GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Ish-komandanti i UÇK për deklaratat e Ramës: Armët që po i blen Serbia janë armë ofensive lufte

16:27 - 14/04/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Ish-komandanti i UÇK për deklaratat e Ramës: Armët që po i blen Serbia janë armë ofensive lufte
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deklarata e kryeministrit Edi Rama se armatosja e fundit e Serbisë me sisteme mbrojtëse ajrore nga Kina nuk paraqesin rrezik dhe s’duhet të ketë shqetësim ka ngjallur reagime në Kosovë.

Deputeti nga PDK, ish-komandanti i Betejës së Koshares, Hisen Berisha, njëkohësisht edhe anëtar i Komisionit për Siguri në Kuvend thotë se Shqipëria duhet të jap mesazh të qartë që nëse është nevoja nuk heziton të futet në luftë për mbrojtjen e Kosovës.

“Serbia dhe Shqipëria nuk janë vende fqinje ndërkufitare. Është krejtësisht në rregull që Shqipëria të synojë raporte miqësore me të gjitha vendet e rajonit, përfshirë edhe Serbinë. Megjithatë, Shqipëria duhet ta ketë të qartë rolin e vet si mbështetëse e Kosovës dhe duhet të jetë e qartë dhe pa hezitime sa herë që ka kërcënime nga ana e Serbisë. Tirana duhet të jetë e qartë në mesazhin e vet që, nëse është nevoja, nuk do të hezitojë të futet në luftë për mbrojtjen e Kosovës. Ambiguiteti nga Tirana, paqartësia në mesazhe, vetëm sa e ushqen agresivitetin e Serbisë”, tha Berisha.

Ai foli edhe për raportet mes kryeministrit Kurti dhe homologut të tij nga Shqipëria ku sipas tij dy drejtuesit qeveritarë duhet të komunikojnë dhe të qartësojnë qëndrimet.

“Kryeministrat tanë duhet të komunikojnë edhe duhet t’i qartësojnë edhe qëndrimet e tyre karshi “ Ballkanit të Hapur”.  Ne e dimë se i gjithë spektri politik i Kosovës ka qenë kundër apriori për “Ballkanin e Hapur” pa e shtruar në debat fare ketë çështje sidomos me Shqipërinë, edhe unë jam dhe kam qenë kundër “Ballkanit të Hapur” pa e pranuar realitetin e shtetit të Kosovës nga vet Serbia, pa e ndërprerë ndërhyrjen destruktive që e bën Serbia në Kosovë. Por sa i përket kryeministrit Rama dhe politikës shqiptare, Kosova dhe kryeministri Kurti duhet të bisedojë dhe të marrë opinionin e kryeministrit Rama dhe natyrisht si shtete me interesa të përbashkëta, ta bëjnë edhe çështje dialogu në mes Shqipërisë dhe Kosovës, që qëndrimet e të dy palëve të kuptohen. Ndërsa sa i përket qëndrimit të Shqipërisë për armatimin që Serbia po bën ato janë qëndrime të një shteti sovran ashtu si i sheh ajo vet”, tha Berisha.

Ish-komandanti i Betejës së Koshares tha po ashtu se armatimi që Serbia po e blen janë armë ofensive lufte.

“Është fakt se shtet si Maqedonia, Mali i zi, Kosova etj. nuk kanë shpërfaqur pretendime territoriale ndaj Serbisë, kurse shtet si Kroacia, Hungaria, Bullgaria që janë pjesë e NATO dhe BE, për ta arritur këtë status, iu është dashur ti përmbyllin konfliktet me shtete fqinje. Shtrohet çështja atëherë, përse po ndodh kjo armatosje e Serbisë apo prej kujt pret rrezik Serbia. Lloji i armatimit që po krijon Serbia nuk ka të bëj me mbështetje ushtarake të autoriteteve civile për raste emergjencash dhe fatkeqësish natyrore. Pra këto armatime dhe teknologji që po blenë Serbia janë arme ofensive lufte”, tha ai.

Etiketa: armë ofensive lufteEdi RamaHisen Berishakina

Lajme të lidhura

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR
Kosovë & Rajon

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25
REL: Çfarë po ndodh në shtëpinë e prokurorëve të Kosovës?
Aktualitet

REL: Çfarë po ndodh në shtëpinë e prokurorëve të Kosovës?

17:30 - 04/12/25
Para
Kush vjen pas Metës? Nisin negociatat mes PD dhe PS për Presidentin e  ri

Një personazh kosovar mund të bëhet president në Shqipëri? Ja çfarë parashikon ligji

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut
Aktualitet

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

12:45 - 06/12/25

Reshjet e shumta të shiut që kanë përfshirë zonën gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar probleme të konsiderueshme në disa...

Lexo më shumë
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25
SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

12:15 - 06/12/25
Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25
Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com