GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Kriza për Veliajn nuk ekziston, bën tender 340 mln lekë për shkurre dekorative

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Kriza për Veliajn nuk ekziston, bën tender 340 mln lekë për shkurre dekorative
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gijotina.com ka denoncuar pothuajse përditë keqmenaxhimin që po u bën Bashkia e Tiranës taksave të qytetarëve. Në vend që t’i përdorë taksat publike, për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve që nuk po e përballojnë rritjen e çmimeve dhe kostot e jetesës, Bashkia e Erion Veliajt, sajon tenderë “hije”, të cilët nuk mund të maten e nuk kontrollohen dot, përveçse në letrat zyrtare, si shpenzime të justifikuara.

Kësaj radhe në Agjencinë e Prokurimeve Publike, ka mbërritur tenderi i radhës i Veliajt që parashikon blerjen e druve dhe shkurreve dekorative. Ky tender i cili mban numrin e referencës REF-17908-01-27-2022, ka fondin limit prej 33.625.000 milionë lekë të reja, ose rreth 340 milionë lekë të vjetra. E thënë më thjesht, 340 milionë lekë të taksave të qytetarëve të Tiranës, Veliaj do t’i çojë për shkurre dekorative, pavarësisht se Tirana ditë për ditë po betonizohet në çdo cep të saj.

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, e cila është nën varësinë e Bashkisë së Tiranës ,ka përzgjedhur dhe fituesin e tenderit dhe ajo është e zakonshmja për këto lloj procedurash, AlbGarden i Pjetër Trashaj. Kjo kompani njihet për miqësinë që ka me qeveritarë, pasi është zbuluar në Qeverinë Rama I. Në atë kohë, Pjetër Trashaj ka përfituar nga Ministria e Mjedisit një tender me vlerë 1.2 milionë dollarë kur personi që mbante pozicionin e organizuesit të dokumentacionit teknik të tenderëve në Ministri, ishte i biri. Bëhet fjalë për tenderin me vlerë marramendëse për pyllëzimin e Lurës me pisha. Kjo kompani jo vetëm që e përfitoi tenderin në konflikt interesi, por vërtetoi publikisht mashtrimin oligarkë-qeveri që bëhet në kurriz të qytetarëve pasi në vend të mbillte 45 mijë pisha mbolli fidanë.

Përpos këtij tenderi, kjo kompani është shpallur fituese edhe në vitet e mëvonshme. Rasti i njëjtë është edhe në vitin 2020, kur nga në tenderin e Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrimit dhe Gjelbërimit në Tiranë, e cila varet nga Bashkia e Tiranës, AlbGarden shpallej fituese pa asnjë konkurrent në garë. Veliaj edhe atëherë i jepte 35.833.000 lekë të reja, ose rreth 360 milionë lekë të vjetra, për blerje drurësh dhe shkurresh dekorative.

Gjithë këto miliona lekë për shkurre dekorative, ndërkohë që Tiranës përditë po i ikën gjelbërimi nga betoni i Veliajt, do të thotë se qëllimi i këtyre procedurave është tjetër më shumë sesa punë publike. Edhe në kohë krize, gjen rastin që të ndajë ca lekë me miqtë e zakonshëm të tij. Por gjithsesi, ne do të vazhdojmë që t’ia kujtojmë Lali Erit që qytetarët po jetojnë me krizën ekonomike dhe me kostot e jetesës që po shtrenjtohen përditë, më shumë se shkurre dekorative ata duan ndihmë si të përballojnë rritjen e çmieve të ushqimeve, naftës dhe energjisë.

Gijotina.com

Etiketa: dekorativedruekzistonErion VeliajKrizakryesore2Shkurretender

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
“Do të publikojë një libër”, Komandant Malisheva: Kam qenë në SHIK dhe kam informuar Kadri Veselin

“Do të publikojë një libër”, Komandant Malisheva: Kam qenë në SHIK dhe kam informuar Kadri Veselin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pedagogët dhe studentët e “Aleksandër Xhuvanit” në Elbasan i përgjigjen bojkotit, ngrihen në protestë
Aktualitet

Pedagogët dhe studentët e “Aleksandër Xhuvanit” në Elbasan i përgjigjen bojkotit, ngrihen në protestë

11:26 - 21/10/26

Pedagogë e studentë në Universitetin Aleksandër Xhuvani në Elbasan i janë përgjigjur thirrjes së Sindikatës së Universiteteve, për të bojkotuar...

Lexo më shumë
“Sot vendosim ne”, studentët shpalosin banderolën në Universitetin Politeknik: Rroftë rinia e lirë

“Sot vendosim ne”, studentët shpalosin banderolën në Universitetin Politeknik: Rroftë rinia e lirë

11:18 - 21/10/26
“Bojkot deri në dorëheqjen e Ramës”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Kovaçi: Nuk mund të vazhdojmë mësimin kur studentët dhunohen në rrugë

“Bojkot deri në dorëheqjen e Ramës”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Kovaçi: Nuk mund të vazhdojmë mësimin kur studentët dhunohen në rrugë

11:03 - 21/10/26
Protesta studentore shtrihet në Korçë, pedagogët dhe studentët bojkotojnë mësimin dhe dalin në marshim

Protesta studentore shtrihet në Korçë, pedagogët dhe studentët bojkotojnë mësimin dhe dalin në marshim

10:57 - 21/10/26
Rama vendosi sërish karrige jashtë Kryeministrisë, studentët i përgjigjen me kërkesën e prerë: Dorëheqje!

Rama vendosi sërish karrige jashtë Kryeministrisë, studentët i përgjigjen me kërkesën e prerë: Dorëheqje!

10:49 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com