GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandal/ Autoriteti i Konkurrencës iu fal gjobën 1.5 mln € kompanive të plehrave kimike

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandal/ Autoriteti i Konkurrencës iu fal gjobën 1.5 mln € kompanive të plehrave kimike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të anulojë gjobat e vendosura pak javë më parë për 3 kompani të plehrave kimike. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i Konkurrencës Denar Biba gjatë mbledhjes në Komisionin e Ekonomisë. Ai tha se vendimi i marrë nga ky institucion është ankimuar në gjykatë dhe këtë javë është vendosur pezullimi i gjobës. Kujtojmë se bëhet fjalë për 3 kompani të gjobitura me vlerën 1.5 milionë euro, për shkak se kishin deformuar konkurrencën, dhe kishin përcaktuar çmimet në treg

“Edhe gjobat e fundit fare që morën një lloj publiciteti, janë ankimuar në gjykatë dhe dje është vendosur nga Gjykata Administrative e Shkallës së parë është vendosur pezullimi i gjobave”, u shpreh Denar Biba.

Sa i takon 3 kompanive të plehrave kimike AGRO BLEND SHPK, MBM SHPK dhe CACA SHPK që u gjobitën muajin e kaluar hetimi për to kishte nisur që në mars të 2021 fillimisht ndaj 10 ndërmarrjeve me shumicë por vetëm këto tre kompani u gjetën në shkelje të importit dhe shitjes me shumicë të plehrave kimike dapit, Nitratit dhe Uresë. Konkretisht kompania  AGRO BLEND SHPK u gjobit në shumën 118,978,015 Lekë, kompania MBM SHPK në shumën 66,088,573 Lekë dhe kompania CACA SHPK në shumën 7,087,994 Lekë. Kompanitë u ndëshkuan për shkak se kishin cenuar konkurrencën duke përcaktuar çmimet në treg.

Nga hetimet, rezultonte se 3 kompanitë e gjobitura kishin pozitë dominuese në tregun e plehrave kimike si DAP, Nitrat dhe Ure. Për këto produkte kompanitë kishin rritur njëkohësisht çmimet me shumicë, kishin operuar me çmime të përafërta duke përcaktuar në mënyrë të drejtpërdrejtë çmimet e shitjes dhe duke ndarë tregjet. Pavarësisht mbylljes së hetimit të thelluar të këtij tregu, monitorimi i tregut të importit dhe shitjes me shumicë të plehrave kimike DAP, Nitrat dhe Ure, do të vazhdojë edhe për një 1 vit.

 

Etiketa: Autoriteti i Konkurrencesfalen gjobatkompani e plhrave kimikeSkandalvendime

Lajme të lidhura

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën
Aktualitet

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet
Aktualitet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26
Para
Përndiqte prej vitesh diplomaten e BE-së në Tiranë, italiani përfundon në burg (Emri)

Përndiqte prej vitesh diplomaten e BE-së në Tiranë, italiani përfundon në burg (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Nuk e duam BE-në për letra, por për vlera”/ Aktivisti: Von der Leyen erdhi të bëhej palë me qeverinë, turp!
Breaking Views

“Nuk e duam BE-në për letra, por për vlera”/ Aktivisti: Von der Leyen erdhi të bëhej palë me qeverinë, turp!

20:38 - 30/09/26

Protesta qytetare ka vijuar para Kryeministrisë edhe pas përfundimit të vizitës së presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen,...

Lexo më shumë
Hetimet për ish-shefen e SHISH, Rama: Shumë këtu e quajnë regres, nga BE dhe KE shihet si progres

Hetimet për ish-shefen e SHISH, Rama: Shumë këtu e quajnë regres, nga BE dhe KE shihet si progres

20:25 - 30/09/26
“Audit për Thumanë-Kashar”/ Kryetari i KLSH, Arben Shehu: Kemi hasur në presione, por ndalemi

“Audit për Thumanë-Kashar”/ Kryetari i KLSH, Arben Shehu: Kemi hasur në presione, por ndalemi

20:03 - 30/09/26
“Keni ende punë…”, mesazhet e Ursula von der Leyen në Tiranë: Anëtarësimi i Shqipërisë forcon edhe BE-në

“Keni ende punë…”, mesazhet e Ursula von der Leyen në Tiranë: Anëtarësimi i Shqipërisë forcon edhe BE-në

19:52 - 30/09/26
Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com