GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Rritet presioni për nisjen e negociatave me Tiranën dhe Shkupin

22:38 - 09/04/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 4 min
A A
Rritet presioni për nisjen e negociatave me Tiranën dhe Shkupin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lufta në Ukrainë ka bashkuar si asnjëherë më parë vendet perëndimore por mungesa e konsensusit në Bashkimin Europian për procesin e zgjerimit po shihet jo vetëm si dobësi, por edhe si e dëmshme.

Shumë diplomatë të BE-së me të cilët ka biseduar Radio Europa e Lirë, kanë thënë se tani janë tri çështje të cilat duhet të ndodhin “me urgjencë” në mënyrë që të kthehet besueshmëria në procesin e zgjerimit të bllokut dhe që të dëshmohet se BE-ja është vërtetë e vendosur që ta shtyjë përpara këtë proces.

E para, sipas tyre, është nisja e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. E dyta, gjetja e një zgjidhjeje për krizën politike në Bosnjë e Hercegovinë duke e hapur mundësinë për dhënien e statusit të kandidatit, dhe çështja e tretë është liberalizimi i vizave për Kosovën.

Këto tri çështje janë në pritje që disa vjet dhe kanë ndikuar që të zbehet edhe fuqia e BE-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Me përjashtim të Kosovës dhe Shqipërisë, kjo ka ndikuar që edhe besimi në BE në mesin e qytetarëve të rajonit të zbehet.

Problemi kryesor pse nuk ka hapje të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është bllokada nga ana e Bullgarisë në rastin e Shkupit, lidhur me çështjet e gjuhës dhe identitetit, e si pasojë disa shtete nuk duan që bisedimet të nisin me Shqipërinë, në mënyrë që të mos ndahet nga paketa me Shkupin.

“Thuhet të shfrytëzojmë rastin dhe të bëjmë presion për të dyja shtetet. Po të hapen negociatat vetëm për Shqipërinë, atëherë mund të ndodhë që Maqedonia e Veriut të mbetet në pritje edhe për një kohë të gjatë”, ka thënë një diplomat i BE-së.

Ndonëse nuk ka lidhje formale midis vendeve kandidate, pasi procesi vazhdon të quhet si “proces i bazuar në merita individuale”, praktikisht disa shtete i shohin këto dy raste si të lidhura.

Disa vjet më parë, pasi Maqedonia e Veriut kishte arritur marrëveshje me Greqinë për çështjen e emrit të shtetit nuk kishte pengesa në rrugën drejt BE-së, ndërkohë që Shqipëria, sipas disa shteteve anëtare, nuk i kishte përmbushur të gjitha kushtet. Në atë kohë, ishte Maqedonia e Veriut që mbeti peng i mospajtimeve të shteteve të BE-së rreth çështjes së Shqipërisë, ndërkaq tani është e kundërta.

Shqipëria tani ka nisur të kërkojë që të ndahet nga kjo paketë sepse Tirana nuk po sheh ndonjë mundësi për zgjidhjen e mospajtimeve mes Shkupit dhe Sofjes. Por, në BE deklarojnë se “ka një dritare për zgjidhje” dhe besojnë se ajo mund të arrihet para verës.

Bullgaria ka disa mospajtime me Maqedoninë e Veriut për çështjet që kanë të bëjnë me identitetin. Edhe pse shumica në BE pohojnë se “këto çështje dypalëshe nuk duhet të jenë fare temë në procesin e zgjerimit”, deri tani nuk kanë gjetur zgjidhje për të tejkaluar bllokadën bullgare, pasi vendimet në këtë proces merren në mënyrë unanime nga 27 shtetet anëtare.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë shtete anëtare të NATO-s dhe kanë mbështetur plotësisht të gjitha vendimet e BE-së, përfshirë edhe sanksionet ndaj Rusisë që u vendosën pasi Moska nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Ky fakt ka bërë që disa shtete të jenë kritike për shkak se Serbia, e cila ende nuk ka mbështetur sanksionet e bllokut europian ndaj Rusisë dhe vetëm pjesërisht mbështet qëndrimet e BE-së në politikën e jashtme, është shumë më përpara në procesin e zgjerimit sesa Tirana dhe Shkupi. Edhe kjo arsye po përdoret për të shtuar thirrjet që sa më shpejt të nisin negociatat me këto dy shtete.

Maqedonia e Veriut ka kërkuar anëtarësimin në BE para plot 18 vjetësh. Madje, ka qenë shteti i parë i rajonit të Ballkanit Perëndimor që ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me bllokun europian para më shumë se 20 vjetësh. Shkupi me shumë vështirësi ka marr statusin e kandidatit, por për shumë vjet është në pritje për nisjen e negociatave edhe pse Komisioni Europian vazhdimisht ka konfirmuar se Maqedonia e Veriut i ka përmbushur të gjitha kushtet dhe ka rekomanduar hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Edhe një grup i deputetëve të Parlamentit Europian, nga radhët e grupimit socialist dhe demokrat, kanë përmendur shembullin e Maqedonisë së Veriut, duke thënë se është dëshmi e “shkeljes së premtimeve nga BE-ja”. Duke rikujtuar Marrëveshjen e Prespës (marrëveshjes mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë për çështjen e emrit), e cila hapi një mundësi për nisjen e negociatave me këtë shtet, eurodeputetët thanë se ky rast nuk u shfrytëzua.

“Ne nuk e mbajtëm fjalën tonë. Bashkimi Europian ende nuk i ka hapur negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut, edhe pse vazhdimisht ka thënë se këto shtete i kanë bërë të gjitha ato gjëra që kemi kërkuar nga to që t’i bëjnë për të nisur negociatat”, kanë thënë deputetët përmes një qëndrimi të përbashkët. Ata po ashtu kanë kërkuar që lufta e presidentit rus, Vladimir Putin, në Ukrainë të merret si alarm për t’u zgjuar nga gjumi, sa i përket Ballkanit Perëndimor.

Nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë e kanë kërkuar edhe pesë ministrat e shteteve nga Europa Qendrore.

Ministrat e Jashtëm të Austrisë, Sllovenisë, Sllovakisë, Hungarisë dhe Çekisë, përmes një letre dërguar shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, kanë kërkuar që Ballkani Perëndimor të jetë në rend dite në takimin e radhës së Këshillit të ministrave të Jashtëm të BE-së./REL

Etiketa: Maqedonia e Veriutradio europa e lireShqiperia

Lajme të lidhura

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR
Kosovë & Rajon

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25
REL: Çfarë po ndodh në shtëpinë e prokurorëve të Kosovës?
Aktualitet

REL: Çfarë po ndodh në shtëpinë e prokurorëve të Kosovës?

17:30 - 04/12/25
Para

Lajmi i fundit/ Plagoset me thikë i riu në Sarandë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com