GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Donfried pas takimit me Kurtin dhe Osmanin: S’shprehën asnjë kusht për dialogun me Serbinë

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Donfried pas takimit me Kurtin dhe Osmanin: S’shprehën asnjë kusht për dialogun me Serbinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndihmës-Sekretarja Amerikane e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike Karen Donfried, në një intervistë për T7 ka thënë se në takimin që zhvilloi me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, ata nuk shprehën asnjë kusht për dialogun me Serbinë. Donfried tha se Kurti e Osmani u shprehën të gatshëm për t’u angazhuar me seriozitet në dialog, duke mos kërkuar asnjë kusht.

“Kuptimi i qartë që e kam nga ajo që të dytë, presidentja dhe kryeministri, më thanë është se ka gatishmëri për tu angazhuar me seriozitet dhe kreativitet në dialog dhe nuk pati asnjë kusht që u shpreh për këtë”, tha Donfried.

Ajo shtoi se nuk ka njohuri për afate kohore specifike sa i përket dialogut, por se tha nëse ka vullnet nga të gjitha anët, do të ketë lëvizje pozitive.

“Së pari, jam shumë e lumtur që jam në Kosovë dhe faleminderit që gjetët kohë për këtë intervistë. Dje pata mundësinë që të flas me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti dhe mendoj se ata e ndajnë ndjenjën tonë sa e rëndësishme është që dialogu i lehtësuar nga BE-ja të ecë përpara. Sipas pikëpamjes sime, është e qartë se e ardhmja e Kosovës është si anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s. E jetike për të ecur drejt atyre qëllimeve është një marrëveshje gjithëpërfshirëse që synon normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë e përqendruar në njohjen e ndërsjellë. Ne e shohim këtë dialog të lehtësuar nga BE-ja si pjesë kyçe të saj dhe për këtë arsye jemi kaq të etur që të shohim përparim. Nuk i di afatet kohore specifike, por mendoj se do të shohim lëvizje pozitive nëse ka vullnet nga të gjitha anët”, tha Donfried.
Etiketa: Karen Donfried

Lajme të lidhura

Albin Kurti: Të konstituohet Kuvendi dhe të shmangen zgjedhjet e reja!
Aktualitet

Albin Kurti: Të konstituohet Kuvendi dhe të shmangen zgjedhjet e reja!

16:49 - 09/09/26
Kosova vendosi për ndalimin e dinarit serb, Vuçiç takim me ministrat
Kosovë & Rajon

Vuçiç shpërndan Parlamentin, Serbia shkon në zgjedhje të parakohshme më 25 Tetor

15:29 - 09/09/26
Pas më shumë se një muaji pritje, sot zhvillohet seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Kosovë & Rajon

Pas më shumë se një muaji pritje, sot zhvillohet seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

09:54 - 09/09/26
Para
Noizy bie në prangat e Policisë së Kosovës, arsyeja

Noizy në kërkim të një vajze/ Ja kushti që duhet të plotësoni për t’ju propozuar (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha nga Amerika: Koha e narkoshtetit po merr fund, Shqipëria dhe SHBA do të triumfojnë së bashku
Aktualitet

Berisha nga Amerika: Koha e narkoshtetit po merr fund, Shqipëria dhe SHBA do të triumfojnë së bashku

08:04 - 10/09/26

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përcjellë nga SHBA një mesazh, duke deklaruar se koha e ‘narkoshtetit’ po shkon...

Lexo më shumë
103 ditë protestë/ Qytetarët nuk tërhiqen nga kërkesa për dorëheqjen e Ramës: Të bllokojmë të gjithë institucionet

103 ditë protestë/ Qytetarët nuk tërhiqen nga kërkesa për dorëheqjen e Ramës: Të bllokojmë të gjithë institucionet

07:50 - 10/09/26
Kapen 100 kilogramë kokainë në aeroportin e Athinës, arrestohen katër shqiptarë

Kapen 100 kilogramë kokainë në aeroportin e Athinës, arrestohen katër shqiptarë

07:39 - 10/09/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Shtator 2026

07:34 - 10/09/26
Moti sot i kthjellët, por në mesditë priten ndryshime të lehta

Parashikimi i motit për sot, 10 Shtator 2026

07:31 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com