Një aksident ka ndodhur në rrugën “Aleksandër Moisiu”, në Tiranë. 21-vjeçarja me inicialet, A. M. duke drejtuar mjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë 21-vjeçarja është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Discussion about this post