GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Absurditeti i një Kryeministri të dështuar

09:53 - 12/04/22
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Absurditeti i një Kryeministri të dështuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

NGA ILIR LEVONJA/

Publikisht u thotë shqiptarëve se kanabisi do legalizohet pasi duan shqiptarët. Pastaj po publikisht u thotë po shqiptarëve, se Presidenti nuk mund të zgjidhet nga populli, pasi unë jam kundër kësaj ideje. Ndërkohë, kërcënon po publikisht SPAKU-un përse nuk arreston Sali Berishën, kur ai ka prova dhe se po t’ia kërkojnë prokurorët ai është gati t’ua dorëzojë ato…

Ndërkaq, po publikisht kërcënon të vetët se askush nuk është i paprekshëm nga drejtësia dhe se përgjegjësia është personale. Me një fjalë, kushdo rreth tij që vjedh ka përgjegjësi personale. Që domethënë, qoftë ky ministër a drejtor dikasteri, qoftë ky administrator a shpërndarës fondesh, ka bërë gjithçka me kokë të vet dhe jo me atë të shefit.

E gjithë kjo zigzage nuk është asgjë tjetër, por absurditeti i një kryeministri të dështuar. Le t’i marrim me radhë për të kuptuar se sa mashtrues është, sa grafoman dhe mjerë shqiptarët se kush u ka rënë për pjesë.

1) Nëse duhet vërtet që kanabisi të legalizohet, dakord, veç bëje një referendum me votë, jo me programe kompjuterikë ku vota as nuk shihet, as nuk lexohet, as nuk tregon realitetin. Verdikti qytetar nuk del përmes pyetësorëve apo programeve këshillues etj., midis korridoreve të qeverisë dhe qytetarit virtual, por përmes referendumit. Kjo është metoda më demokratike dhe kaq.

2) Për Presidentin, këtë pozitë kushtetuese komplet të dështuar deri më sot, nga mënyra se si zgjidhet, nuk ka rëndësi nëse duan apo ajo shqiptarët ky zgafello është totalisht kundër. Për kanabisin gjoja po i pyet shqiptarët, për presidentin as që e merr mundimin, pasi ky është kundër. Pra nuk ka rëndësi se çfarë thonë shqiptarët kur ky nuk do. Demokracia, është forca e demosit, e popullit, kësisoj ky po dëshmon se është ky, jo populli.

3) Sot kërcënon publikisht SPAK. Dhe a e dini përse? Pavarësisht se po publikisht hiqet se është pro arrestimeve të kastës së tij, po publikisht dëshmon edhe një nervozizëm karshi prokurorëve. Duket ndonjëri prej të arrestuarve ka lëshuar gojën, ose ka zgjedhur të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë. Kjo ka domethënien se shakaxhiu i përparimit ka humbur besueshmërinë te drejtësia që ai po reklamon si reformën e tij dhe kaq jetike për shqiptarët.

4) Po ta vini re, në këto show-t e tij publikë me metoda “one man rules” (një njeri i vetëm qeveris) a këto kongrese kashte, publikon emra me vulën se janë më të mirët. Kur kapen nga drejtësia, ai nuk ka asnjë përgjegjësi. Megjithëse në politikë, përgjegjësia është totalisht e këtij lloj njëshi, pasi është pikërisht ai që zgjedh dhe jo forumet.

5) Kur thotë publikisht se ka prova dhe se po t’ia kërkojnë prokurorët është gati t’ua japë, pra, provat për kokat e krimit, bën atë gabimin trashanik të bilmezëve, e gjen vetë rrugën për të rënë në gropë. E thjeshtë fare, kur nuk denoncon në organet e ligjit ai, shefi i qeverisë, çfarë prisni nga një qytetar i thjeshtë?

Por ai nuk e bën pasi është veprim taktik, është propagandë. Larje duarsh nga gjithçka. Me një fjalë, ky nuk mban përgjegjësi për asgjë, sikur edhe gjithë vendi të digjet, ky nuk ka asnjë përgjegjësi. Kur në fakt duhet arrestuar në vend. Thjesht për veprën penale minimale, moskallëzimin tek organet përkatëse.

Etiketa: ILIR LEVONJAkryesore2

Lajme të lidhura

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Kur kokëbostanët mbyllin gjylistanin
OP-ED

Skandalet e Ballukut/ Çfarë na tregon rasti i Tahirit, Kokës e Veliajt dhe pse Rama shkeli mbi veten?

19:07 - 29/11/25
Para
Kontrolle blic në Dibër, babë e bir kapen me arsenal armësh në banesë

Kontrolle blic në Dibër, babë e bir kapen me arsenal armësh në banesë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës
Aktualitet

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25

Policia e Durrësit ka arrestuar një 76-vjeçar pas një akti të dhunës së rëndë ndaj bashkëshortes së tij. Sipas njoftimit...

Lexo më shumë
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25
Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com