GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Donin t’ia linin fajin Kosovës, shërbimet serbe planifikuan vrasjen e Dick Martyt

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Donin t’ia linin fajin Kosovës, shërbimet serbe planifikuan vrasjen e Dick Martyt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një hetim ekskluziv nga “Mise au Point” (Focus) zbulon se, që nga dhjetori 2020, Dick Marty është vendosur nën mbrojtje shumë të lartë policore, për shkak se ishte kërcënuar me vdekje nga elementë radikalë të shërbimeve inteligjente serbe, shkruajnë mediat zvicerane.

Sipas Dick Marty-t, “kërcënimi me sa duket vjen nga qarqe të caktuara të shërbimeve të inteligjencës serbe, të cilët i kërkuan botës së krimit, vrasësve profesionistë, të më likuidojnë thjesht për t’ua vënë fajin kosovarëve. Sa për vrasësit, ata do të ishin pjesë e “botës së krimit”. “Ka veteranë që specializohen në vrasje me urdhër, vrasje të porositura dhe kështu që nuk duhen shumë para për të vrarë dikë”. Një burim konfidencial e ka informoi Myrtyn për elementët e mëposhtëm, sipas një dokumenti nga Ministria e Punëve të Brendshme: “Dick Marty duhet të vritet me urdhër të shërbimeve sekrete serbe.

Vrasja e Dik Martit thuhet se iu besua burrave serbë që kanë kryer prej kohësh misione të tilla për shërbimin sekret serb dhe të cilët ishin trajnuar prej tyre si ‘profesionistë absolut’ që do ta zotëronin atentatin ‘pa lënë gjurmë’.

Për sulmin e planifikuar, një serb thuhet se ka kontrabanduar armë në Zvicër diku në dhjetor 2020. Për të përfituar nga vëmendja e shtypit lidhur me aktakuzën e Hashim Thaçit, vrasja duhet të paraqitet si t’i atribuohet qeverisë kosovare/shqiptare (ish-UÇK), për ta diskredituar atë ndërkombëtarisht”.

Diskreditimi i Kosovës

“Në vendin e tij, Hashim Thaçi shihet si hero i luftës së pavarësisë kundër Serbisë. Lideri politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), asokohe President i Kosovës, dha dorëheqjen nga posti i tij në nëntor 2020 pasi u akuzua për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga një gjykatë speciale (KSC) në Hagë. Ai aktualisht është i burgosur në pritje të gjykimit”, shkruan mediumi zviceran.

Gjithçka filloi gjashtëmbëdhjetë muaj më parë, raporton Mise au Point, i cili ishte në gjendje të fliste me Dick Marty në shtëpinë e tij në Ticino.

“Më 18 dhjetor 2020, mora një telefonatë nga policia që më njoftonte se kërcënohesha me vdekje dhe më thoshte se duhej të vendosesha menjëherë në mbrojtje të lartë policore”. FedPol konsideronte se ai është në rrezik të shkallës 5, që është maksimumi dhe për shkak të rrezikshmërisë së shkallës së tillë i ofron të ndryshojë identitetin dhe adresën.

“Shkalla 5 për mua ishte krejtësisht e përjashtuar”, dëshmon Dick Marty. Kështu, ne kemi mbetur deri më sot në shkallën shumë të lartë: shkalla 4. Nuk ka ndodhur kurrë në Zvicër që dikush të qëndrojë kaq gjatë në një shkallë të tillë rreziku”.

I vendosur nën mbrojtjen e shkallës 4, Dick Marty dhe gruaja e tij mirëpritën policinë “të armatosur deri në dhëmbë” në shtëpinë e tyre për katër muaj e gjysmë. Duke ditur se ai është nën vëzhgim, Ticino i kufizon kontaktet dhe komunikimet e tij në maksimum. “Në fund të vitit 2020 më dërgoi një mesazh të koduar duke më kërkuar që të mos e kontaktoja më”, konfirmon Franco Cavalli, ish-këshilltar kombëtar socialist, i cili është edhe miku i tij.

“Është tronditëse të mendosh se një gjë e tillë mund të ndodhë në Zvicër”.

Sot policia me uniformë nuk është më në detyrë. Por masat mbrojtëse janë ende po aq të rëndësishme. Shtëpia është plot me kamera dhe e pajisur me alarme dhe me një dhomë të sigurt, ku Dick Marty duhet të strehohet në rast sulmi. Aty pranë ndodhet policia me rroba civile.

Gjatë udhëtimeve të tij të rralla, Dik Marti mban veshur jelek antiplumb, makina e tij është e blinduar dhe e shoqëruar nga automjete policie me rroba civile./albinfo.ch.

Etiketa: Dick Marty

Lajme të lidhura

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat
Aktualitet

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat

17:04 - 19/10/26
Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja
Breaking Views

Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja

22:32 - 11/10/26
‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!
Breaking Views

‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!

14:30 - 11/10/26
Para
Ekzekutohen dy kolonelë dhe dy nënkolonelë rus

Ekzekutohen dy kolonelë dhe dy nënkolonelë rus

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sindikata e Pedagogëve nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Sindikata e Pedagogëve nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike

09:08 - 21/10/26

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) ka nisur bojkotin e mësimdhënies në të gjitha universitetet publike të vendit,...

Lexo më shumë
Robert Aliaj shpërthen ndaj policisë dhe Ramës: Historia do të shkruajë emrat tuaj pranë gjakut dhe tradhtisë ndaj popullit

Robert Aliaj shpërthen ndaj policisë dhe Ramës: Historia do të shkruajë emrat tuaj pranë gjakut dhe tradhtisë ndaj popullit

09:04 - 21/10/26
Hipokrizia e kryeministrit! Natën i dhunon dhe i arreston, ditën i fton protestuesit për dialog

Hipokrizia e kryeministrit! Natën i dhunon dhe i arreston, ditën i fton protestuesit për dialog

08:42 - 21/10/26
Të dhënat e INSTAT: Një milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë

Shqipëria vazhdon të shënojë rënie, e parafundit në rajon për rritjen ekonomike

08:18 - 21/10/26
‘Më keq se në komunizëm’, gazeta e njohur holandeze: I madh e i vogël janë ngritur në protestë kundër Edi Ramës

‘Më keq se në komunizëm’, gazeta e njohur holandeze: I madh e i vogël janë ngritur në protestë kundër Edi Ramës

08:05 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com