GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Zbulohet historia e dashurisë së Noizyt/ Ja kush është partnerja që e shoqëron në çdo event

në Show Biz
Kohë leximi: 3 min
A A
Zbulohet historia e dashurisë së Noizyt/ Ja kush është partnerja që e shoqëron në çdo event
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Noizy është padyshim një ndër personazhet më të suksesshëm dhe më të kërkuar shqiptar, edhe pse pak dihet për jetën e tij private. Reperi prej vitesh është deklaruar si një ndër beqarët më të kërkuar. Pas disa thashethemeve për vajza të njohura të ekranit, ai gjithnjë është shfaqur vetëm. Madje, në deklaratat e tij, ai pohonte se do ta shikonim edhe shumë kohë single. Por duket se tani gjërat kanë ndryshuar.

Noizy ka qenë i ftuar në emisionin “N’majë t’gjuhës”, përball Xheraldinës ai ka folur ndoshta për herë të parë për jetën e tij private. Përveç batutave dhe bisedës për karrierën, Noizy ka folur edhe për vajzën që i ka fituar zemrën. Me sa duket, ai ka tashmë dikë në krah dhe shumë shpejt është duke planifikuar edhe dasmën. Natyrisht, duke mos dashur të zbulojë më shumë, ai na ka lënë të kuptojmë se partnerja e tij është nga Dibra.

“Mezi po pres t’i bëj telashe dikujt në Dibër. Ta marrim një nuse në Dibër.”

Mbas kësaj deklarate të reperit, duket se lidhja e tij është konsoliduar tashmë dhe vajza nga Dibra ndoshta shumë shpejt do të jetë edhe bashkëshortja e tij. Bëhet me dije se lidhja e tyre ka nisur disa vite më parë, duke u shndërruar shpejt në një marrëdhënie të afirmuar dhe pranuar nga miqtë dhe të afërmit.

Dibrania e shoqëron të dashurin thuajse në çdo udhëtim, duke përfituar kështu nga koha për të shijuar edhe disa ditë relaksi së bashku. Duke njohur natyrën e tij diskrete, reperi ka preferuar që ta mbajë gjithnjë larg vëmendjes së rrjeteve sociale, duke mos dashur ta shndërrojë në një personazh të famshëm.

Duke qenë se partnerja e tij nuk i përket pjesës së showbizzit, edhe ajo vetë preferon të qëndrojë larg kësaj bote. Në ato pak rrëfime që ai vetë ka thënë, nuk e ka përmendur kurrë praninë e një femre në jetën e tij.

Në një intervistë për “Revistën Class”, pak kohë më parë, reperi ka folur për projektet muzikore, biznesin si dhe jetën private. I pyetur se si është një grua ideale për të, Noizy u përgjigj

“Një grua e sinqertë, e thjeshtë që nuk është shumë e lidhur me make up, nëse ka mundësi fare ose shumë pak. Një femër me karakter, me ndershmërinë si mamaja ime ose si motra ime”.

Gjithashtu, i pyetur se a është i dashuruar, reperi kishte këtë përgjigje “Po, me disa femra në fakt: mamin, motrën, vajzën time, mbesën. I dua shumë”.

Kujtojmë se reperi është baba i një vajze dhe ka treguar se në të ardhmen nëse do të bëhet me një tjetër fëmijë, i ka menduar gjërat që do t’i mësojë.

Të gjithëve u bëri përshtypje pak kohë më parë afërsia e tij me Oriola Marashin, mbi të gjitha kur dy të rinjtë e kishin mbyllur raportin e tyre miqësor vite më parë. Në fakt, ajo që u duk si flirt, apo si lidhje është vetëm një miqësi, që tashmë që modelja u nda nga Eros Grezda, vijoi aty ku kishte mbetur.

Por duket se muajt e fundit është vënë re edhe një afrimitet mes Oriolës dhe Noizyt. Madje, tashmë, ata as nuk i kursejnë batutat me njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Por, veç Oriolës, ai është përfolur edhe për një lidhje me Dhurata Dorën, ku pati dhe një bashkëpunim verën që lamë pas. Një postim i tij në rrjetet sociale për Dhuratën ka ngritur dyshimet se çifti ishte bashkë. Ai ka publikuar një video të shkurtër nga klipi i Dhuratës dhe shkruan: “Më mungon edhe ti gjithashtu”, ku ka treguar se e dëgjon këngën e saj kudo që shkon dhe i pëlqen shumë.

Së fundmi, bëhet fjalë vetëm, për raport miqësor, pasi Noizy duket më i dashuruar se kurrë me vajzën nga Dibra, që, sikurse ai tha, mezi pret t’i bëjë telashe.

Etiketa: Noizy

Lajme të lidhura

Fitoi gjyqin ndaj Kanye West, ish-punonjësi i kërkon reperit 1.2 milionë dollarë
Botë

Fitoi gjyqin ndaj Kanye West, ish-punonjësi i kërkon reperit 1.2 milionë dollarë

18:47 - 14/07/26
Super spektakël në finalen e Botërorit, Justin Bieber i bashkohet Madonnës, Shakirës dhe grupit BTS
Show Biz

Super spektakël në finalen e Botërorit, Justin Bieber i bashkohet Madonnës, Shakirës dhe grupit BTS

12:36 - 09/07/26
Ndërron jetë këngëtarja legjendare e muzikës pop
Show Biz

Ndërron jetë këngëtarja legjendare e muzikës pop

11:51 - 09/07/26
Para
Zbardhet lista/ Ja kush janë 32 deputetët që mbështetën Alibeajn

Zbardhet lista/ Ja kush janë 32 deputetët që mbështetën Alibeajn

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pas mbylljes së seancës parlamentare, goditen me vezë makinat e deputetëve
Breaking Views

Pas mbylljes së seancës parlamentare, goditen me vezë makinat e deputetëve

17:31 - 23/07/26

Pas mbylljes së seancës, ashtu siç pritej, ka pasur një moment të tensioni, pasi protestuesit kanë pikasur duke u larguar...

Lexo më shumë
PS voton kryetarin e ri të Komisionit të Prokurimit Publik, paraardhësi u shkarkua nga SPAK

PS voton kryetarin e ri të Komisionit të Prokurimit Publik, paraardhësi u shkarkua nga SPAK

17:25 - 23/07/26
Kuvendi/ Mazhoranca përdor forcën e kartonit, kalon direkt në votim të gjitha projektligjet e rendit të ditës

Kuvendi/ Mazhoranca përdor forcën e kartonit, kalon direkt në votim të gjitha projektligjet e rendit të ditës

15:42 - 23/07/26
Tensione te protesta, policia shoqëron me forcë aktivistin Edison Lika

Tensione te protesta, policia shoqëron me forcë aktivistin Edison Lika

15:16 - 23/07/26
Cristiano Ronaldo planifikon ndeshjen e lamtumirës me Portugalinë

Cristiano Ronaldo planifikon ndeshjen e lamtumirës me Portugalinë

14:46 - 23/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com