GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Eshtrat në Fushë Kuqe/ Ekspertiza nxjerr detajet: Viktima u keqtrajtua me mjete të forta

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Eshtrat në Fushë Kuqe/ Ekspertiza nxjerr detajet: Viktima u keqtrajtua me mjete të forta
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Është publikuar sot  ekspertiza për eshtrat e gjetura në Fushë Kuqe në fillim të prillit. Nga analizat e kryera ekspertët dalin në përfundimin se  i përkasin një personi që është keqtrajtuar para vrasjes. Ata sqarojnë se kanë evidentuar dëmtime të shkaktuara te viktima me sende të forta, ndërkohë që ende nuk është identifikuar personi të cilit u përkasin eshtrat që u zbuluan rastësisht nga rënia e zjarrit në zonë.

Edhe pse specialistët nuk janë në gjendje të përcaktojnë se cilët janë mjetet e përdorura për goditjen e viktimës, por kjo ka lindur dyshime se personi para se të vritej është dhunuar me sende të forta.

Kujt i përkasin eshtrat?

Deri më tani nuk është dalë në një vendim përfundimtar se kujt mund ti’i përkasin eshtrat.  Me shpresën e identifikimit të personit që i përkasin eshtrat e gjetura brenda shkurreve në zonën e Fushë-Kuqes, prokuroria e Kurbinit, vendosi të marë një kampion ADN-je nga një grua në Laç. Ajo është nëna e 16-vjeçarit të zhdukur prej 7 vitesh, Mariglen Gjonaj, e cila mësohet se ka udhëtuar nga Italia në drejtim të Tiranës, ku dhe i është marë një profil ADN-je.

Analiza ende nuk ka një përgjigje konkrete nga ekspertët biologë, por burime nga prokuroria besojnë shumë se ballafaqimi i ADN-së mund të sjellë në identifikimin e të riut të zhdukur. Edhe nëse do ishte një përgjigje pozitive ku do konfirmoheshin profile të njëjta, Prokurorisë do ti duhet shumë punë për të zbardhur autorët e krimit të rëndë.

Zhdukja e adoleshentit 16-vjeçar, Mariglen Gjonaj, është hetuar fillimisht nga prokuroria e Laçit dhe më pas çështja ka kaluar në prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë. Kjo e fundit kreu veprime për akuzën e rrëmbimit të personit, por pas shpërbërjes së Krimeve të Rënda, dosja i kaloi për hetime të mëtejshme sërisht në Kurbin.

Hetimet u pezulluan derisa pak kohë më parë në zonën e Fushë-Kuqes, është gjendur një skelet njeriu, që ende dhe sot nuk dihet se kujt i përket. Tashmë është prokuroria e Laçit ajo që do hedhë dritë mbi këtë situatë, pasi prej 7 vitesh nuk dihet asgjë rreth fatit të 16-vjeçarit.

Adoleshenti u zhduk në rrethana të mistershme teksa ishte në një ekskursion me shokët e tij, të klasës. Ditën e zhdukjes ai kishte me vete një orë Rolex dhe një varëse floriri.

Etiketa: ADNanalizaDëshmiekspertizaeshtraFushe KuqeKryesore1Mariglen Kuqite dhena

Lajme të lidhura

“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë
Aktualitet

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
Masa e arrestit për Vlora Hysenin, media italiane: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh
Aktualitet

Masa e arrestit për Vlora Hysenin, media italiane: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh

16:36 - 29/09/26
Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari
Aktualitet

Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari

16:06 - 29/09/26
Para
Shqiptarët kërkojnë më shumë hua te të afërmit se në banka

Shqiptarët kërkojnë më shumë hua te të afërmit se në banka

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë
Aktualitet

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26

Protesta qytetare kundër qeverisë zhvillohet sot në Tiranë, duke shënuar ditën e 123-të të tubimeve të njëpasnjëshme. Pas protestës së...

Lexo më shumë
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 30 Shtator 2026

07:32 - 30/09/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 30 Shtator 2026

07:31 - 30/09/26
Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)

23:39 - 29/09/26
Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

22:46 - 29/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com