GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Merrnin ryshfet deri në 8 mijë euro në ditë, GJKKO jep vendimin për 34 policët e arrestuar

në Aktualitet
Kohë leximi: 6 min
A A
Merrnin ryshfet deri në 8 mijë euro në ditë, GJKKO jep vendimin për 34 policët e arrestuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në dosjen hetimore për 34 efektivët e policisë të vënë nën akuza të ndryshme që nisin nga shpërdorimi i detyrës, korrupsioni, apo edhe lejimi i kalimit të sendeve të paligjshme në kufi, SPAK ka administruar më shumë se 200 fashikuj. Nga hetimet autoritetet kanë dalë në përfundim se efektivët e policisë së pikës kufitare morinë i merrnin shuma monetare e personave të ndryshëm që hynin në territorin e Kosovës. SPAK thotë se ata i kanë kryer veprat penale në bashkëpunim, ku sipas burimeve policët merrnin 10-100 euro personave që kishin sende te paligjshme apo nuk plotësonin dokumentacionin e nevojshëm për të kaluar kufirin, ndërsa fitimet arrinin deri në 8 mijë euro në ditë.

Sipas hetimeve rezulton se punonjësit e policisë i bashkonin lekët bashkë dhe në fund i ndanin ato në mënyrë të barabartë mes tyre. Ky fakt sipas SPAK, është i provuar nga fotot dhe videot që autoritetet kanë sekuestruar përgjatë veprimeve hetimore. Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur masat e sigurimit personal “Arrest në burg” ndaj 16 punonjësve të policisë:

  1. Inspektor A.K., me detyrë Nd/Specialist Kontrollor në PKK Morinë me masë të sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
    2. Inspektor F.I., me detyrë Nd/Specialist Kontrollor në PKK Morinë me masë të sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” e kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
    3. Inspektor R.D., me detyrë Nd/Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
    4. Inspektor A.G., me detyrë Nd/Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
    5. Inspektor B.D., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
    6. Inspektor Y.H., me detyrë Nd/Specialist Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim (i shpallur në kërkim);
    7. Inspektor V.N., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
    8. Inspektor U.L.(E.), me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
    9. Inspektor M.C., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
    10. Inspektor K.D., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
    11. Inspektor F.B., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
    12. Inspektor A.S., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
    13. Nënkomisar H.Sh., me detyrë Përgjegjës Turni në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” e kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
    14. Nënkomisar E.A., me detyrë Përgjegjës Turni në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në burg”, , si i dyshuar për “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
    15. Nënkomisar A.H., me detyrë Përgjegjës Turni në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
    16. Komisar L.S., me detyrë Shef i Stacionit të PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur masat e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” ndaj 12 punonjësve të policisë:

  1. Inspektor S.I., me detyrë Trup Shërbimi në Komisariatin Rajonal të Kufirit Dibër me masë të sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, si i dyshuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”;
    2. Nënkomisar Sh.C., me detyrë Specialist i Emigracionit në DRKM Kukës, me masë të sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
    3. Nënkomisar A.J., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimit në DVP Kukës, me masë të sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
    4. Inspektore V.S., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, si e dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
    5. Inspektor G.D., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
    6. Inspektore Xh.M., me detyrë Kontrollore në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
    7. Inspektore R.L., me detyrë Kontrollore në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, si e dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
    8. Inspektore M.Sh., me detyrë Kontrollore në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, si e dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
    9. Inspektor H.H., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
    10. Inspektor E.U., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
    11. Inspektore E.T., me detyrë Kontrollore në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, si e dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
    12. Inspektor D.B., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim.

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur masat e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj 4 punonjësve të policisë:

  1. Inspektor S.O., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
    2. Inspektor A.T., me detyrë Trup Shërbimi në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
    3. Nënkomisar A.Rr., me detyrë Përgjegjës Turni në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, si i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”;
    4. Drejtues F.K., me detyrë Drejtor i DRKM Kukës, me masë të sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, si i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur masat e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” ndaj 2 persona:

  1. Shtetasi Xh.E., me masë të sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, si i dyshuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”;
    2. Shtetasi K.S., me masë të sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, si i dyshuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

 

Etiketa: arrestuarditeeuroGJKKOKryesore1MerrnijnPolicetryshfetvendimi

Lajme të lidhura

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës
Aktualitet

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës

22:47 - 02/06/26
Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok
Aktualitet

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

20:40 - 02/06/26
Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora
Aktualitet

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora

15:56 - 02/06/26
Para
Ministri gjerman i Transporteve vjen në Shqipëri për të firmosur marrëveshjen për njohjen e patentave

Ministri gjerman i Transporteve vjen në Shqipëri për të firmosur marrëveshjen për njohjen e patentave

Discussion about this post

TË FUNDIT

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet
Breaking Views

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet

23:32 - 02/06/26

Rolando Maran po përballet me një sërë mungesash që në grumbullimin e tij të parë në drejtimin e Shqipërisë, duke...

Lexo më shumë
Protestat për Zvërnecin, reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike

Protestat për Zvërnecin, reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike

23:09 - 02/06/26
21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës

22:47 - 02/06/26
Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë

21:28 - 02/06/26
Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

20:40 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetmatbet girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş