GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

PS mbledh sot Kongresin/ Agjenda dhe ndryshimet në statut

07:46 - 09/04/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Zbardhet agjenda e Kongresit të Partisë Socialiste
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Socialistët do të mbledhin ditën e sotme Kongresin e Partisë, ku ndryshe nga herët e tjera, nuk do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, por në sheshet kryesore të kryeqytetit për të lejuar dhe qytetarë të ndryshëm të marrin pjesë.

Kongresi pritet të nisë në orët e para të mëngjesit. Sipas agjendës, në orën 09:30-11:35 do të ketë disa takime dhe fjalime të ministrave në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” si dhe në sheshin “Nënë Tereza”.

Më pas, në orën 12:00 do  të jetë sekretari i Përgjithshëm i Partisë, Damian Gjiknuri që do të bëjë hapjen e punimeve të Kongresit. Pas tij, fjalën e merr ministrja Elisa Spiropali për Këshillimin Kombëtar. Fjalime do të mbahen nga Taulant Balla dhe Ditmir Bushati dhe pas tyre fjalën e merr kryetari i Partisë, Edi Rama.

Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së që u zhvillua tre ditë më parë, Rama tha se Kongresi do jetë ndryshe nga organizimi, pasi do jetë në pjesën e parë i hapur për grupet e interesit, për faktorë shoqëror, që duan të bashkohen, në një numër panelesh të shtrira, qoftë në pjesën përpara saj, edhe në bulevard, edhe të sheshi “Nënë Tereza”.

Sipas tij, në Kongres do të trajtohen disa tema, të cilat janë identifikuar prej socialistëve si të një rëndësie të parë. Në këtë kuadër, Rama tha se do të diskutohen temat e politikës së jashtme, Shqipëria, rajoni dhe marrëdhëniet tona me Evropën, energjia, që sot ka një rëndësi të veçantë së bashku me mjedisin dhe lëvizshmërinë, shëndeti dhe mirëqenia shoqërore dhe tema e rinisë dhe inovacionit.

Kongresi i socialistëve pritet të miratojë disa ndryshime thelbësore në statusin e kësaj partie, ku Kryetari do të ketë një mandat të kufizuar në numrin e mandateve, ndërsa të gjithë drejtuesit e degëve të PS do të duhet të dorëzojnë detyrat, dhe do i nënshtrohen zgjedhjeve të reja.

Nuk përjashtohet as ndryshimet në qeveri ose një organizimi i partisë pas skandaleve të fundit, ku disa ministra pritet të shkarkohen, ndërsa të tjera figura do të rikthehen. Në mbledhjen e Asamblesë, Rama njoftoi gjithashtu zgjerimin e Sekretariatit të PS. Kongresi do t’i mbyllë punimet në orën 15:00.

AGJENDA:

Kongresi i Partisë Socialiste nis punimet e tij në orën 9.30.

Në pjesën e parë do të jenë 5 panele që do të zgjasin nga ora 9.30-11.30:

-Rinia, Inovacioni, Fëmijet

Vendi: Kollonat mes Sheshit Italia dhe Sheshit Nënë Tereza

-Rajoni, Europa, Siguria

Vendi: Holli i Pallatit të Kongreseve

-Bujqësia dhe Siguria Ushqimore

Vendi: Sheshi Nënë Tereza

-Energjia, Mobiliteti, Mjedisi

Vendi: Sheshi Italia

-Shëndetësia dhe Mbrojtja Sociale

Location: Hapesira para hyrjes se Pallatit te Kongreseve

Pjesa e dytë nis në 12:00 – HAPJA E PUNIMEVE me fjalën e Sekretarit të Përgjithshëm, Damian Gjiknuri, mbi pjesën organizative dhe politike të PS

KËSHILLIMI KOMBËTAR – Paraqitje e rezultateve të procesit dhe objektivat. Elisa Spiropali.

ANGAZHIMI NË POLITIKË – Hapja dhe fuqizimi i Partisë Socialiste. Ditmir Bushati.

PËRFAQËSIMI i qytetarëve dhe PËRGJEGJËSITË e mazhorancës. Taulant Balla.

Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste z. Edi RAMA.

B)Sesioni i punimeve formale -Çelja e pjesës organizative.

STATUTI – Prezantimi i paketës së ndryshimeve në Statutin e PSSH-së. Blendi Klosi.

DIGJITALIZIMI – Prezantim i platformës së re digjitale. Etjen Xhafaj

DISKUTIME – Hapje e diskutimeve të lira nga delegatët e Kongresit.

MBYLLJA E PUNIMEVE TË KONGRESIT

Etiketa: kongresiKryesore1PS

Lajme të lidhura

Berisha fton qytetarët: Ditën e martë, secili shpreh revoltën në kryengritjen paqësore!
Breaking Views

Berisha fton qytetarët: Ditën e martë, secili shpreh revoltën në kryengritjen paqësore!

13:44 - 08/02/26
Pezullimi i Ballukut/ Rama sulmon Kushtetuesen: Budallallëk botëror! Do vijojmë betejën
Breaking Views

Pezullimi i Ballukut/ Rama sulmon Kushtetuesen: Budallallëk botëror! Do vijojmë betejën

11:18 - 08/02/26
Vendimi 4 me 4 per Ballukun; Keshtu eshte kur politika prodhon ‘plehra’ e drejtësia bëhet…
Politikë

Vendimi 4 me 4 per Ballukun; Keshtu eshte kur politika prodhon ‘plehra’ e drejtësia bëhet…

18:04 - 07/02/26
Para
Dyshohet se ndihmoi në vrasjen e Behar Sofisë, gjykata lë në burg Bujar Lezën

Vrasja e Behar Sofisë, kush është 54-vjeçari që është shpallur në kërkim?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Breaking Views

18:34 - 08/02/26

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se Ligji për përdorimin e gjuhëve lejon zhvillimin e provimit të...

Lexo më shumë
(VIDEO) Lecce fiton me Ramadanin në fushë, i largohet zonës së ftohtë

(VIDEO) Lecce fiton me Ramadanin në fushë, i largohet zonës së ftohtë

18:27 - 08/02/26
Goli i 13-të i sulmuesit kuqezi, Seferi realizon me Bodrumspor

Goli i 13-të i sulmuesit kuqezi, Seferi realizon me Bodrumspor

17:30 - 08/02/26
Dy ndeshjet pa fitues, Luftëtari dhe Burreli nuk arrijnë të festojnë

Dy ndeshjet pa fitues, Luftëtari dhe Burreli nuk arrijnë të festojnë

17:15 - 08/02/26
Merret peng  ish-politikania amerikane, CNN: Rrëmbyesit kërkojnë 6 milionë dollarë. Familjarët: Do paguajmë

Merret peng ish-politikania amerikane, CNN: Rrëmbyesit kërkojnë 6 milionë dollarë. Familjarët: Do paguajmë

17:02 - 08/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com