GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Droga “Bonsai” në Korçë/ Mjeku: Shkakton halucinacione, ndaloni përhapjen

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
U kap me drogë, arrestohet 62-vjeçari në Mirditë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mjekët toksikologë kërkojnë nga institucionet përgjegjëse që të bëjnë kontrolle dhe të mos lejojnë përhapjen e drogës sintetike “Bonsai”, e cila javën e kaluar u gjet në Korçë. Mjekët ë thonë se në spitale janë regjistruar shpesh raste të personave që kanë marrë mjekim të detyruar pasi kanë konsumuar këtë lëndë narkotike problematike. Sipas specialistëve, kjo lloj lënde e cilësuar edhe si bombë, shkakton çrregullime të mëdha psikologjike dhe emocionale deri halucinacione tek përdoruesit e saj dhe nuk zbulohet nga pajisjet e thjeshta të testimit.

Kjo lëndë narkotike, në dukje imitim i kanabisit, është një prodhim sintetik që kushton më pak së marijuana në tregun kriminal të lëndës narkotike por është shumë herë më e rrezikshme se heroina. Prezencën e saj të hershme në vendin tonë e konfirmon edhe mjeku toksikolog Alban Haxhi, i cili tregon se e konsumatorët e kësaj lëndë kanë përfunduar në spital për mjekim.

“Ne kemi pasur histori nga më të ndryshmet në lidhje më këtë drogë. Pacientët gjithmonë kur vijnë për tu trajtuar referohen se janë droga si cannabis jo po thjesht më bëri më keq, po thjesht nuk isha mirë, mundohen ta gjejnë justifikimin tek pjesa jo e prodhimit sintetik të kësaj droge”, tha mjeku.

Sipas mjekut Haxhi, konsumi i kësaj lëndë narkotike shkakton çrregullime të rënda mendore, haliçinacione si dhe veprime të pa kontrolluara deri në forma më agresive. “Fillimisht jep të vjella, mund të jap zverdhje, hipertensione, ulje të tensionit, marrje mendsh deri në psikoza më të forta siç janë ato të tipit haluçinacione, fillojnë të flasin në mënyrë jo koshiente, humbin memorien, humbin logjikën për gjëra bëhen më pak vigjilentë”.

Një tjetër problem me këtë lloj lënde narkotike është se ajo nuk pikaset nga pajisja që po përdor së fundi policia rrugore për të testuar përdorimin e drogës nga drejtuesit e mjeteve.  Për të përcaktuar nëse pacienti ka konsumuar këtë lëndë nuk mjafton vetëm analiza e urinës dhe flokut. Identifikimi i drogës “Bonsai” është bërë vetëm nga mjekësia ligjore pas kryerjes së  një sërë analizash komplekse. Sekuestrimi i një sasie nga kjo lëndë narkotike në Korçë, ka nxitur policinë të shtojë kontrollet për të shmangur përdorimin e saj në qytete të tjera.

 

 

Etiketa: dorga bonsaihalucilacioneKanabisMjeketrrezikspecialiste

Lajme të lidhura

“Na sill ujin se po lahemi me kazan”, kryebashkiaku i Shijakut i kthehet qytetarit: E di unë çfarë do ti!
Aktualitet

“Na sill ujin se po lahemi me kazan”, kryebashkiaku i Shijakut i kthehet qytetarit: E di unë çfarë do ti!

09:16 - 21/08/26
Zjarri mbi Dukat merr përmasa më të mëdha, flakët përhapen me shpejtësi drejt malit të Çikës
Aktualitet

Zjarri mbi Dukat merr përmasa më të mëdha, flakët përhapen me shpejtësi drejt malit të Çikës

09:06 - 21/08/26
Kërkojnë naftë pa akcizë dhe subvencione, fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator
Aktualitet

Kërkojnë naftë pa akcizë dhe subvencione, fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator

08:24 - 21/08/26
Para
Sherr masiv me thika, plagoset 20-vjeçari shqiptar

Sherr masiv me thika, plagoset 20-vjeçari shqiptar

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Na sill ujin se po lahemi me kazan”, kryebashkiaku i Shijakut i kthehet qytetarit: E di unë çfarë do ti!
Aktualitet

“Na sill ujin se po lahemi me kazan”, kryebashkiaku i Shijakut i kthehet qytetarit: E di unë çfarë do ti!

09:16 - 21/08/26

Në vitin 2026, në vend që një qytetar të marrë një përgjigje për ujin e pijshëm që i mungon në...

Lexo më shumë
Zjarri mbi Dukat merr përmasa më të mëdha, flakët përhapen me shpejtësi drejt malit të Çikës

Zjarri mbi Dukat merr përmasa më të mëdha, flakët përhapen me shpejtësi drejt malit të Çikës

09:06 - 21/08/26
Kërkojnë naftë pa akcizë dhe subvencione, fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator

Kërkojnë naftë pa akcizë dhe subvencione, fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator

08:24 - 21/08/26
“Mu sul si një nëpërkë!“ Analisti i njohur denoncon Linda dhe Edi Ramën: Udhëruan shoqërimin tim në polici

“Mu sul si një nëpërkë!“ Analisti i njohur denoncon Linda dhe Edi Ramën: Udhëruan shoqërimin tim në polici

08:16 - 21/08/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 21 Gusht, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

07:51 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com