GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Liberalizimi i vizave/ A do ta heqë Holanda bllokadën ndaj Kosovës

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Liberalizimi i vizave/ A do ta heqë Holanda bllokadën ndaj Kosovës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zyrtari i Ambasadës së Holandës në Prishtinë ka thënë se është në dorën e Këshillit të Evropës dhe shteteve anëtare për të diskutuar dhe pajtuar sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën në momentin kur çështja do të jetë në agjendë.

“I takon Këshillit të Bashkimit Evropian dhe shteteve anëtare të tij që të diskutojnë dhe bien dakord për liberalizimin e vizave për Kosovën pasi të jetë në agjendë”, ka thënë van de Bloemen.

I pyetur se cili do të jetë qëndrimi i Holandës nëse kjo çështje do të vendoset në agjendën e Këshillit të Evropës, van de Bloemen ka thënë se vlerësimi do të bëhet në momentin që çështja do të jetë në agjendën e Këshillit dhe se do të varet nga progresi i bërë nga Kosova në reformat për sundimin e Ligjit.

“Vlerësimi do të bëhet në momentin që liberalizimi i vizave është në agjendën e Këshillit dhe do të varet nga progresi i bërë nga Kosova në reformat e saj ambicioze për sundimin e ligjit, të cilat ne i mbështesim plotësisht. Ne kemi një interes të veçantë në dy fusha të përmendura më parë, lufta kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar”, ka theksuar van de Bloemen.

Në fund, zyrtari holandez ka thënë se shteti i tij do të vazhdojë ta përkrah Qeverinë e Kosovës dhe institucionet gjyqësore, organizatat e shoqërisë civile përmes projekteve, këshillave dhe ekspertizës në arritjen e rezultateve në reformat e nevojshme të sundimit të ligjit.

Ditë më parë përmes një shkrimit të përbashkët, eurodeputeti Thijs Reuten dhe aktivisti i Stefan van Dijk kanë bërë thirrje që Holanda të heq bllokadën për liberalizimin e vizave për kosovarët, duke e cilësuar atë si të “pakuptimtë”.

Reuten dhe van Dijk teksa i janë referuar veprimeve të Serbisë, kanë theksuar se në këtë kohë kur disa vende po shfaqin tendenca autokratike, atëherë duhet dhënë mbështetje një vendi demokratik dhe të orientuar drejt BE-së si Kosova. Të dy kanë theksuar se është koha që Holanda të heq bllokadën ndaj kosovarëve për çështjen

“S’është e nevojshme që të shpjegojmë se sa e padëshirueshme është që vendet e Ballkanit Perëndimor të shikojnë drejt Rusisë dhe Kinës, në vend të Bashkimit Evropian. Në një kohë kur disa vende evropiane po shfaqin tendenca autokratike, ne duhet të mbështesim një vend demokratik, të orientuar drejt BE-së si Kosova. Është koha për të lënë mënjanë ndjenjat e brendshme dhe për t’u dhënë kosovarëve sinjalin e duhur. Është koha që Holanda të heqë bllokadën e pakuptimtë kundër udhëtimit pa viza”, kanë thënë në shkrimin e përbashkët.

Përveç Holandës, Franca është shteti tjetër i BE-së që është skeptik për liberalizimin e vizave. Shpresat se Franca do të ndryshojë qëndrim janë rritur pas rizgjedhjes së Emmanuel Macron në krye të Pallatit të Elizesë edhe për një mandat. Qëndrimi i deritashëm i Francës është se Kosova duhet të punojë ende në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit./Express/

Etiketa: LiberalizimiViza

Lajme të lidhura

“Jo në emrin tim”/ Diaspora shqiptare në SHBA proteston para OKB-së në New York: Lironi heronjtë tanë!
Aktualitet

“Jo në emrin tim”/ Diaspora shqiptare në SHBA proteston para OKB-së në New York: Lironi heronjtë tanë!

21:41 - 23/09/26
Kaja Kallas takon Kurtin dhe Vuçiçin në New York, kërkon përparim në dialogun Kosovë-Serbi
Kosovë & Rajon

Kaja Kallas takon Kurtin dhe Vuçiçin në New York, kërkon përparim në dialogun Kosovë-Serbi

15:11 - 23/09/26
Nis beteja në Apel për katër ish-krerët e UÇK-së
Aktualitet

Nis beteja në Apel për katër ish-krerët e UÇK-së

17:47 - 22/09/26
Para
“Dua të bëhem…”, ja deklarata e fortë e Bleona Qeretit

“Dua të bëhem...”, ja deklarata e fortë e Bleona Qeretit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vlora Hyseni u shkarkua dhe arrestua, Rama komandon drejtuesin e ri të Shërbimit Informativ të Shtetit
Aktualitet

U vendos “arrest shtëpie” për ish-kreun e SHISH, Vlora Hyseni paraqitet sot në Gjykatën e Posaçme

08:54 - 24/09/26

Ish drejtuesja e Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), Vlora Hyseni do të paraqitet mesditën e kësaj të enjteje për t’u marrë...

Lexo më shumë
Ndaloi disa media të hynin në Shtëpinë e Bardhë, Gjykata hedh poshtë urdhërin e Trump

Ndaloi disa media të hynin në Shtëpinë e Bardhë, Gjykata hedh poshtë urdhërin e Trump

08:49 - 24/09/26
“Garancia” e Ramës për kreun e SHISH dhe shmangia nga përgjegjësia politike për Hysenin: Secili përgjigjet për vete

“Garancia” e Ramës për kreun e SHISH dhe shmangia nga përgjegjësia politike për Hysenin: Secili përgjigjet për vete

08:28 - 24/09/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 24 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:12 - 24/09/26
Dita e 98-të e protestës, qytetarët mbushin sheshet dhe rrugët deri në  largimin e qeverisë: Ta rrethojmë  kryeministrinë

117 ditë qëndresë! Protestë para Kuvendit dhe pasdite përballë Kryeministrisë: Të shporrim këtë bandë kriminale

07:51 - 24/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com