GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

Degradimi i Vilës së Zogut/ Studiuesit, thirrje shtetit ta kthejë në monument kulture

në Art & Kulturë
Kohë leximi: 2 min
A A
Degradimi i Vilës së Zogut/ Studiuesit, thirrje shtetit ta kthejë në monument kulture
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në pikën më të lartë të qytetit të Durrësit, në majën e kodrës mbi Kala, qëndron prej gati 90 vjetësh një godinë e madhe që durrsakët i thonë Vila e Zogut. Historia e vilës mbretërore nis në vitin e largët 1925, por sipas studiuesit Dorian Hatibi origjina e saj mbetet mister. “Ka një origjinë pak a shumë misterioze, sepse kemi shumë pak dokumente që na dëshmojnë origjinën e vilës”, thotë studiuesi Dorian Hatibi.

Godina ka qenë dikur vila rezidenciale që ka pritur figura të rëndësishme botërore. “Vila nuk do të përdorej për shumë kohë nga mbreti Zog, pasi qyteti i Durrësit do të pushtohej nga italianët dhe gjatë kohës së luftës së dytë botërore Vila përdoret nga oficerët e lartë gjermanë si rezidencë. Është shumë interesante të kujtojmë se në këtë vilë ka qëndruar gjatë vizitës së tij në Shqipëri Nikita Hrushov, princi i Kamboxhias bashkë me princeshën e tij dhe në vitin 1993 ish-presidenti i SHBA-ve, Jimmy Carter”, tregon studiuesi.

Pas kësaj epoke të lavdishme, viti 97’ ishte koha kur vila nisi të degradohej. Sot ajo qëndron e kyçur. “Unë mendoj që këtu duhet të bëhet aktor i fuqishëm bashkia, në rastin më të mirë, ose pushteti qendror, sepse sado që të investohet privati, çfarëdolloj privati qoftë, qoftë bankë apo individ, në çdo rast do ta kenë të vështirë që t’i japin atë sharm që vila ka pasur”, thotë arkitekti Indrit Hamiti.

Ai apelon që kjo godinë të përfshihet në programet për rikuperimin e trashëgimisë kulturore në Durrës. “Tërmeti shërbeu në njëfarë mënyre edhe si një incentivues për lobimin dhe sjelljen e fondeve për rikuperimin e trashëgimisë kulturore në Durrës. Në këtë sens do të bëja apel që Vila e Zogut të bëhej pjesë e këtyre programeve”, shprehet studiuesi Hamiti./Euronews/

Etiketa: Durrëshistori. degradimkulturestudueste kthehet ne monument kultureVila e Zogut

Lajme të lidhura

Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika
Aktualitet

Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

14:49 - 01/06/26
Ermonela Jaho vlerësohet nga Franca me titullin “Kalorës i Arteve dhe Letrave”, sopranoja: Një emocion i madh
Aktualitet

Ermonela Jaho vlerësohet nga Franca me titullin “Kalorës i Arteve dhe Letrave”, sopranoja: Një emocion i madh

12:20 - 25/05/26
“Artemis II” kthehet në Tokë pas misionit historik përreth Hënës, 4 astronautët ulen me parashutë në oqean
Bota

“Artemis II” kthehet në Tokë pas misionit historik përreth Hënës, 4 astronautët ulen me parashutë në oqean

08:21 - 11/04/26
Para
Operacion i detajuar për sigurinë e finales të UECL, Mandro: Jemi në fazën finale të trajnimeve

Operacion i detajuar për sigurinë e finales të UECL, Mandro: Jemi në fazën finale të trajnimeve

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Flasim edhe greqisht, nuk jemi më pak shqiptarë”/ U dhunua gjatë protestës në Zvërnec, flet qytetari: Ndërhyri Policia e Shtetit…
Aktualitet

“Flasim edhe greqisht, nuk jemi më pak shqiptarë”/ U dhunua gjatë protestës në Zvërnec, flet qytetari: Ndërhyri Policia e Shtetit…

20:43 - 01/06/26

Ka reaguar për herë të parë Eduard Subashi që u dhunua nga rojet private gjatë protestës në Zvërnec. Me anë...

Lexo më shumë
“Shqipëria nuk është në shitje”! Mijëra vetë para Kryeministrisë, thërrasin: “Dorëheqje”!

“Shqipëria nuk është në shitje”! Mijëra vetë para Kryeministrisë, thërrasin: “Dorëheqje”!

20:27 - 01/06/26
Sollën 650 bangladeshas, GJKKO dënon me 104 vite burg 19 anëtarë të rrjetit me bazë në Dubai

Sollën 650 bangladeshas, GJKKO dënon me 104 vite burg 19 anëtarë të rrjetit me bazë në Dubai

20:15 - 01/06/26
Arben Fetai jep dorëheqje nga posti i zv. kryeministrit të Maqedonisë së Veriut

Arben Fetai jep dorëheqje nga posti i zv. kryeministrit të Maqedonisë së Veriut

20:03 - 01/06/26
Vangjel Dule: Protestuesit në Zvërnec u dhunuan me urdhër të Edi Ramës

Vangjel Dule: Protestuesit në Zvërnec u dhunuan me urdhër të Edi Ramës

19:54 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabetcasibombetgaranti girişJojobet