GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Planet serbe për vrasjen e Dick Marty, Kurti flet pas 3 ditësh: Të zbardhet çeshtja

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Planet serbe për vrasjen e Dick Marty, Kurti flet pas 3 ditësh: Të zbardhet çeshtja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, pas tre ditësh ka folur për herë të parë sot kur është pyetur në konferencën për gazetarë lidhur me planet e shërbimit sekret serb për ekzekutimin e senatorit zviceran Dick Marty. Presidentja, Vjosa Osmani akoma nuk ka bërë deklaratë në lidhje më këtë çështje.

“Sa i përket çështjes Marty, ku kësaj radhe ai nuk është autor por protagonist, mund të them që shteti dhe populli i Kosovës e kanë ditur gjithmonë se kush është Serbia. Mirëpo, unë shpresoj e uroj që QUNTI në Beograd, Bashkimi Europian në përgjithësi ta ngrisin këtë çështje me presidentin atje dhe me të gjitha organet shtetërore, sepse kjo është një akuzë e jashtëzakonshme e cila i tejkalon çfarëdo përmasash individuale, përfshin një shtet të tërë”, tha Kurti para gazetarëve.
Ai foli edhe për bëmat e shërbimit sekret serb në kohën e ish-Jugosllavisë dhe ekzekutimet e intelektualëve shqiptarë gjatë viteve 70-të e 80-të. “Ju e dini shumë mirë se Shërbimi Sekret i Serbisë, gjatë viteve të 70’ta e 80’ta , jo vetëm të 90’ta, ka vrarë shumë patriotë e veprimtarë shqiptar, andaj këtë mënyrë të punës së tyre të mbrapshtë, ata e kanë të ushtruar ndër dekada. Ndër ata që u vranë, ju e dini shumë mirë janë edhe Jusuf e Bardhosh Gërvalla, prindi dhe xhaxhai i Ministres sonë të Punëve të Jashtme, e Kadri Zeka e deri te Enver Hadri e shumë të tjerë”, tha Kurti.

Ai ka përmendur dhe rastin Panda, ku ishin vrarë të rinjtë serbë në Pejë që të fajësohej Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
“Opinioni publik në Serbi është i njoftuar për rastin Panda në Pejë ku janë vrarë të rinjtë serbë që të fajësohet UÇK-ja dhe më pas në emër të kësaj janë vrarë civilët shqiptarë. Pra kjo është një metodë e njohur e Shërbimti Sekret Serb në veçanti për shtetin dhe popullin e Kosovës që e ka përjetuar këtë në përvojën e vetë të hidhur. Por, besoj që është koha e fundit që QUINTI në Beograd dhe Bashkimi Europian që ta ngrisin këtë çështje, me strukturat shtetërore në Serbi”, ka thënë Kurti.

Kryeministri ka thënë se do të bashkëpunojnë me shtetin zvicerian për këtë rast, përmes Ministrisë së Punëve të Brendshme.
“Ne përmes Ministrisë sonë të Brendshme do të bashkëpunojmë me shtetin zviceran më shumë për këtë rast. Por gjithashtu ne jemi të interesuar që kjo të zbardhet deri në fund, sepse nuk mjafton që të bëhet denoncimi, të shpjegohet se në 16 muajt e fundit senatori Dick Marty paska pasur një mbrojtje super speciale për shkak të një rreziku të panjohur. Pra, nuk mjafton ky denoncim. Duhet të sqarohen shkaqet, rrethanat dhe informacioni tjetër, sepse qartazi kjo nuk ka të bëjë vetëm me Dick Martyn, por edhe me Kosovën dhe shqiptarët” ka thënë Kurti.

Etiketa: Albin Kurtiplanet serbete zbardhenvrasja e Dick Marty

Lajme të lidhura

Momente tensioni! Protestuesit bllokojnë eskortën e Ursula von der Leyen sapo mbërrin në Kosovë
Aktualitet

Momente tensioni! Protestuesit bllokojnë eskortën e Ursula von der Leyen sapo mbërrin në Kosovë

14:05 - 01/10/26
“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së
Kosovë & Rajon

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së

09:18 - 01/10/26
Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti
Breaking Views

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti

22:58 - 30/09/26
Para
DETAJE/ Atentati në Shkodër, jo 3 por 6 plumba kapën trupin e “të fortit” Nazmi Bandulla

DETAJE/ Atentati në Shkodër, jo 3 por 6 plumba kapën trupin e “të fortit” Nazmi Bandulla

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP
Breaking Views

Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP

17:04 - 01/10/26

Efektivëve të Policisë së Shtetit iu rrahin shpatullat dhe u thonë fjalë të bukura për shërbimet, por pas shpine u...

Lexo më shumë
Motra e Ronaldos shpërthen pas largimit të tij nga Portugalia: Meritonte më shumë respekt

Motra e Ronaldos shpërthen pas largimit të tij nga Portugalia: Meritonte më shumë respekt

16:11 - 01/10/26
Vodhi makinën e postës në Durrës, arrestohet në Berat 23-vjeçari

Vodhi makinën e postës në Durrës, arrestohet në Berat 23-vjeçari

15:39 - 01/10/26
Raporti për klimën e investimeve në Shqipëri/ DASH: Shqetësim korrupsioni, krimi i organizuar e pastrimi i parave

Raporti për klimën e investimeve në Shqipëri/ DASH: Shqetësim korrupsioni, krimi i organizuar e pastrimi i parave

15:20 - 01/10/26
UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Cesena, pasditen e sotme niset drejt Helsinkit

UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Cesena, pasditen e sotme niset drejt Helsinkit

15:01 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com