GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

“E bëri piktor”/ Kush ishte ish e fejuara e Donaldit dhe ndikimi që pati tek karriera e tij

19:21 - 16/04/22
në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
“E bëri piktor”/ Kush ishte ish e fejuara e Donaldit dhe ndikimi që pati tek karriera e tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Donald Veshaj ka marrë sërish vëmendjen e publikut, teksa publikoi këngën e tij të re, një bashkëpunim me të vëllain, Romeo dhe  këngëtarin Elgit Doda. “Picasso” u shndërrua menjëherë në hit dhe njerëzit e lidhën tekstin me historinë e tij me Bora Zemanin. Duke pasur parasysh trekëndëshin e dashurisë Bora Zemani-Donald Veshaj-Beatrix Ramosaj, kjo këngë pritej të kishte edhe fjalë dedikuar njërës nga ish të dashurave të tij. Nisur nga kurioziteti i madh, kënga po rezulton një sukses në You Tube, ku për pak orë mori më shumë se 400 mijë klikime dhe qindra komente për 3 djemtë.  Por krahas fansave, që duhet thënë janë të shumtë të tyre, ka pasur edhe nga ata që kanë qenë më skeptik në lidhje me produksionin e tyre të fundit.

Të shumtë kanë qenë ata që kanë kritikuar kantautorin, Elgit Doda për faktin se i ka bërë pjesë të muzikës, dy personazhe që në fakt janë aktor. Nga ana tjetër komentuesit e kanë ‘akuzuar’ edhe për shumë ‘auto-tune’ në këngë. Por komentet kanë vijuar në kritika për Donaldin, duke mos ia kursyer zhgënjimin për gjithçka ndodhi në Big Brother. “E dashura e parë e bëri piktor, e dyta prezantues, e treta këngëtar”, ishte një ndër komentet më të spikatura në You Tube, duke na sjellë edhe njëherë në vëmendje historinë që aktori ka patur para se të njihej me Bora Zemanin.

Ai dhe partnerja e tij, Sara qëndruan së bashku për 4 vite dhe madje në media u shkruar se dy të rinjtë ishin edhe të fejuar.  Sara nuk është një personazh publik dhe aktualisht jeton në Milano dhe është Interior dhe Graphic Dizanjere.E duket se ka qenë pikërisht Sara që e ka afruar Donaldin më shumë me botën e artit, ku pas shkollimit në Lice, ai dhe Sara bashkëpunuan së bashku edhe në disa projekte, veç marrëdhënies private. Por gjërat ndryshuan kur Donaldi u bë i famshëm.

Teksa Sara preferoi të zgjidhte Italinë për të punuar dhe jetuar, Donaldi kishte ambicje të tjera. Pas një periudhe të shkurtër të një lidhjeje në distancë, çifti i dha fund kësaj historie, por duke mbetur ende miq të mirë edhe sot.  Sara nuk ka fshirë gjurmët e Donaldit në profilin e saj në Instagram, madje ajo ruan shumë foto me aktorin, që të tjerët i kanë bërë “tag”. Edhe në profilin e saj ndodhet një foto me Romeon që duket se kanë gëzuar një raport shumë të mirë.

Etiketa: AktordetajeDonald Veshajfotoish e fejuaraMilanondarjepiktorSara

Lajme të lidhura

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë
Breaking Views

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë

20:44 - 19/03/26
Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private
Breaking Views

Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private

18:04 - 15/03/26
Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova
Kosovë & Rajon

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova

02:57 - 28/02/26
Para
Liverpool “zjarr” ndaj Manchester City, kualifikohet në finalen e FA Cup

Liverpool “zjarr” ndaj Manchester City, kualifikohet në finalen e FA Cup

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com