Lajm i mirë, Rusia shpall armëpushim për civilët në Mariupol

Ministria ruse e mbrojtjes tha se trupat e saj do të ndalonin armiqësitë për të lejuar civilët të largoheshin nga uzina e çelikut Azovstal në qytetin e rrethuar ukrainas të Mariupol.

Trupat ruse “nga ora 14:00 me orën e Moskës (1100 GMT) më 25 prill 2022, do të ndalojnë në mënyrë të njëanshme çdo armiqësi, do të tërheqin njësitë në një distancë të sigurt dhe do të sigurojnë tërheqjen” e civilëve, tha ministria e mbrojtjes në një deklaratë.

Javën e kaluar, Rusia tha se civilët dhe luftëtarët ukrainas mund të largoheshin nga uzina e Azovstal me kushtin që forcat ukrainase të “ngrenë flamuj të bardhë”.

Lajme të lidhura

Para

Discussion about this post

TË FUNDIT