GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Shëndet & Fitness

Keni probleme me alergjitë sezonale këtë vit? Ja disa këshilla “shpëtimi”

17:31 - 16/04/22
në Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 2 min
A A
Keni probleme me alergjitë sezonale këtë vit? Ja disa këshilla “shpëtimi”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sezoni i alergjive është rikthyer  dhe nëse nuk e ndjeni tashmë mbingarkesën, kruajtjen e syve dhe teshtitjen e vazhdueshme, mund ta ndjeni së shpejti. Nëse duket sikur alergjitë tuaja po bëhen më të rënda, nuk jeni vetëm. Një teori thotë se ndryshimi i klimës mund të jetë duke luajtur një rol në përkeqësimin e stinëve të alergjisë, tha për “TODAY” Dr. Mark Corbett, alergolog i certifikuar nga bordi me qendër në Kentaki dhe president i Kolegjit Amerikan të Alergjisë, Astmës dhe Imunologjisë (ACAAI). “Sezoni i polenit është më intensiv tani dhe koha duket se po ngrohet pak,” tha ai.

Disa nga simptomat më të zakonshme të alergjive sezonale mund të përfshijnë:

Sy që kruhen apo sy të përlotur

Kruajtje të fytit

Hundë të bllokuar ose rrjedhje

Teshtitje

Lodhje dhe dhimbje koke

Sa zgjasin simptomat e alergjisë sezonale?

Alergjenët e ndryshëm sezonalë rriten në periudha të ndryshme të vitit, kështu që mund të prisni të ndjeni simptomat tuaja tipike të alergjisë sipas asaj ndaj së cilës jeni alergjik. Simptomat e alergjisë pranverore zakonisht fillojnë rreth marsit kur poleni i pemëve është problemi kryesor, tha Corbett. Ai tha se sezoni zakonisht zgjat deri në prill. Pastaj vjen sezoni i polenit të barit, i cili kalon nga maji deri në verë.

Si të menaxhoni alergjitë sezonale në shtëpi

Ka shumë medikamente pa recetë që mund të përdorni për të trajtuar alergjitë tuaja sezonale në shtëpi. Opsionet më efektive në treg për momentin janë sprajet e hundës kortikosteroide, tha Azar. Këto medikamente funksionojnë duke reduktuar gradualisht përgjigjen inflamatore të trupit ndaj alergeneve.

Ju gjithashtu mund të ndërmerrni hapa të tjerë praktikë për të reduktuar ekspozimin ndaj alergeneve jashtë dhe në shtëpinë tuaj. Ja çfarë rekomandojnë ekspertët TODAY:“Mbani dritaret tuaja të mbyllura në shtëpi për të parandaluar hyrjen e polenit brenda.Mbani maskë dhe syze dielli kur jeni jashtë. Çdo gjë që vendos një pengesë midis jush dhe alergjenëve mund të ndihmojë në reduktimin e simptomave”, tha Blair.

“Ndryshoni rrobat dhe bëni dush kur të ktheheni në shtëpi për të hequr qafe çdo polen që mund të keni mbledhur jashtë. Nëse duhet të jeni jashtë, shmangni mëngjesin. Numri i polenit zakonisht është më i lartë në mëngjes. Nëse do të ushtroheni, përpiquni ta shtyni nga mëngjesi i herët në pasdite.”, vazhdoi ai.

Etiketa: alergjialergji sezonaleekpertetkeshillakujdesMjeketshendeti

Lajme të lidhura

“Zemra NDALON për 3 orë… dhe njeriu jeton!” – Habit Doktori: Operacione që sfidojnë imagjinatën
Aktualitet

“Zemra NDALON për 3 orë… dhe njeriu jeton!” – Habit Doktori: Operacione që sfidojnë imagjinatën

21:59 - 19/11/25
Nga tërshëra te avokado, njihuni me ushqimet që ndihmojnë në uljen e kolesterolit
Aktualitet

Nga tërshëra te avokado, njihuni me ushqimet që ndihmojnë në uljen e kolesterolit

22:40 - 13/11/25
OBSH: Tuberkulozi, sëmundja më vdekjeprurëre në botë! Shifër rekord infektimesh
Aktualitet

OBSH: Tuberkulozi, sëmundja më vdekjeprurëre në botë! Shifër rekord infektimesh

20:59 - 12/11/25
Para
Kievi paralajmëron: Bjellorusia do të nisë sulmin në Ukrainë, ja kur do të ndodhë

Do të zgjerohet lufta? Gjermania pritet t’i japë goditjen e fortë Rusisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25

Aksident me vdekje në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë...

Lexo më shumë
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com