GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“I dhamë fund kryetarokracisë”, Berisha: Deputetët nuk marrin dot në dorë partinë

21:52 - 18/04/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Jam takuar me Presidentin Meta”, Berisha: Diskutova për marrëveshjen me LSI-në
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-Kryeministri Sali Berisha ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Çim Peka Live”, ku është shprehur se po i jepet fund kryetarokracisë në Partinë Demokratike dhe emrat po propozohen nga baza ose kanë shprehur dëshirën për të garuar dhe askush nuk ka marrë një vendim nëse duhet të kandidojnë ose jo.

“Po ndodh diçka që kurrë s´ka ndodhur më parë me partitë politike në vend, asnjë kandidat nuk po pengohet të garojë, nëse ai plotëson kushtet.”

Gjithashtu, ish-Kryeministri është shprehur se për herë të parë Kryesia qendrore nuk po seleksionon kandidatët dhe kjo është diçka që s´ka ndodhur asnjëherë.

“Në Prrenjas fitoi Arjan Karriqi, që e uroj përzemërsisht dhe ai nuk ishte pjesë e Foltores. Në Kamëz fitoi Arjan Hoxha, i cili ishte pjesë e Kuvendit të thirrur nga Lulzim Basha me 18 dhjetor. Dasho Aliko nuk kandidoi në Gjirokastër, e kam mik timin, dhe në garë nuk hyri, pra nuk ka një frymë siç mundohen ta paraqesin. Pjesë e procesit është Isa Sakja, njeri me kontribute në PD, pra janë procese që po i bashkojnë demokratët.”

Ish-Kryeministri deklaroi se baza e Partisë Demokratike po shkon drejt bashkimit të vërtetë.

“Primaret në PD do ti përshtasim në variantin më të mirë, duke marrë edhe një kompani që do të na asistojë. Nuk them se këto zgjedhje nuk kanë pasur probleme, por i dhamë fund modelit të kryetarokracisë. Gjithsesi mund të them se vota nuk mori rëndësinë e duhur për shkak të listave, duke mos pasur mundësinë për gjithëpërfshirjen e anëtarësisë.”

Nga ana tjetër, ish-kryeministri Sali Berisha u është përgjigjur deputetëve që kërkuan anulimin e Kuvendit të paralajmëruar nga Rithemelimi.

Berisha tha se grupi parlamentar nuk mund të marrë në dorë partinë. Ai tha se janë të tjera struktura që merre me anën ekzekutive të partisë, pavarësisht se deputetët janë me mjaft rëndësi në një parti, qoftë ajo edhe Partisë Demokratike. Anulimi i Kuvendit sipas Berishës, i shërben vetëm kryeministrit Edi Rama.

“Ne ripërsërisim çdo proces. Ky proces ka nisur në dhjetor, asnjë kompetent nuk e anulon një proces statutor, shko bëje po deshe. Një proces jostatutor e anulon. Alternativa jonë ishte të krijonin auditin, të verifikojmë kudo që janë shkelur dhe të anulojmë çdo proces zgjedhor që nuk është ndjekur statuti dhe të vijojmë përpara. E them me sinqeritet absolut. Nuk mund të anulosh një proces të thyer mbi statutin, nuk mund të ndodhë ajo. Do të ishte pasnesër konferenca, u shty. Shtyrja nuk është antistatuore. Anulimi, po. Disa deputetë kërkuan anulim dhe kjo gjë nuk mund të bëhej. Deputetët janë institucion themelor i një partie, por në të gjitha partitë politike të kontinentit, përveç Britanisë së Madhe, nuk janë ekzekutivi i partisë, janë krahu legjislativ. Nuk mund të marrin funksione ekzekutive.”

Etiketa: Partia DemokratikeSali Berishazgjuedhje

Lajme të lidhura

Ilir Meta kërkon lirimin nga paraburgimi, Kushtetuesja cakton datën e shqyrtimit
Breaking Views

Ilir Meta kërkon lirimin nga paraburgimi, Kushtetuesja cakton datën e shqyrtimit

17:47 - 04/02/26
Veliaj depoziton kërkesë në GJKKO për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda
Breaking Views

Veliaj depoziton kërkesë në GJKKO për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda

16:42 - 04/02/26
Qëndrimi ndaj Ballukut/ Berisha: Gjykata Kushtetuese është strofulla e fundit e hajdutëve, njerëz pa dinjitet
Aktualitet

Qëndrimi ndaj Ballukut/ Berisha: Gjykata Kushtetuese është strofulla e fundit e hajdutëve, njerëz pa dinjitet

14:15 - 04/02/26
Para
Korreshi sfidon publikisht Bashën dhe Berishën: Lushnja fitohet me 1 kandidat të vetëm

“PD është në ditët më të vështira”, Korreshi: Nuk kandidoj në këto zgjedhje, ja arsyeja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën
Breaking Views

Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën

18:41 - 04/02/26

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) anë në proces të shqyrtimit të formës dhe kapacitetit me...

Lexo më shumë
Gati Amnistia Penale: 1400 të burgosur dhe 9000 veta nën akuzë përfitojnë lirinë, ulje të dënimit dhe pushim hetimi

Gati Amnistia Penale: 1400 të burgosur dhe 9000 veta nën akuzë përfitojnë lirinë, ulje të dënimit dhe pushim hetimi

17:56 - 04/02/26
Ilir Meta kërkon lirimin nga paraburgimi, Kushtetuesja cakton datën e shqyrtimit

Ilir Meta kërkon lirimin nga paraburgimi, Kushtetuesja cakton datën e shqyrtimit

17:47 - 04/02/26
Stacionet e pompave në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot jashtë funksionit

Stacionet e pompave në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot jashtë funksionit

17:37 - 04/02/26
Veliaj depoziton kërkesë në GJKKO për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda

Veliaj depoziton kërkesë në GJKKO për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda

16:42 - 04/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com