GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Pas SHBA, dhe Britania e Madhe sanksionon politikanët serbë të Bosnjës

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Pas SHBA, dhe Britania e Madhe sanksionon politikanët serbë të Bosnjës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Britania e Madhe ka sanksionuar politikanët serbë të Bosnjës, Millorad Dodik dhe Zhelka Cvijanoviq, për shkak të përpjekjeve të tyre për të minuar legjitimitetin e Bosnje-Hercegovinës. Sanksionet, të cilat përfshijnë ngrirje të aseteve dhe ndalesë në udhëtim, janë të parat kundër zyrtarëve në Bosnje, që bëhen të ditura nga Mbretëria e Bashkuar.

Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss ka akuzuar dy zyrtarët se janë trimëruar nga agresioni i presidentit rus, Vladimir Putin në Ukrainë.

“Të dy politikanët janë duke minuar me qëllim paqen e fituar me vështirësi në Bosnje-Hercegovinë. Të inkurajuar nga Putini, sjellja e tyre e pamatur kërcënon stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Truss.

Duke reaguar ndaj sanksioneve, Dodik ka thënë se do të ndërpresë marrëdhëniet me Mbretërinë e Bashkuar. Siç transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, Dodik ka thënë se nuk brengoset për sanksionet, pasi nuk ka asnjë pronë në Britani dhe se nuk ka qenë atje tash e 10 vjet.

Më 5 janar të këtij viti, Departamenti amerikan i Shtetit ka vënë po ashtu sanksione ndaj Dodikut. Departamenti amerikan i Thesarit pati thënë atëbotë se sanksionet shprehin përkushtimin e administratës së presidentit amerikan, Joe Biden, për të promovuar llogaridhënien “për ata, që mes tjerash, minojnë stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor përmes korrupsionit dhe kërcënimeve ndaj marrëveshjeve afatgjata të paqes”.

Republika Sërpska së bashku me Federatën Myslimane-Kroate janë dy entitetet që përbëjnë Bosnje e Hercegovinën. Organizimi i tillë është bërë me të ashtuquajturën Marrëveshje të Dejtonit, e cila i ka dhënë fund luftës në Bosnje, në vitet 1990. /REL

Etiketa: AngliaSerbiSHBA

Lajme të lidhura

Ish-kryetari i Prishtinës/ Shpend Ahmeti dënohet me dy vjet burg për mosdeklarim të pasurisë
Kosovë & Rajon

Ish-kryetari i Prishtinës/ Shpend Ahmeti dënohet me dy vjet burg për mosdeklarim të pasurisë

14:30 - 24/07/26
Tragjike në Maqedoninë e Veriut! Zbulohen të vdekur tre shqiptarët që rezultonin të zhdukur prej së shtunës
Kosovë & Rajon

Tragjike në Maqedoninë e Veriut! Zbulohen të vdekur tre shqiptarët që rezultonin të zhdukur prej së shtunës

08:56 - 20/07/26
Konjufca i drejtohet BE-së: Dënoni deklaratën e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë!
Kosovë & Rajon

Konjufca i drejtohet BE-së: Dënoni deklaratën e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë!

10:35 - 18/07/26
Para
“Kasapi i Sirisë” në krye të ushtrisë ruse/ SHBA: Po shohim krime lufte në Ukrainë

“Kasapi i Sirisë” në krye të ushtrisë ruse/ SHBA: Po shohim krime lufte në Ukrainë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Populli e flak qeverinë kur ajo gris kontratën!” Çfarë deklaronte Edi Rama kur ishte në opozitë
Aktualitet

Protesta hyn në ditën e 56, qytetarët zbresin përsëri sot në shesh për largimin e Ramës

09:20 - 25/07/26

Protesta kundër qeverisë Rama hyn sot në ditën e saj të 56-të. Qytetarët pritet të mblidhen sërish në mbrëmje në...

Lexo më shumë
Ofertë deri në 30 milionë euro, klubi i Premier League nuk heq dorë nga Ernest Muçi

Ofertë deri në 30 milionë euro, klubi i Premier League nuk heq dorë nga Ernest Muçi

09:12 - 25/07/26
Sazani e Zvërneci, protestat dhe pushteti: Kush fiton e kush humbet dhe kush paguan faturën?

Sazani e Zvërneci, protestat dhe pushteti: Kush fiton e kush humbet dhe kush paguan faturën?

09:07 - 25/07/26
Nga tjetërsimi i tokës te fundosja e godinave, hijet mbi investimet strategjike

Nga tjetërsimi i tokës te fundosja e godinave, hijet mbi investimet strategjike

08:58 - 25/07/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 25 Korrik, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:30 - 25/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com