GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Shoqata e Transportit u ankua/ Qeveria shtyn afatin për subvencionimin e naftës

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Shoqata e Transportit u ankua/ Qeveria shtyn afatin për subvencionimin e naftës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e sotme Shoqata e Transportit paralajmëroi se do të reduktonte shërbimin për shkak se iu është ndërprerë subvencionimi i naftës. Nuk ka kaluar shumë kohë dhe qeveria ka vendosur të  shtyjë afatin për subvencionin e naftës për këtë sektor deri me 1 gusht. Sipas projektvendimit kompensimi do të bëhet për shumën e konsumimit të karburantit për periudhën mars prill, maj 2022, por jo më shumë se sasia e konsumuar për të njëjtën periudhë të vitit 2021, për secilën nga shoqëritë. Kërkesat nga subjektet për kompensim do të paraqiten pas datës 10 të muajit pasardhës, duke filluar nga muaji prill 2022. Ndërsa kërkesat për kompensim do të pranohen deri në datë 1 gusht 2022.

Subvencioni për një pjesë të shpenzimeve të naftës u miratua në Paketën e Rezistencës Sociale pas shtrenjtimit të çmimit të karburanteve mbi nivelin e 230 lekë/litër. Fondi që do të përdoret për kompensimin e naftës llogaritet në vlerën e 430 milionë lekëve apo 3,5 milionë euro.

Projektvendimi përcakton se aplikimi për të përfituar kompensimin financiar do të bëhet nga subjekti çdo muaj pranë administratës tatimore nën juridiksionin e së cilës është regjistruar, e cila bën verifikimin e dokumentacionit të paraqitur. Subjektet aplikuese duhet të paraqesin pranë administratës tatimore nën juridiksionin e së cilës janë regjistruar dokumentacionin, si: kërkesën (sipas shtojcës që do të shoqërohet këtij vendim); kopje të licencës respektive të vlefshme për transportin qytetas, rrethqytetas dhe ndërqytetas; të dhënat identifikuese të subjektit tatimpagues të pajisur me NIUS; bankën ku subjekti përfitues ka llogarinë rrjedhëse bankare; IBAN-in e llogarisë bankare (jo më shumë se 28 karaktere dhe në monedhën lekë).

 

 

Etiketa: afatishoqata e transportitsubvencioni i naftesvendim

Lajme të lidhura

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj
Aktualitet

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj

08:53 - 14/10/26
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës

12:25 - 13/10/26
Raporti/ Shqipëria po humbet fuqinë punëtore, 67% e popullsisë në moshë pune do të emigrojë
Aktualitet

Banka Botërore: Emigracioni dhe mungesa e fuqisë punëtore frenojnë rritjen ekonomike në Shqipëri

07:59 - 13/10/26
Para
I vrau nusen me thikë, 61-vjeçari kishte kërkuar urdhër mbrojtje ndaj të birit

Krimi në Roskovec/ Kunata e autorit: 61-vjeçari e kishte paralajmëruar djalin se do ia vriste nusen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com