GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Bardh Spahia e shkarkoi nga detyra, reagon administratori i Dajçit: Kjo është hakmarrje dhe ndasi!

22:46 - 14/04/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Shpërthimet në Shkodër/ Spahia: Kështu ndodh kur krimi merr peng qeverinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, ka larguar nga detyra dy administratorë për shkelje disiplinore. Po kjo siç duket është vazhdim i përçarjes që po ndodh brenda Partisë Demokratike, dhe këtë e tregon edhe reagimi i administratorit të Dajçit, Gjovalin Darragjati. Në një postim në Facebook, Darragjati shkruan se shkresa e shkarkimit jo vetëm nuk përmban ndonjë motiv dhe arsyetim, sikurse e kërkon kodi i punës, por ka një ton të përsëritur dy herë, kërcënues ndaj një punonjësi të administratës së bashkisë Shkodër.

“Sot, me daten 14 prill 2022, permes nje shkrese te percjellur dorazi dhe pa asnje thirrje paraprake per komunikim administrativ,jam njoftuar per lirim nga detyra prej Kryetarit te Bashkise te ardhun nga Tirana, zoti Bardh Spahija.
Shkresa jo vetem nuk permban ndonje motiv dhe arsyetim, sikurse e kerkon kodi i punes, por ka nje ton te perseritur dy here, kercenues ndaj nje punonjesi te administrates se bashkise Shkoder ne Republiken e Shqiperise, qytetari te Shkodres dhe aktivisti shoqeror. Kercenimi, shantazhi, gjuha paralajmeruese, kur nuk ekziston asnje rrethane refuzimi, asnje sinjal kundershtie nga ana ime, ne nje vend qe ka kushtetute, ligje, per mbrojtjen e te drejtave individuale dhe te drejtave te punes, perben veper penale. Askush nuk ka te drejte te hartoje kerkesa te tilla, me kete gjuhe te rende urrejtjeje te paragjykuar politikisht, aq me pak nje kryetar rishtar i Bashkise se kryeqendres se Veriut, i katapultuar, nga shtabi i urdherimit te djegies se shkollave- qendra votimi, nga nje njeri qe vertitej rrugeve, ne kandidat per Bashkine Shkoder, pa kaluar ma pare ne rrjeten e pastrimit te mekateve te shkuara para ligjit. Ngjan sikur jena ne kohen kur sekretari i pare i Komitetit te Partise, leshonte urdhera pushimesh per armiqte e vendosur ne shenjester dhe nuk i therriste ata aspak per te kryer detyrimin e lajmerimit. Ne fakt, shkresa perben prove se kemi te bejme me nje drejtues institucioni, me mangesi gjuhesore, juridike, etike, pervecse nje i ngarkuar me pune spastruese, prej eproreve te tij te padukshem “NE TE DY”, qe ngutet, calon formalisht, coroditet thelbesisht ne sjelljen e tij administrative, dhe ne fund, shfryn ne pastrime” – shkruan Darragjati.

Ai i ka bërë thirrje Bardhit të kërkojë falje për gjuhën e padenjë të përdorur, ta tërheqë shkresën e parë dhe të riformulojë denjësisht një shkresë të dytë. Më tej ai thotë se me urrejtje, hakmarrje, ndasira dhe qoka, nuk ke për të shkuar askund, as deri në fund të vitit shtesë të mandatit tuaj kolektiv.

“Une e kuptoj varferine dhe mjerimin e formulimit qe ka derdhur mbi leter autori, mbasi e di krejt mire prej kohesh, deri ku ka mberritur dhe ndricuar dija e tij nder vitet shkollore ne Shkoder. Por, problemi eshte, se publiku ende nuk e di dhe vazhdon me prite, qe kryebashkiaku i ri te beje transparencen e plote sipas kohes, te shkollimit te tij, ne menyre qe te sigurohet qe Bashkia eshte ne duar te drejta dhe pa shtremberuara nga pikepamja e edukimit. I bej thirrje kryetarit te Bashkise zotit Bardh Spahiu, te me kerkoje falje per gjuhen e padenje te perdorur, ta terheqe shkresen e pare dhe te riformuloje denjesisht nje shkrese te dyte te bazuar ne te gjitha pikat ne ligj, dhe te respektoje ne cdo fjale, etiken qe duhet te kete nje urdher i dalur nga zyra me e vjeter bashkiake e Shqiperise. Po nuk ndodhi kjo kerkese faljeje, terheqje dhe riformulim etik, shkresen e mesiperme do ta dergoj ne te gjitha institucionet qe merren me monitorimin e ligjshmerise se sjelljes dhe veprimeve te organeve te zgjedhura ndaj shtetasve. Ne fund, dy fjale si qytetari, qytetarit: e ke filluar se mbrapthi punen i nderuar, ju dhe kushdo, individ apo grup- individesh, qe ju perdor juve si veprues fundor te planeve te ndertuara jashte zyrave te shtetit shqiptar dhe perkunder parimeve te qeverisjes se mire. Me urrejtje, hakmarrje, ndasira dhe qoka, nuk ke per te shkuar askund, as deri ne fund te vitit shtese te mandatit tuaj kolektiv. Uroj te reflektosh, jo duke terhequr vendimin per mua, por duke terhequr proven shkresore te arrogances dhe shantazhimit te paragjykuar, qe pershkon fund e maje permbajtjen e saj. Keshille e fundit prej meje: beju burre dhe takoji njerezit kur ke per t’i dhene kumte te tilla kaq te pabukura, te detyruara nga padroni hakmarres.
Falenderimim per te gjithe banoret e Dajçit per qendresen, vyrtytet dhe perkushtimin e pashoq per PD dhe vlerat demokratike qe kemi luftuar te gjithe bashke qe ne fillimet e demokracisë” – shkruan Dragjati.

Kujtojmë se ai ka liruar nga detyra edhe Altin Shabaj, Administrator në Postribë.

 

Etiketa: administratoriBardh SpahiaDajcidetyrahakmarrjendasishkarkoi

Lajme të lidhura

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”
Aktualitet

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25
“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht
Breaking Views

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Para
Dy javë në luftë/ Putin takohet me Zelenskyn

Kremlini: Putini ulet në tryezë me Zelenskyn, por vetëm me një kusht!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25

Një aksident dramatik ka ndodhur sot në Pogradec, me pasojë 3 persona të plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30, në...

Lexo më shumë
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25
Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com