GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Përse armatoset Serbia?!

17:18 - 14/04/22
në Opinion
Kohë leximi: 4 min
A A
Përse armatoset Serbia?!

*

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Enver Bytyçi

Serbia armatoset çdo ditë. Së fundmi ajo bleu nga Kina raketa mbrojtëse dhe militarizimi i saj me armë ruse është një gjë e zakonshme. Natyrshëm lind pyetja: – Pse armatoset Serbia?Dhe për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje ka disa variante:

  1. Kryeministri Kurti, presidenti malazez, Gjukanoviç, presidentja Osmani dhe Xhaferoviç i Bosnjë-Hercegovinës thonë se “Serbia armatoset për të destabilizuar pikërisht këto tri vende”, përkatësisht Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnjë-Hercegovinën, pra rajonin.
  2. Presidenti kroat bën pyetjen retorike se nga kush kërkon të mbrohet Serbia, e cila investon kaq shumë për militarizimin e saj?
  3. Ndërsa kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, thotë se “për ne armatosja e Serbisë nuk përbën asnjë shqetësim, sepse kjo bëhet për vetëmbrojtje”! Pra sipas zotit Rama, nuk është e vërtetë që Serbia përmes forcimit të buxhetit dhe makinërisë ushtarake kërkon të destabilizojë rajonin. Madje sipas ti,j nuk përbën shqetësim se kjo armatosje bëhet me synim që së paku ajo ta dominojë dhe sundojë politikisht përmes forcës ushtarake rajonin tonë!

Në fakt përceptimi se Serbia po bëhet kërcënim për paqen e sigurinë e rajonit është logjika më e pranuar e këtij procesi. Kjo thuhet hapur në Prishtinë, në Podgoricë e në Sarajevë. Thuhet me gjysëm zëri në Shkup dhe me zë të lartë nga kreu i opozitës shqiptare, Sali Berisha. I vetmi që mendon ndryshe është Edi Rama. Për kryeministrin shqiptar është normale fuqizimi ushtarak i një vendi, i cili për këtë shkak dy dekada më parë shkaktoi luftëra, konflikte dhe katastrofa humanitare me qindra mijë viktima të pafajshme.

Në gjykimin e këtij fenomeni analiza nuk shkon vetëm në drejtim të së shkuarës së afërt dhe historisë tragjike të krimeve kundër njerëzimit që Serbia e Milosheviçit dhe e Aleksandër Vuçiq ka kryer në vitet e ’90-ta të shekullit të kaluar. Armatosja e Serbisë duhet parë edhe në dy dimensione të tjera:

Së pari, ajo nuk është vend anëtar i NATO-s dhe mban lidhje strategjike me Rusinë, Kinën dhe vende të tjera të lindjes. Madje serbët e urrejnë NATO-n po aq sa edhe rusët. Ndërkohë vendet që e rrethojnë Serbinë janë në NATO, përjashtuar Kosovës dhe Bosnjë Hercegovinës. Kosova dhe BH nuk përbëjnë asnjë rrezik për sovranitetin e Serbisë dhe do të ishte idiotësi të mendohej se Beogradi do harxhonte miliarda dollarë për t’u armatosur nga “frika” e këtyre dy vendeve. Atëherë rezulton se Serbia ka frikë nga vendet anëtare të NATO-s, përkatësisht Kroacia, Hungaria, Rumania, Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Mali i Zi, saktësisht nga disa prej këtyre vendeve ose prej të gjithave njëherësh! Prej këtu shkojmë të arsyetimi se ajo ka frikë nga vetë NATO! D.m.th, sipas zotit Rama, Beogradi investon në variantin e vetëmbrojtjes nga një aleancë, ku vendi I tij bën pjesë! Të gjithë e dinë se Rusia nuk e kërcënon Serbinë. Përkundrazi, ajo po e armatos atë!

Duke pranuar variantin e supozuar të kryeministrit shqiptar, ne shkojmë te arsyetimi se Serbia e konsideron NATO-n dhe vendet anëtare të saj si vende armike. Dhe prej këtej detyrohemi tiI themi kryeministrit Rama se “Sado që t’i afrohesh presidentit Vuçiq nuk i shpëton dot pozicionit të Shqipërisë si vend “armik” me Serbinë”! Ta ka lënë këtë peshqesh Sali Berisha që në momentin që firmosi anëtarësimin e vendit tonë në Aleancën Atlantike.

Së dyti, nga analiza e mësipërme shkojmë të arsyetimi tjetër. A mundet që një vend të asocohet në një nismë të tillë si Open Balkan, kur ai vend i trajton fqinjët e tij si armiq, qoftë dhe potencialë?! Kësisoj del se Open Balkan dhe armatosja e Serbisë janë dy fenomene që do të duhej të përjashtonin njëri-tjetrin. Sepse një Open Balkan i këtij lloji është thjesht i hapur për orekset serbe.

Të dyja këto dimensione i kuptojnë shumë mirë të gjithë liderët rajonalë. I kuptojnë tashmë edhe në Bruuksel dhe në Uashington. I vetmi kryeministër në të 30 vendet anëtare të NATO-s është Edi Rama ai që nuk dëshiron ta shohë një realitet si ky. Ai justifikon mos-vënien e sanksioneve kundër Rusisë nga ana e Serbisë. E bën këtë duke ngrit në qiell aktin e votës pro-përjashtimit të Moskës nga Komiteti i të drejtave të njeriut në OKB.

Edi Rama arriti deri në pikën ekstreme të justifikimit të armatosjes së Serbisë me armë moderne nga partnerët e saj lindorë. Ndërsa në parim asnjë udhëheqës i një vendi demokratik nuk përkrah dhe nuk inkurajon armatosjen e vendeve e të shteteve të ndryshme. Por për Edi Ramën nuk vlejnë as këto parime, kur është fjala për t’i dalë në krah Serbisë dhe presidentit të saj Vuçiq.

E ndërkohë kryeministri shqiptar nuk ka shqiptuar asnjë fjalë inkurajuese për shtimin e buxhetit të Kosovës për mbrojtje, ose për rritjen e kapaciteteve mbrojtëse të saj. Megjithëse Kosova ka njëmijë arsye më shumë sesa Serbia për t’u armatosur. Sepse është Kosova ajo që kërcënohet nga Serbia dhe jo e kundërta!

 

Etiketa: armatosurEnver Bytycikryesore2Serbia

Lajme të lidhura

Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”
Breaking Views

Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”

20:49 - 30/01/26
Ylli Manjani thumbon Berishën: Nuk e arrin pjesëmarrjen në protestat e PD së Lulit dhe LSI së Monikës
Breaking Views

Ylli Manjani thumbon Berishën: Nuk e arrin pjesëmarrjen në protestat e PD së Lulit dhe LSI së Monikës

13:07 - 25/01/26
Nga meritokracia te mediokriteti, pse Shqipëria promovon të paaftët
OP-ED

Nga meritokracia te mediokriteti, pse Shqipëria promovon të paaftët

15:41 - 24/01/26
Para
Nga xhupi i Vasilit, tek “shkrirja” e Alibeajt/ Detajet që nuk u kapën sot në Parlament (Foto)

Nga xhupi i Vasilit, tek “shkrirja” e Alibeajt/ Detajet që nuk u kapën sot në Parlament (Foto)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97
Breaking Views

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26

Gjatë episodit të kësaj të diele në podcastin “Flasim”, kryeministri Edi Rama ka bashkëbiseduar me një kirurge, së cilës i...

Lexo më shumë
Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

11:28 - 01/02/26
Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

11:18 - 01/02/26
Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26
Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

10:45 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com