojnë për thërrime, protestuesit duan të shpëtojnë vendin

20:47 - 21/08/26
Para
Shembet soleta e një pallati në Tiranë, plagoset rëndë punonjësi

Shembet soleta e një pallati në Tiranë, plagoset rëndë punonjësi

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Populli besoi te premtimet tuaja, por rezultuan boshe!” – E reja letër të hapur Ramës: Pas një dekade, çfarë keni realizuar?
Aktualitet

“Populli besoi te premtimet tuaja, por rezultuan boshe!” – E reja letër të hapur Ramës: Pas një dekade, çfarë keni realizuar?

21:15 - 21/08/26

Një vajzë e re iu drejtua me një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, duke i kujtuar atij premtimet që...

Lexo më shumë
Nga dorëheqja e panegociueshme e Ramës, te qeveria teknike/ Protestuesit para Kryeministrisë ripërsërisin kërkesat kryesore

Nga dorëheqja e panegociueshme e Ramës, te qeveria teknike/ Protestuesit para Kryeministrisë ripërsërisin kërkesat kryesore

21:01 - 21/08/26
“Jemi në shesh deri në largimin e Ramës”/ Qytetarja: Patronazhistët luftojnë për thërrime, protestuesit duan të shpëtojnë vendin

“Jemi në shesh deri në largimin e Ramës”/ Qytetarja: Patronazhistët luftojnë për thërrime, protestuesit duan të shpëtojnë vendin

20:47 - 21/08/26
“Shkrirja e bashkive është shpopullim, s’do të ketë më Shqipëri”/ Biznesmeni Erlind Xhindi thirrje SPAK: Vepro! Ke mbështetjen tonë

“Shkrirja e bashkive është shpopullim, s’do të ketë më Shqipëri”/ Biznesmeni Erlind Xhindi thirrje SPAK: Vepro! Ke mbështetjen tonë

20:42 - 21/08/26
Aktivisti Edison Lika: Rama do e lëshojë Ballukun në shtator, por nuk mjaftohemi me kaq, ai e ka vendin te 313-ta

Aktivisti Edison Lika: Rama do e lëshojë Ballukun në shtator, por nuk mjaftohemi me kaq, ai e ka vendin te 313-ta

20:23 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com