GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Gjithçka në banditizmin shqiptar po shkon drejt fundit

në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Ngjela: Basha përkrahet nga SHBA, Rama dhe Berisha të frikësuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Spartak Ngjela

Amerikën, po presim, që ajo t’i japë një goditje ndëshkuese të gjithë korrupsionit të lartë shtetëror shqiptar që tani është hedhur i gjithi drejt Moskës e Beogradit. Dhe kjo goditje antikorrupsion në Shqipëri, kuptohet që është edhe interesi amerikan drejt Shqipërisë, por dhe për të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Na duhet të theksojmë se tani është i gatshëm i gjithë legjislacioni antikorrupsion në Shqipëri, kurse të korruptuarit janë hedhur në sulm kundër Amerikës.  I udhëheq Saliu. Domethënë Sulltan Murati i Dytë, dhe bëjnë sikur e kanë mllefin e tyre jo me politikën amerikane, por me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Se ka frikë Saliu të përmendë Amerikën, kuptohet.

Qeshni shqiptarë se këta janë të gjithë të shitur që paguhen nga Beogradi dhe Moska. Po tani duhet të jenë drejt fundit të tyre, dhe janë hedhur në sulm, sepse e kanë kuptuar këtë fund të tyren. Kurse, ne shqiptarët, kemi një thënie të bukur që shprehet: kur qenit i vjen ngordhja, ai shkon e urinon në derë të bashkisë.

Ja, kjo është edhe arsyeja e kësaj kohe me histeri antiamerikane që po shpreh korrupsioni i lartë shtetëror në Tiranë. Dhe unë mendoj se, në këtë pastrim, nuk do të kursehen as pseudoanalistët beogradas e moskovitë shqiptarë që po shurdhojnë shqiptarët nëpër televizione me antishqiptarizmin e tyre

“Pse i thërrasin këta antishqiptarë nëpër media”, më pyeti me të drejtë dikush?

Të gjithë paguhen kundër Shqipërisë, i thashë unë.

Por, të gjithë do të rreshtin kur ta shohin korrupsionin antishqiptar prapa hekurave, dhe për këtë jam i sigurt.  Por kur? Më pyetën dje kur lexuan një shkrimin tim, se të gjithë shqiptarët janë të paduruar, se ata po i lëndon së tepërmi ligësia e korrupsionit të lartë shtetëror.

Kur të absorbohet Saliu e kompani, do të fillojë vrullshëm pastrimi i të korruptuarëve shqiptarë me ligësi antikombëtare, që janë po njëlloj si otomanët e dikurshëm – ja kjo është përgjigjja ime.

Mendoj se kjo ndihmë me forcën amerikane, për shqiptarët, do të jetë akti i fundit ku Shqipëria dhe shqiptarët do të dalin më në fund nga otomanizmi mbi pesëqindvjeçar që i ka pushtuar.

Të shohim, por duke pyetur:

Pse po vjen në Tiranë Ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried dhe zv. Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA, Gabriel Escobar? Pse pikërisht në këtë kohë?

 

Etiketa: banditizemfundkryesore2ShqiptarSpartak Ngjela

Lajme të lidhura

Dy Edi Ramat në New York dhe raporti i sikletshëm me të tashmen e të shkuarën
OP-ED

Dy Edi Ramat në New York dhe raporti i sikletshëm me të tashmen e të shkuarën

09:57 - 29/09/26
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Sikur piktori ta ndihmonte Kosovën aq sa Beogradin, shqiptarët do të ishin sot më të fortë

07:48 - 18/09/26
“BESA”, “Prania Besnike”, “Pasqyrë Albania”, “Radar”, por kush na i zgjidh hallet?
Breaking Views

“BESA”, “Prania Besnike”, “Pasqyrë Albania”, “Radar”, por kush na i zgjidh hallet?

22:09 - 05/09/26
Para
Zgjedhjet e 6 Marsit, zbulohen disa kandidatë të PS-së (emrat)

PS mbledh kryesinë, pritet të diskutohet Presidenti i ri dhe zgjedhjet në parti

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zgjedhjet lokale, PD kërkon rikthimin e balotazhit dhe lista të hapura
Aktualitet

Zgjedhjet lokale, PD kërkon rikthimin e balotazhit dhe lista të hapura

16:42 - 04/10/26

Demokratët kërkojnë rikthimin e balotazhit për zgjedhjen e kryetarëve të Bashkive. Një model i tillë parashikon që kryebashkiaku të zgjidhet...

Lexo më shumë
E rëndë në Greqi, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident

E rëndë në Greqi, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident

16:26 - 04/10/26
Shqipëri-San Marino / Kombëtarja përgatitet për ndeshjen e 6 tetorit, ka ndryshime në listë

Shqipëri-San Marino / Kombëtarja përgatitet për ndeshjen e 6 tetorit, ka ndryshime në listë

15:30 - 04/10/26
Armë dhe municion luftarak në makinë, pranga 38-vjeçarit në Tiranë

Armë dhe municion luftarak në makinë, pranga 38-vjeçarit në Tiranë

14:42 - 04/10/26
Gjyqi për Ajola Xoxën, caktohet data e seancës për shqyrtimin e ankimit

Gjyqi për Ajola Xoxën, caktohet data e seancës për shqyrtimin e ankimit

14:01 - 04/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com